| E diele, 27.06.2010, 09:57 PM |
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (IV)
Nga Bajram Qerimi
11284.DAJAKU I NDAN FJALËT fr. proverb.- frikësimi a kërcënimi me rrahje, me dhunë fizike e pengon grindjen, zënkën. (MGJ-FGJSH f.76).
*11285.DO DAJAK dikush fr.fol., meton.- kërkon, do vetë të rrihet dikush, do që të rrihet dikush, do sherr dikush. (FGJSSH f. 382, SMO-3/
11286.ËSHTË I MIRË PËR DAJAK dikush fr.fol.,meton.- kërkon të rrihet dikush. (PETZE-FSHFRR f. 49). S.shih sin: i hanë brirët dikujt
*11287. (E) HA (NJË) DAJAK dikush, HA DAJAK dikush, E HA DAJAKUN dikush fr. fol.,meton.-1. rrahet dikush. (FGJSH f. 230, 637, VK-II f. 110, FIA-FSHS f. 165, VK-FSHF f. 77).- Kurrkush këtë s’ mund t’ ia përmendte pas Ymerit, I cili hëngri një dajak. (MI-D f. 79).Sikur ta dinte se në vitin 1990 ne hamë banana dhe dajak. (NEKA te: ZR nr. 1382, 22 dhjetor
11288.(E) HA (NJË) DAJAK TË MI-RË (TË SHËNDOSHË) dikush fr.fol.,meton.-1.rrahet mirë, paq, shumë, keq dikush, zhdëpet, sqaqet, shembet, shkalet dikush, shpullohet mirë dikush. (VK-II f. 255, 266, 769) S.shih sin: (e) ha (një) dackë të mirë dikush.2. qortohet, kritikohet ashpër, rëndë dikush. (FGJSSH f. 637). S.shih sin: bëhet bërdoz dikush.3. mundet, humb keq (në një lojë, ndeshje, betejë etj.) dikush. (JTH-FFGJSH f. 241).S. shih sin :(e) ha një dru të mirë dikush
11289.I HEQ NJË DAJAK dikujt dikush fr.fol.,meton.-1. e rrah dikë dikush. S. shih sin: i heq një dackë dikujt dikush. 2. e qorton, e kritikon dikë dikush. (FGJSSH f. 668). S.shih sin: i heq një dackë dikujt dikush
*11290.E HEQ DAJAK dikë dikush fr., fol.,meton.- e rrah dikë dikush.-Na heq dajak kur s’ vjen ndonjëri. (FGJ-K f.174). S. shih sin: i heq një dackë dikujt dikush
11291.NUK IA HEQ DAJAKUN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah vazhdimisht, pareshtur dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk e kursen nga dajaku dikë dikush
11292.I HEQ NJË DAJAK TË MIRË dikujt dikush fr.fol.,met.-1. e rrah shumë dike dikush, e zhdëp, e shkal, e zbrun dike dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush..2. e qorton, e sulmon, e kritikon ashpër, rreptë, rëndë dikë dikush. (JTH-FFGJSH f. 181). S.shih sin: e bën bërdoz dikë dikush. 3. e mund, e mposht, e thyen keq dikë dikush.(JTH-FFGJSH f. 241). S. shih sin : e bën bërhaj dikë dikush
*11293.I HYN (NË) DAJAK dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah dikë dikush.- Guosi ishte bërë shkas për zbulimin e dallavereve që kishte bërë me të bardhët kryepunëtori i fisit Samba dhe ai i pari i kishte hyrë në dajak. (PARB-BZ f. 29). Zaptitë e mbretit i hyjnë dajak. (RR.R te : R , 20 .vi.
11294.JEP DAJAK dikush fr.fol., meton.- rrah dikush. (VK-II f. 110).
