| E marte, 29.06.2010, 08:44 PM |
Nehat Jahiu
Kur të bëhesh nuse…
Eh, Zanë, Zanë e bukur dua të them një fjalë
kush ti fali, oj mike ato rrudha, rrudha në ballë,
pse, oj mike po digjesh e po digjesh ti si flakë
më thuaj kush don ty dashurinë për ta marrë.
Hape derën mike se duhet të vijnë bilbilat
ti vrasim ujqit mike e ti përzëmë dimrat,
ti largojmë Zana këto kohëra, kohëra të liga
ti përzëmë nga livadhi këto të këqiat shtriga.
Të shtrihemi mike aty në tërfojë për toke
mos të na e marrin ujqit bukën prej sofre,
eh, mikja ime zemërkallur e zemërprush
nuk të don mikja ime Zana si Guri ty askush.
Eh, Zana kur i kujtoj tuat të dashurat kujtime
në prehërin tënd ato të ëmblat tuat ledhatime,
seç më ngritet shpirti pesh për ty, për ty Zana
nuk i ka harruar përqafimet as ajo hije tek thana.
Eh, mikja ime krushqit kanë përgatit një valle
Për ty Zana e për Gurin për këtë dasëm të madhe,
duan ta shohin Zanën kur të bëhet, të behet nuse
ta shohin livadhin të mbushur, mbushur me lule.
Do të dalim mike për ti pritur dasmorët tek dera
Do ju japim ujë të kroit e do i fusim, fusim brenda,
do ti fshijmë mike plagët te kroi me shami të kuqe
sëbashku me pranverën e përgjakur kur të bëhesh nuse.