Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Shembulli

| E enjte, 01.07.2010, 07:38 PM |


SHEMBULLI

 

Nga Luan Çipi

 

Ti , që prindërit i lë keq

Dhe vet ri e  rron në kamje

Mos harro, se koha ndreq,

Përsëritet rrotullame.

 

Shpejt, dhe ti do bëhesh plak

Po model e shembull kot

Ndofta, i sëmurë me plagë

Bijtë larguar, nëpër botë.

 

Me kokë do ti biesh murit

Do pendohet, zemër guri,

Në kujtim pjata e drurit,

Trashëgim burri nga burri.

 

Vlorë, 29 qershor 2010