*11295.I JEP NJË DAJAK dikujt dikush,I JEP DAJAK dikujt dikush fr. fol.,meton.- 1. e rrah dikë dikush.. (HV f. 102).-Udhëtarit bëri konak, mashtruesit e hajnit jepi dajak. (KSY-SHZ f. 89). Ishte i gatshëm për t’ u dhënë dajak jo vetëm fëmijëve, por edhe çdokujt që do ta ngacmonte. (SHM-K f. 98). Do të më japë dajak gjyshi posi. (RK-RRZ f. 19). S.shih sin: i heq një dackë dikujt dikush. 2. e dënon dikë dikush.- Asnjë kanun në botë nuk të jep dajak, po nuk shkove në shkollë, kanuni i partisë, po. (ASHA-P f. 40). Zogu merrte paratë për vete. Juve ju jepte vetëm dajak. (KJ-F-II f. 70). 3.e qorton, e kritikon dikë dikush. (FGJSSH f. 284). S.shih sin: i heq një dackë dikujt dikush. 4. e mund, e mposht dikë dikush (në lojë, në ndeshje etj.). (FGJSH f. 71, FGJSSH f.737). S.shih sin: e ul në bisht dikë dikush
*11296.I JEP DAJAK E KËRBAÇ dikujt dikush fr.fol.meton.-e rrah dikë dikush.- Edhe kur na ofroi kulaç, Serbia na dha dajak e kërbaç. (KSY-SHZ f. 40). S.shih sin: i heq një dackë dikujt dikush
*11297.I JEP (NJË) DAJAK TË MIRË dikujt dikush fr.fol.,meton.- 1.e rrah shumë dikë dikush, e zhdëp, e shkal, e zbrun, e shqep, e shemb dikë dikush. (VK-FSHF- Para mëngjesit i dhashë edhe një dajak të mirë me qëllim të caktuar, t’ u thoshte atyre që e kishin dërguar se, po ta provonin edhe të tjerë , do ta pësonin më keq. (SUKRA-RRM f. 26). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush.2. e kritikon, e qorton ashpër, rreptë, rëndë dikë dikush. (VK-II f. 1153).-Pa t’ u mblodhë menjëherë e gjithë ndërmarrja e t’ i dhanë një dajak të mirë sa e bënë leckë fare. (ISH-SH f.35). S.shih sin: e bën bërdoz dikë dikush.3. e mund, e mposht, e thyen keq dikë dikushi.(JTH-FFGJSH f. 241). S. shih sin : e bën bërhaj dikë dikush
11298.I JEP NJË DAJAK SHKOZE dikujt dikush fr.fol.,meton.- 1. e rrah mirë, paq dikë dikush, e zhdëp, e shkal dikë dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush.2. e kritikon, e qorton ashpër,rreptë, rëndë dikë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 49). S.shih sin: e bën bërdoz dikë dikush
11299.E KËPUT NË DAJAK dikë dikush fr. fol.,meton.- e rrah shumë dikë dikush, e zhdëp, e shkal, e zbrun dikë dikush. (VDE-G f. 188, FGJSSH f. 2163). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
*11300.KËRCET DAJAKU fr.fol.,met-on.-1. (diku) shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku, rrahen keq diku. (FGJSH f. 615).- Sa më i madh që të jetë mustaku/aq më i trashë kërcet dajaku/ aq më tepër gurgullon gjaku. (GJF-GPT f. 59).Hajde, mbu-shuni, shporruni dhe mos u dukni më kurrë këtu, se do të kërcasë dajaku,- thirri Pavlloja. (TL-PD f.48).Po të kërcasë dajaku, kanë për të më larë fët dhe gjakun e rosave të egra. (JX-LV f. 279). S. kërcet druri (huri, kopaçja, llobuti, llosi) diku; kris (një) dru diku; luan dajaku (druri, kopaçja, llobuti, llosi) diku; valon (vlon) dajaku (druri, kopaçja, llobuti, llosi) diku..2. (mbi kurriz të dikujt) rrahet dikush.- Një muaj të tërë kërciste dita me ditën dajaku mbi kurriz të rajasë. (MK-AJ f. 263). S. shih sin: ha dackë (dacka) dikush
11300b.KËRKON DAJAK dikush fr. fol.,ftill.- kërkon të rrihet dikush. ( FGJSSH f. 284). S.shih sin: i hanë brirët dikujt
