Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Keze (Kozeta) Zylo: Ambasada shqiptare ne Washington D.C. dha nje pritje ceremoniale per Diten e Flamurit

| E shtune, 01.12.2007, 07:41 PM |


Nga Keze (Kozeta) Zylo

Ambasadori i Republikes se Shqiperise, Z.Aleksander Sallabanda dhe trupi diplomatik shqiptar ne Washington dha nje pritje madheshtore per Diten e Flamurit dhe 95 vjetorin e Pavaresise.

Kozeta Zylo me z.Tom Ridge, ish sekretari i pare per Homeland security per shtetin amerikan dhe keshilltar i kryeministrit Berisha

Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Washington D.C., shkelqesia e tij Z.Aleksander Sallabanda dha nje pritje ceremoniale per te gjithe Diasporen shqiptare dhe trupin diplomatik te akredituar ne kryeqytetin e Amerikes ne Washington, ne Diten e Flamurit dhe ne 95-vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kombit tone.
Bashkatdhetaret tane ardhur nga shume shtete te Amerikes pershendetnin dhe uronin Ambasadorin e Shqiperise ne Washington Z.Sallabanda se bashku me bashkeshorten e tij nje grua fisnike, Znj.Sashenka Sallabanda te cilet ju uronin mireseardhjen bashkekombasve te tyre.
Ceremonia perkujtimore u mbajt ne hotelin me pese yje: “Willard Inter-Continental Hotel”, ne Washington.
Fjala e Ambasadorit te Shqiperise ne Washington, nje intelektual dhe politikan me dinjitet, fal kultures dhe mencurise se tij qe e karakterizon, u degjua me vemendje nga te pranishmit dhe u nderpre disa here nga  duartrokitjet e tyre, vecanerisht kur shkelqesia e tij permendi luften titanike te popullit shqiptar kunder Pushtimit turk dhe njekohesisht luften e Kosoves per Pavaresine e saj dhe qe e presim ate sa me shpejte.
Z.Ambasador falenderoi te gjithe te pranishmit ne emrin e tij personal dhe te shtetit shqiptar dhe ju uroi atyre: Gezuar Diten e Flamurit dhe 95-vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.
Ai falenderoi njekohesisht trupin e huaj diplomatik te akredituar ne Washington DC dhe qeverine amerkiane me  popullin e saj, si dhe Presidentin George W. Bush qe i kane dhene Shqiperise nje perkrahje dhe mbeshtetje te madhe, vecanerisht Kosoves ne luften dhe perpjekjet e saj per ta shpetuar ate nga kthetrat e makines serbe me ish kriminelin Sllobodan Milloshevic.
Ne fjalen e tij ceremoniale u fol per luften shume shekullore dhe sakrificat e popullit tone deri ne kurorezimin e saj me Pavaresine, me 28 Nentor 1912-te si dhe cdo te thote kur nje popull lufton dhe fiton me ne fund Pavaresine e shumekerkuar.
Ne emer te qeverise shqiptare pershendeti Zv.kryeministri shqiptar, Z.Gazmend Oketa dhe ju uroi te gjithe pjesemarresve: “Gezuar Diten e Flamurit dhe 95 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise”!

Kozeta Zylo me ish ambasadorin Rajerson
Ai uroi qe te jemi me te bashkuar se kurre dhe se shpejti me Pavaresine e Kosoves.  Zevendes Kryeministri shqiptar i Qeverise Berisha, foli dhe per reformat e guximshme qe ka ndermarr Qeveria per ta cuar vendin drejt integrimit euro-atlantik.
Ndersa per Kosoven, ku gjithe shqiptaret dhe Diaspora ne bote i kane syte tek Pavaresia e saj, jam i sigurte tha ai se Kosova e pavarur do te sjelle nje stabilitet te dukshem ne rajon dhe me gjere.
Zv.Kryeministri shqiptar Z.Oketa i pershendeti te pranishmit me nje kulture dhe qetesi te dukshme ne fjalimin e tij, mbajtur para trupit diplomatik dhe Diaspores shqiptare.
Me vone fjala e pershendetjes iu dha dhe Z.Kurt Volker ardhur nga Departamenti i shtetit amerikan per Europen dhe Euroazine,  i cili i pershendeti te pranishmit per Diten e Flamurit dhe vleresoi perpjekjet e popullit dhe te Qeverise shqiptare ne reformat e ndryshme.  Ai foli me nje konsiderate te larte per vlerat dhe virtytet e popullit shqiptar, per ato vlera kulturore qe jane pjese e Kombit tone.

