| E hene, 28.06.2010, 09:34 PM |
Kushtuar intelektualit, luftëtarit, gjeneralit AGIM QELAJ
PER ATDHE NUK ME DHIMBESET JETA
Nga Ramiz DERMAKU
Nuk është lehtë të shkruaj
për Ty o Agim QELA,
se trupi më dridhet
më dhembë shpirti e zemra.
Me 6 dhjetor
të vitit 1961,
në familjen Qelaj
lindi një fëmijë.
Nga gëzimi e hareja
ushtojë fusha e
se Binak Qelës
sot i lindi djali.
Menjëherë pas lindjes
filluan bisedimet,
për emërimin e djalit
filluan propozimet.
Njëri nga anëtarët e familjes
propozoi emrin Agim,
të gjithë e përkrahën
këtë propozim.
Me kalimin e viteve
Agimi, rritej e vetëdisohej,
nga prindërit e shoqëria
shumë respektohej.
Kur Agimi, si fëmijë luante
me shokët e tij,
ashpër reagonte
në çdo padrejtësi.
Në shkollë Agimi
ishte shumë intelegjentë,
u ndihmonte shokëve
dhe ishte transparentë.
Posë detyrave e mësimit
merrej edhe me aktivitete të lira,
në garat sportive
klasa e tij ishte më e mira.
Në shkollën fillore
Agimi, shumë lexonte,
dhe pesëshet në ditarë
për çdo ditë i shtonte.
Kreu shkollën fillore
regjistrohet në shkollë teknike,
reagimet e tij ndaj padrejtësve
tani ishin bërë publike.
Kur ndonjëri nga profesorët
fliste ne dëm të çështjes kombëtare
reagimet e Agimit
ishin të ashpra dhe reale.
Shkoi në
në Akademinë Ushtarake
i kreu ato me suksesë
dhe shumë rezultate.
Nga Beogradi , Agimin
e transferuan në Zarë,
gjatë stërvitjeve ushtarake
çdo herë ishte i parë.
Në vitin 1984
pasë një pune sistematike
diplomoi në degën e Artilerisë -Raketore
me nota shembullore.
Në Kroaci kreu shumë detyra
ishte trimë e guximtarë,
në betejat e tij
çdo herë delte fitimtar.
Posa arriti
në Singen të Gjermanisë,
ju përveshë aksioneve
në rrugën drejtë Lirisë.
Nga Singeni, shkonte
në Shtutgart, Mynih e Berlin,
për unitetin e mërgatës
punonte pa hezitim.
Në protesta e demostrata
qdo kund në Gjermani,
ai bënte roje
nga ndonji befasi.
Në tubime, mbledhje e tryeza
nuk fliste shumë,
por nga mërgimtarët
kërkonte; unitet dhe punë.
Qeverinë e Kosovës
që vepronte në mërgim,
e njohu dhe e ndihmoi
me dëshirë e përkushtim.
Çdo herë e vëzhgonte gjendjen
largë .., nga mërgimi,
punonte, orgnizonte, ndihmonte,
dhe përgaditej për luftë
sikur ajo nesër të fillonte.
Në Singen të Gjermanisë
s’bashku me mërgimtarë,
formuan klubin KOSOVA,
për ta shuar atë mallë.
Në ULM të Gjermanisë
në lokalet e klubit shqipëtarë,
më tha; Ramiz, pakë jemi duke bërë,
për Atdheun e kombin shqiptarë.
Gjatë demostratave në Shtuttgart
Mynih , Bonn e Berlin..,
kudo në perendim
ai bënte roje pa hezitim.
Në diskutimet e tij
jo çdo herë të qeta,
çdo herë thonte:
për, Atdhe s‘më dhimbset jeta.
Ishte intelegjent
ishte atdhetar,
çështjen kombëtare
e kishte vënë në rend të parë.
S‘ndalej ditë asë natë
për Atdhe punonte,
me vëmendje të madhe
gjendjen në Kosovë e vëzhgonte.
Bisedën e fundit
ai më tha: Ramiz, o Ramiz..,
Mua po më thërret Atdheu
dhe dua me u nisë.
Kur gjeneral Agimi
e dha kushtrimin,
ushtarët pas tij
e dhanë betimin.
Të gjithë u betuan
para flamurit kombëtar,
se do ta mbrojnë atdheun
nga armiku barbarë.
O Agim Qelaj
pusho në qetësi,
aty e ke kolonel Zemën
që u vra në liri.
Agim o hero,
Agim o trim,
Agim o dëshmorë
jetën flijove me armë në dorë,
Në Shqipëri me dëshir e vullnet shkoi
për të përgatitur një ushtri,
që ta çlirojë Kosovën
nga armiqët shki.
Agim o strateg
Agim o gjeneral
mbrojte RAHOVECIN
me UÇK-ën në ballë.
Ishe hero i pa mposhtur
trim e guximtar,
në historinë kombëtare
mbete legjendë e gjallë.
Punuar me 24.06.2010
Weingarten – Gjermani.