*11300a.NUK E KURSEN NGA DAJAKU dikë dikush fr.fol.,meton.- nuk e kursen së rrahuri dikë dikush, e rrah, e mundon vazhdimisht, pareshtur dikë dikush.-Atë nuk e kishte kursyer nga dajaku. (ARLDES te :GAZSHQ nr. 41/
11301.E LËMON DAJAKUN dikush fr.fol., iron.- kërkon të rrihet dikush. (HB-FPD f. 70). S.shih sin: i hanë brirët dikujt
11302.LUAN DAJAKU diku fr.fol.- shkaktohet, bëhet rrahje e madhe diku. (FGJSSH f. 1015).S.shih sin: kërcet dajaku diku
11303.LYP DAJAK QË FSHIN DRITHIN dikush fr.fol.,iron.- kërkon të rrihet dikush. (PETZE-FSHFRR f. 49). S.shih sin: i hanë brirët dikujt
*11304.E MBYT DAJAK dikë dikush fr.fol., meton.- e rrah shumë, pa masë, fort dikë dikush, e shkal, e zhdëp,e shqep dikë dikush.-Plak ka qenë, e kanë mbytur dajak!... s’ ka duruar ndofta? (MSH-D f. 174). S.shih sin: e bën adalet dikë dikush
11305.ME DAJAK fr.ndf.,meton.- me detyrim, me forcë, me dhunë, me shtrëngesë, me kërcënim, detyrimisht. (FGJSSH f. 1864). S. shih sin: me de
*11306.MERR DAJAK dikush, (E) MERR DAJAKUN dikush fr.fol., meton.- rrahet dikush.- Kush flet hapur merr dajakun. (VODE-THD f. 96). S.shih sin: ha dackë (dacka) dikush
*11307.NUK IA NDAN DAJAKUN dikujt dikush fr.fol.meton.- e rrah vazhdimisht, pareshtur dikë dikush.-Qysh se jam bërë për të punuar/ lum me gojë s’ ka bërë për mua/ kurrë dajakun s’ ma ka ndarë/ duke më rënë. (RH-P f. 94). S.shih sin: nuk e kursen nga dajaku dikë dikush
*11308.NËN DAJAK fr.ndf.,meton.- me detyrim.-Se janë shitës e tradhtarë! që na lënë të hamë bukë e gjak/ pranë barbarit nën dajak! (RSI-VZ f. 108). S.shih sin: me de
11309.E PRISH DAJAK dikë dikush fr.fol., meton.- e rrah shumë, pa masë, fort dikë dikush, e shkal, e zhdëp,e shqep dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën adalet dikë dikush
11310.E RRAS DAJAK dikë dikush fr.fol., meton.- e rrah shumë, pa masë, fort dikë dikush, e shkal, e zhdëp,e shqep dikë dikush. (HB-FPD f. 70). S.shih sin: e bën adalet dikë dikush
11311.RRI ME DAJAK NË KRAH dikush fr.fol.,iron.-do, kërkon, lyp sherr dikush, kërkon, lyp shkak për t’ u zënë, për t’ u grindur me të tjerë dikush, kërkon zënka,ngatërresa me të tjerë dikush, nuk i rrihet dikujt pa u zënë, pa u grindur, pa u rrahur me të tjerë, rri gati për t’ u grindur, për t’ u zënë a për t’ u rrahur me të tjerë dikush. (HB-FPD f. 70). S. shih sin: i hanë brirët dikujt
11312.E SHKOKËRDHON DAJAK dikë dikush fr.fol., meton.- e rrah shumë, pa masë, fort dikë dikush, e shkal, e zhdëp,e shqep dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën adalet dikë dikush
11313.NUK IA SHKOQ DAJAKUN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e rrah vazhdimisht, pareshtur dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk e kursen nga dajaku dikë dikush
*11314.SHTRIHET NË DAJAK dikush fr. fol.,fj.- rrahet shumë, pa masë dikush, zhdëpet, sqaqet, lënuret, kopaniset dikush.- Do shtrirë në dajak! Pasi ia bëre mendjen tym, dosëz e çapkënizuar, e le me thonjtë e bufit, kërratë e shëmtuar!Ti dhe askush tjetër ia ke ngrohur xhepin atij farë Sadik Sadikut, që t’ ia shkurtonte ymrin, kurse ti ashtu t’ ia grabitësh mallin dhe, të dredhësh bishtin me ashikët nëpër hotelet e Lublanës. (MI-SHT f. 294). S.shih sin: (e) ha një dackë të mirë dikush