Ne kete ceremoni moren pjese trupi diplomatik i huaj dhe personalitete boterore

Zv/kryeministri shqiptar Z.Gazmend Oketa dhe cifti Zylo
Moren pjese te gjithe ambasadoret e Rajonit, Ambasadori i Turqise, i Italise, Rusise, Kanadase, Kines...
Nderoi me pjesemarrjen e tij, Z.Tom Ridge sekretari i pare i Homeland Security te shtetit amerikan, ish Guvernator i shtetit te Pensilvanise per 6 vjet rresht dhe se fundi keshilltar i Kryeministrit Berisha prane qeverise shqiptare.
Me shume emocion u prit nga te pranishmit dhe ardhja e oficereve te njesise ushtarake dhe te gjithe komandes se Gardes se New Xhersit, veshur me uniformen dhe gradat e larta, te cilet na nderuan me pjesemarrjen e tyre.
Ishin gjithashtu dhe perfaqesues te larte nga Banka Boterore dhe drejtori i Departamentit te shtetit Amerikan per ceshtjet e Europes, Z.Krist Hoh.
Ish ambasadoret Z.Rajerson, Znj.Mariza Lino dhe Z.James Jeffrey, si dhe zevendes Ambasadori i tanishem prane ambasades amerikane ne Shqiperi, Z.Stiven Kristen i dhane nje hijeshi dhe kuptim me te madh kesaj ceremonie.
Ndodhej dhe Drejtori per ceshtjet e Europes Juglindore, Z.Beturam Brown dhe Menaxheri i Qendres Kombetare per femijet e humbur, Z.Justin R.Franklin.
Aktori dhe regisori Hollivudian me origjine nga Dragoti i Tepelenes, Z.Sten Dragoti ishte gjithashtu pjesemarres ne kete ceremoni, ftuar nga Ambasadori Shqiptar, shkelqesia e tij Z.Sallabanda.

Bashkebisedime dhe takime te paharruara midis miqsh ne kete ceremoni

Pasi u mbaruan fjalimet ceremoniale ne kete Dite te shenjte te Kombit tone, njerezit pershendeten me njeri-tjetrin, trokasin gotat e shampanjes dhe te gezuar urojne per 95-vjetorin e Pavaresise.
Nderkohe degjoj biseden e ish ambasadorit amerikan ne Shqiperi pas permbysjes se diktatures, Z.Rajerson, me ish shefin e teknikes per transportin ne Korpesin e Paqes, prane Ambasades Amerikane, inxh.Qemal Zylo, qe po kujtonin me nostalgji luften dhe perpjekjet e popullit shqiptar per te permbysur Diktaturen ne ate kohe.  Z.Zylo i shprehte gjithashtu dhe mirenjohjen e shume ish ushtarakeve shqiptare ne ate kohe, qe moren pjese energjikisht ne proceset demokratike, por qe paten dhe pasoja jo te pakta ne pushime nga puna ose ulje ne detyra.  Qeshte dhe bisedonte me thjeshtesi, ish dipllomati amerikan, kur ne i kujtonim midis te tjerash veshjen e tij me rrobat e punes neper rruget e Bulevardit te Tiranes se bashku me nje grup nxenesish, te cilet lyenin pemet e pishave me te bardhe...
Prakticiteti ne fakt eshte pjese e kultures amerikane, ata nuk vuajne nga komplekset e titujve, posteve, pra e thene shkurt me ta mund te bisedosh lirshem, te flasesh qetesisht dhe te besh dicka per vendin tend.

