Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Bekim Fehmiut

| E marte, 29.06.2010, 07:50 PM |


Halit Bogaj

 

BEKIM FEHMIUT

 

Ëndrrat tua fluturonin

Dhe Kosovën përqafonin

Ishin thellë ato në ne

Tek të gjithë në këtë atdhe

Ty o burrë të adhuronim

Dhe shpeshherë të përkujtonim

Kishe hyrë në çdo shtëpi

Në Kosovë në Shqipëri

Ishe bërë madhështor

Me shkëlqim si meteor

Çdo shqiptar të adhuronte

Që të shihte dëshironte

Unë njëherë të takova

Dhe pa masë u gëzova

Folëm shumë për ty atë ditë

Nëpër botë kur bëje dritë

Folëm shumë dhe më tregove

Nëpër shtigjet që kalove

Ndonse ishe ti shqiptar

Ne na bëre shumë krenarë

Ti u rrite në këtë verë

Më I madh se kurdpherë

Ti  u bëre më I shtrenjtë

Më me vlerë e më I shenjtë

Këtë të gjithë e kemi pare

Në atë cast kur jemi ndarë

S’të kushtuam shumë rëndësi

Kur të kishim n’afërsi