*11315.SHTROHET NË DAJAK dikush fr. fol.,fj.- rrahet shumë, pa masë dikush, zhdëpet, sqaqet, lënuret, kopaniset dikush.- Mana, hequr kanë prej Turqisë/ për liri e namë të Shqipërisë/ dëbuar, plaçkitur e në dajak shtruar,/ kush me pushkë, kush me helm shuar,/ por mohuar Shqipërinë s’ e kanë:/ jetë e gjë ia bënë kurban. (GJF-LM f.515). S.shih sin: (e) ha një dackë të mirë dikush
*11316. E SHTRON NË DAJAK dikë dikush fr.fol.,meton.- e rrah shumë dikë dikush, e zhdëp, e shkal, e zbrun dikë dikush, e shqep, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (FGJSSH f. 284,1941, NABA-EY f.40).- Do të flisni apo doni t’ ju shtrojnë në dajak milicët? (REBE-E f. 43). Shtrojeni në dajak dhe, nga dajaku, xheç do dalë. (TL-PK f. 110). Ju lidh të gjithave e ju shtroj në dajak. (KJ-F-I f.114). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
11317.I (IA) VË DAJAKUN dikujt dikush fr.fol.,met.,meton.-1. e rrah dikë dikush. S.shih sin: i heq një dackë dikujt dikush.2. e dëbon, e përzë, e ndjek dikë nga një vend dikush me dhunë a me të keq. (FGJSSH f. 2153). S.shih sin: i vë cipalin dikujt dikush
11318.VLON DAJAKU diku fr.fol .,meton.- bëhet, shkaktohet rrahje e madhe diku. (FGJSSH f. 1015). S. shih sin: kërcet dajaku diku
DAJ/Ë-A
11319.DAJA DAJË KOSI ME PARE fr. proverb.iron.- interesi individual nuk duhet ngatërruar me përkatësi farefisnore, famijare. (RATHA-FUP f.15).
11320.NUK E HA DAJA ZEQË fr.fol., aluz.- nuk jam aq budalla sa të më mashtrosh, një herë më ke mashtruar se tani nuk mund të më mashtrosh, s’ mund të më mashtrosh më siç më ke mashtruar më parë. (HK f. 152). S. shih sin: nuk e ha bajgën për samun dikush
11321.E KA DAJËN HAXHI dikush fr.fol.,iron.- gëzon, ka përkrahje dikush, përkrahet dikush pa të drejtë, me anësi, me njohtësi sdikush. (HB-FPD f. 19). S. shih sin: e ka Allahun dajë dikush
11322.E KA DAJË KALIN dikush fr. fol.,id.- gëzon, ka përkrahje, mbështetje të fortë, të madhe dikush. (NMUS-SHPK f. 43). S. shih sin: e ka Allahun dajë dikush
11323.E KA DAJËN ME QEME dikush fr.fol.,id.- ka ,gëzon përkrahje të madhe, të sigurt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ka Allahun dajë dikush
11324.NUK E VET KUSH KAH (NGA) I KE DAJËT dikë fr.fol.,iron.- nuk e përfill, nuk e çmon kush fare dikë, nuk kujdeset, nuk interesohet kush fare për dikë. (HB-I f. 215, HB-FPD f. 70). S. shih sin: është bira e fundit (e mbramë) e fyellit (e kavallit) dikush
DAJK/Ë-A
11325.IA FUT NJË DAJKË dikujt dikush fr. fol., iron.- e thumbon, e ngacmon dikë dikush me fjalë therrëse, e fyen, e ofendon dikë dikush me fjalë therrëse, ia thotë një fjalë të rëndë dikujt dikush. (FGJSH f.71). S.shih sin: ia jep një bri dikujt dikush
DAJR/E-JA shm.-DAJRE-T
11326.BËN DAJRE dikush fr.fol., meton.- dëfrehet, zbavitet, argëtohet, bën qejf dikush. (FGJSSH f. 284). S.shih sin: bën aheng dikush; e çon dafrungë dikush
11327.DAJRJA BAM, ATA NË KALLDRËM! fr.fol.,iron.- ata janë njerëz të qejfit ,ata janë të dhënë shumë pas dëfrimeve. (BETA-SITA-TIR f. 230).