Kozeta Zylo me Ambasadorin, z. Aleksander Sallabanda
Po keshtu u takuan pas 10-vjetesh dhe me Znj.Luljeta dhe Gazmir Tole , kolege ne  Korpesin e Paqes, ku kujtuan me nostalgji punen me amerikanet, perpjekjet e tyre dhe mbeshtetjen per nje integrim te Shqiperise ne NATO dhe me gjere.
Takimi me nje nga personalitet e rendesishme te shtetit Amerikan, Z.Tom Ridge do te ngelet i paharruar per mua dhe te gjithe ne ate dite.  Ish sekretari i pare i Homeland Security te shtetit amerikan pasi me uron per kete dite te shenjte tonen dhe komplimenton per shallin tim simbol te flamurit varur ne qafe, thote se Shqiperia ka akoma shume pune per te bere, vecanerisht ne luften kunder korrupsionit. Me tej biseda vazhdon natyrshem me Z.Ridge dhe e pyes ne piken me te dobet te shqiptareve dhe gjithe Diaspores ne bote per Pavaresine e Kosoves, ai shprehet se shteti Amerikan po punon me te gjitha qarqet diplomatike ne bote dhe shpresoj shume ne Pavaresine e saj.
Atehere ndahem me te, duke i thene: Mire u takofshim ne Diten e Madhe te Kosoves!
Pas takimit me Z.Tom Ridge papritur na afrohet nje djal i ri, por me nje post shume te rendesishem per qendren Kombetare te femijeve te humbur, Z.Franklin dhe pasi na uron per festen na thote se a e dini qe ne kete hotel ka qene dhe Presidenti Amerikan Abraham Linkoln?
Ai vazhdon me tej se ne kete hotel qe quhet ndryshe dhe kurora e arte e rruges Pennsylvania, ku vetem 2 blloqe e ndajne nga Shtepia e Bardhe, eshte strehuar Presidenti Amerikan nga nje kercenim qe i kishin bere per vrasje.  Pra pohon ai eshte nje hotel historik ku kane ndenjur per nje kohe personalitete te famshme ne bote. 
Ndersa bisedoja me kete djalosh amerikan, me vete mendoja se paskemi patur fatin dhe ne shqiptaret qe sot te festonim Diten tone te Shenjte ne kete Hotel historik.
Pershendetjet me trupin diplomatik shqiptar te akredituar ne Ambasade ne Washington ishin si midis miqsh te kahershem , ishin midis vellezerish te nje gjaku.
Keshtu Sekretari i pare i Ambasades Z.Arjan Spase se bashku me te shoqen e tij, nje grua bujare, Znj.Elda, te cilet i takuam me perpara se te gjithe, pasi nuk i linte meraku per te dale sa me dinjitoze ceremonia, sikur na e hoqen sadopak lodhjen qe sapo kishim ardhur nga New Yorku.  Atasheu ushtarak Kolonel Viktor Isaku, i ngarkuari politik i ambasades Z.Kreshnik Collaku do te me linin nje pershtypje te vecante, per mikpritjen, kulturen dhe menyren e komunikimit me bashkatdhetaret e vet ardhur nga te gjithe Diaspora shqiptare, per te marre pjese ne kete ceremoni madheshtore, organizuar nga Ambasada shqiptare ne Washington.
Ambasadori Z. Aleksander Sallabanda me znj. e tij Sashenka dhe Znj. Kozeta Zylo me bashkeshortin e saj Z. Qemal Zylo
E keshtu takimet, bisedat ne kete ceremoni do te sillnin dhe te papriturat e kendshme.
Nje nga keto, do te ishte takimi me ish emigrantet e viteve te hershme si me Z.Kristo dhe bashkeshorten e tij, pronare te websitit te mirenjohur Frosina.org, te cilet me nje perkushtim dhe patriotizem pasqyrojne ne keto faqe punen dhe dashurine per Kombin tone. 
Me respekt dhe mirenjohje dua te flas dhe per pjesemarresit ardhur nga larg, nga Micigami, ku dhe pse jam bashkepunetore ne revisten Kuvendi qe botohet atje, nen drejtimin e poetit Z.Pjeter Jaku, nuk kishim pasur rast asnjehere te takoheshim, por komunikonim me e-maila. Atdhetaret dhe patriotet,  Zoterinjte Alfons Grishaj, Arjan Gruda, Kolec Ndoja, Dr.Gjon Kelmendi, fotografi dhe dizenjuesi i njohur Paulin Palushi kishin ardhur posacerisht nga nje shtet  tjeter i larget i Amerikes, per te marr pjese ne perkujtimin e festes se Flamurit.
Perballe nesh dalin ata qe sapo kishin ngritur flamurin ne New York, miqte tane patriote, si Z.Rrape Ruci, president i Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, Z.Musa Pacuku, ne bordin drejtues te Institutit dhe Z.Sali Bollati, kryetar I shoqates “Cameria” per New Yorkun.  I urojme njeri-tjetrit: “Gezuar Diten e Flamurit” dhe ju lumte u themi per aktin tuaj patriotik ne kete dite nga me te shtrenjtat per popullin shqiptar, ngritjen e flamurit kuq e zi ne Manhattan.
Edhe takimi i papritur me kryetarin e shoqates “Bijte e shqipes” Z.Llazar Vero dhe Z. Petrit Pasholli ja shtonte dhe me shume kenaqesine dhe respektin reciprok me njeri-tjetrin, per punerat e mira patriotike ne dobi te Kombit.
Ndersa znj. Merita Bajraktari se bashku me bashkeshortin e saj Z.John McCormack takohet me ne, prezanton bashkeshortet tane me njeri-tjetrin, bisedojme per kenaqesine e kesaj dite dhe se fundi nuk harron dhe nje foto, kujtim i bukur nga kjo feste e madhe e Nentorit.
Edhe pronaret e TV te Micigamit kishin ardhur per te nderuar Diten e Pavaresise ketu ne Washington, ftuar nga Ambasada shqiptare ku shprehnin gezimin dhe kenaqesine e vecante qe na dha kjo feste ceremoniale ketu ne “Williard Inter-Continental Hotel” ne Washington.
E gjithe ceremonia u shoqerua nen tingujt e pjeseve te ndryshme muzikore te interpretuara nga muzikantet shqiptare ne Washington D.C. te ardhur enkas per kete dite.

Washington D.C.
28 Nentor, 2007