11328.KËRCEN SIPAS DAJRES së dikujt dikush fr.fol.,iron.- .bën, vepron dikush ashtu si do dikush tjetër a si i pëlqen dikujt, vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve, porosive të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt a siç e porosit dikush , shkon sipas dëshirave a porosive të dikujt dikush, ia plotëson dëshirat, tekat, kërkesat a qejfin dikush dikujt (JTH-FFGJSH f. 182). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
11329.I RRAHIN DAJRET PËR KATËR (SHTATË) PALË QEJFE dikujt fr.fol.,meton.- argëtohet për bukuri dikush. (PETZE-FSHFRR f. 49).S.shih sin : bën aheng dikush; e çon dafrungë dikush
11330.I (IA) VËNË DAJREN dikujt dikush fr.fol.,iron.- e tallin dikë me të thirrura e me britma, e vënë në lojë dhe e përzënë me zhurmë e me potere, me të shara e me të tallura dikë që ta marrin vesh të gjithë, e tallin para të gjithëve dikë .(JTH-FFGJSH f. 182). S.shih sin: i (ia) vënë berihanë dikujt
DAK/Ë-A
11331.DAKË E MUKËS fr.em.,iron.- gjë, histori e vjetër, e ditur, e njohur, e thënë e stër-thënë, e përsëritur vazhdimisht, e stërtepruar, e mërzitshme, banale, vulgare. (JNU-FPM f. 48) .S. shih sin: avaz i Mukës
11332.S’ ËSHTË AJO DAKË E PARË fr.fol.,ftill.- nuk është më ajo kohë. (FIA f. 165).
11333.MERR DAKËN dikush fr.fol. ,id.- e thotë, e përmend, e kërkon gjithnjë, çdoherë, përherë, vazhdimisht diçka dikush, nuk pushon së përmenduri, së kërkuari diçka dikush. (AXH-I f. 201). S.shih sin: i bie po atij avazi dikush
11334.I (IA) PUNON DAKËN dikujt dikush fr.fol.,id.- nuk lë gjë pa i bërë dikujt dikush, i bën gjithçka që ka në dorë a që mund t’ i bëjë dikujt dikush, nuk i lë gjë të keqe pa bërë dikujt dikush, ia bën, ia punon çdo gjë të keqe dikujt dikush, e mundon, e sfilit shumë, pa masë dikë dikush. (AXH I f. 201, FGJSH f. 71, FGJSSH f. 403, VK f. 331). S. ia bën gjëmën dikujt dikush; ia bën çka është një e zezë dikujt dikush; ia bën qindin dikujt dikush; i (ia) bën një mijë të zeza dikujt dikush; ia këndon fermanin dikujt dikush; ia kthen me myq e me presë dikujt dikush; ia lëron dinin dikujt dikush; ia luan fenë dikujt dikush; ia luan piten (turrën) e kokës (kresë) dikujt dikush; ia luan pragun (trangun, truallin) dikujt dikush;i (ia) merr shpirtin dikujt dikush; ia ndreq samarin dikujt dikush; i (ia) nxjerr dhëmbë e dhëmballë dikujt dikush; i (ia) punon qindin dikujt dikush; ia shemb lerën dikujt dikush
11335.ZË DAKËN dikush fr.fol.,id.- e thotë, e përmend, e kërkon gjithnjë, çdoherë, përherë, vazhdimisht diçka dikush, nuk pushon së përmenduri, së kërkuari diçka dikush. (AXH-I f. 201). S.shih sin: i bie po atij avazi dikush
DAKORD
*11336.BIE (NË) DAKORD me dikë dikush fr. fol.,fj.- pajtohet, merret vesh me dikë dikush, ka mirëkuptim, harmoni me dikë dikush. (RAHY f.19).- Ai ra dakord me mendimin e Gjokës. (DHIKA-A f. 250). Të gjithë shqiptarët bien dakord me Skiroin kur ai e konsideron Ismail Qemalin si një nga krijuesit e atdheut të lirë. (EKO-KE f.135). Nga ana tjetër opinioni i kohës nuk bie dakord me këngët në të cilat Esad Pasha Toptani me ton të vendosur, përpiqet të shfajësohet prej akuzave që populli i ngarkon. (EKO-KE f.135-6). Për të gjitha këto që përmendëm kemi rënë dakord me autorin. (MSG-TR f. 16). Ai ra dakord me ju në bisedime. (AK-Z f. 85). Të biem dakord në parim për këtë çështje e të mos lodhemi kot. (QBU-K f. 150). Filipi nuk mund të shmangej. Ai ra dakord me mendimin e Gjokës. (DHIKA-A f. 250). Kishim rënë dakord që në autobusat e parë të hipnin gratë,fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit. (HAMU-N f. 74). S. shih sin : bie në brazdë me dikë dikush (edhe moh.).
*11337.BIHET DAKORD për diçka fr.fol.,fj.- bëhet pajtimi, marrëveshja për diçka.- U ra dakord që nxënësit nga Gadimja e Poshtme prej sot të fillojnë mësimin. (S.Q. te : B, 7.10.
*11338.ËSHTË (NË) DAKORD me dikë dikush fr.fol.,fj.- pajtohet, merret vesh me dikë dikush.- Ne marrim në konsideratë vendimin e DNCG-së, pavarësisht se nuk jemi dakord me të. (p.a. te: KD, 31 maj
*11339.MBETET DAKORD me dikë dikush fr.fol.fj.-pajtohet, merret vesh me dikë dikush. (FGJSH f. 71).-Për të parën herë poetët, shkrimtarët, kritikëtë, mbeten dakord se kanë të bëjnë me një vjershë zemre. (MRA-FNM f. 78). S.shih sin : është (në ) dakord me dikë dikush
11340.I (E) RËNË DAKORD fr.mb.- i (e) miratuar.(RAHY f. 15).
*11341.RËNIE DAKORD fr.em.,fj.- pajtim ,marrëveshje.- Temë mjaft e vështirë gjatë mandatit të tij ka qenë rënia dakord me Bashkimin Evropian në mënyrë që të mos rrezikohet primati i NATO-s si garantues kryesor i sigurisë transatlantike. (APAL te: KD, 31 dhjetor 2003, 1, 2 e 3 janar
Ata dështuan në rënien dakord për kohën që duhej t’ i vihej në dispozicion Bagdadit për të larguar dyshimet për zotërimin e armëve të shkatërrimit në masë. (p.a. te: ERE, 19 shkurt
DAKULL
11342.BIE DAKULL dikush fr. fol.,id.- bie i vdekur përdhe, përtokë dikush, bie i vdekur e i shtrirë përdhe, përtokë dikush. (FGJSSH f. 285). S.shih sin: bie capërdak përtokë dikush
11343.E LË DAKULL dikë dikush fr. fol.,ftill.- e lë të vdekur përtokë dikë dikush, e lë të vdekur e të shtrirë në vend dikë dikush. (FGJSSH f. 285). S.shih sin: e lë balmuq dikë dikush
11344.MBETET DAKULL dikush fr. fol.,ftill.- mbetet i vdekur përdhe, përtokë dikush, mbetet i vdekur, i vrarë, i mbytur dikush e i shtrirë përtokë menjëherë, në vend dikush. (FGJSSH f. 285). S.shih sin: mbetet crangël dikush
DALALET
11345.BIE NË DALALET me dikë dikush fr.fol., id.- bie ngushtë, keq me dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bie në cuc me dikë dikush
11345a.ËSHTË NË DALALET dikush fr.fol.,ftill.- është në gjendje shumë të vështirë dikush, është shumë keq dikush, është shumë ngushtë dikush, është keq e tukeq dikush, është në nevojë të madhe dikush, është në gjendje kritike dikush, është si mos më keq dikush, nuk di nga t’ ia mbajë dikush, nuk di si të veprojë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është në angështi dikush
11346.E LË NË DALALET dikë dikush fr.fol., ftill.- e lë në ngushti, shtrëngesë të madhe dikë dikush, e lë shumë ngushtë dikë dikush, e lë në gjendje kritike dikë dikush, e lë pa kurrfarë ndihme, pa kurrfarë mbështetje dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e lë në pikë të adaletit dikë dikush
11347.MBETET NË DALALET dikush fr. fol., ftill.- mbetet në gjendje kritike dikush, mbetet në ngushti, në shtrëngesë të madhe dikush, mbetet shumë ngushtë dikush, mbetet pa kurrfarë ndihme, pa kurrfarë mbështetje dikush, mbetet në gjendje shumë të keqe dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush
11348.NË PIKË TË DALALETIT, NË DALALET fr.ndf.,id.-shumë ngushtë, në gjendje shumë të vështirë, kritike, pa rrugëdalje. (BQ-DSH). S. shih sin: në pikë të akullit
DAL/Ë-A
11349.DALA E GJËSË fr.em.,veter.- plasja. (FGJSSH f. 287, 616)
11350.(SA) PËR DALË E DUKË fr.ndf.,met. - sa për t’ u dukur, formalisht, sa për të shkuar radhën, jo me seriozitet, sa për shikim të të tjerëve, sa për ta treguar veten para të tjerëve. (TASE f. 34). S.shih sin: sa për t’ ia bërë adetin
DAL/Ë-A (E) shm. DALA –T (TË)
11351.TË DALTË E DALA! fr.fol., mallk. - u sëmurësh! (PETZE-FSHFRR f. 49). S. të dhënça ujë me lugë! të dhënçin ujë me cezë! të dhënshin ujë me lugë!
11351a.TË DALAT JASHTË fr.em.,fj.- mbeturinat e padobishme të ushqimit që nxjerr jashtë njeriu a kafsha, të pëgërat. (FGJSSH f. 288).
DALË
11352.DALË-DALË fr.ndf.,fj.- dalënga-dalë, me ngadalë, pa u shpejtuar, qetë-qetë. (FGJSSH f. 288). S.shih sin: ca nga ca
11353.KTHEHET DALË dikush fr. fol.,id.- kthehet prapa dikush, tërhiqet nga ka ardhur dikush. (AXH-XLV f. 141, FGJSH f.72). S.shih sin: nga vë ballin, vë thembrat dikush (edhe moh.)
11354.KTHEN DALË dikush fr.fol., ftill.- kthen prapa dikush, tërhiqet nga ka ardhur dikush. (BASHKIMI f. 78). S.shih sin: nga vë ballin, vë thembrat dikush
11355.IA KTHEN DALË dikujt dikush fr.fol., ftill.- 1.ia kthen përgjigjen aty për aty dikujt dikush, i përgjigjet menjëherë, aty për aty, fare shpejt dikujt dikush, i jep përgjigje të shpejtë dikujt dikush, ia jep përgjigjen në vend dikujt dikush. (FGJSSH f. 288). S. shih sin: i përgjigjet flakë për flakë dikujt dikush.2.i përgjigjet vrazhdë dikujt dikush. (EQSHI f. 213).
11356.S’ LË DALË dikush fr.fol.,id.- qëndron dikush, nuk dorëzohet, nuk shtrohet, nuk nënshtrohet , nuk përulet dikush. (BASHKIMI f. 78). S. shih sin: nuk bie në bark dikush
11357.S’ IA LË DALË dikujt dikush fr.fol.,id.- nuk mbetet prapa dikujt dikush, nuk ia kalon kush dikujt.- Për kah trimëria s’ ia lë dalë kujt. (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/1941 f. 335-6 , FGJSSH f. 288). S.s’ ia lë mangët dikujt dikush; nuk i lë shitë dikujt dikush
DALË
*11358.DALË KU TË DALË fr.ndf., iron.- le të bëhet si të dojë, (po e provoj fatin a po vendos të bëj diçka me shpresë se do të dalë mirë), sido që të ndodhë, sido që të jetë puna, (duhet provuar fati a bërë diçka me shpresë se do të bëhet mirë).-Kaq jam lodhur e këputur e lëmekur/sa që në mend e kam të heq dorë prej pune të këtij Muzeu/ dalë ku të dalë „lulëzimi i atdheut“. (GJF-GPT f. 50). Të këndojmë, dalë ku të dalë,/ ditë e madhe na ka ardhur. (KJ te : gr.aut.. ALSH f. 358). S. shih sin: në baft e në taft
*11359.KU TË DALË LE TË DALË fr.ndf.,iron.- le të bëhet, le të ndodhë si të dojë, (po e provoj fatin a po vendos të bëj diçka me shpresë se do të dalë mirë) , sido që të ndodhë, sido që të jetë puna, (duhet provuar fati a bërë diçka me shpresë se do të bëhet mirë), le të ndodhë si të ndodhë (puna), aq më bën mua, le të vejë si të vejë puna, nuk mërzitem unë, le të rrjedhë, le të zhvillohet vetvetiu, spontanisht diçka.- Ç' mund të bësh vetë është e bërë, ku të dalë le të dalë, gjithë keq edhe ashtu, edhe ashtu! (ASDR-KK f.195). S. shih sin: në baft e në taft
*11360.LE TË DALË KU TË DALË fr.ndf., iron.- le të bëhet, le të ndodhë si të dojë, (po e provoj fatin a po vendos të bëj diçka me shpresë se do të dalë mirë) , sido që të ndodhë, sido që të jetë puna, (duhet provuar fati a bërë diçka me shpresë se do të bëhet mirë), le të ndodhë si të ndodhë (puna), aq më bën mua, le të ndodhë si të ndodhë (puna), aq më bën mua, le të vejë si të vejë puna,nuk mërzitem, nuk shqetësohem më për atë që ndodh më vonë, më pastaj nuk shqetësohem, nuk mërzitem fare për pasojat që mund të vijnë (nga një veprim, nga një punë etj.).(AXH-I f. 201, FGJSSH f. 142-3, 287, 1962).- Po rri sonte, le të dalë ku të dalë. (ABI te:R, 28. VII.
*11361.E LË KU TË DALË fr.fol.,ftill.- e lë si të ndodhë, si të bëhet, si ta sjell fati.- Ia kam hequr fare kapistallin, e kam lënë ku të dalë. (MK-AJ f. 76).
*11362.PA TË DALË KU TË DALË fr.ndf., iron. - le të bëhet, le të ndodhë si të dojë, (po e provoj fatin a po vendos të bëj diçka me shpresë se do të dalë mirë) , sido që të ndodhë, sido që të jetë puna, (duhet provuar fati a bërë diçka me shpresë se do të bëhet mirë), le të ndodhë si të ndodhë (puna), aq më bën mua, le të vejë si të vejë puna, nuk mërzitem unë, le të rrjedhë, le të zhvillohet vetvetiu, spontanisht diçka.- Vemi hedhim nga një gotë, pa të dalë ku të dalë. (AC-DF f. 48). Paska rënë edhe usta Skami një herë në hall, pa të dalë ku të dalë! (JX-N f. 183). S. shih sin: në baft e në taft
*11363.PAJ KU TË DALË LE TË DALË fr.ndf.,iron.- le të bëhet si të dojë, (po e provoj fatin a po vendos të bëj diçka me shpresë se do të dalë mirë) , sido që të ndodhë, sido që të jetë puna, (duhet provuar fati a bërë diçka me shpresë se do të bëhet mirë).- Jo, jo, po do ta zbrazi barkun njëherë, paj ku të dalë le të dalë. (MI-UD f. 26). Jo, s’ është marre, do t’ ia them dajës fije për pe mendimin tim, paj ku të dalë le të dalë! (MI-UD f. 39). S. shih sin: në baft e në taft
11364.E SHEH SE KU DO TË DALË dikë dikush fr.fol.,ftill.- e sheh se ku e ka hallin, qëllimin dikë dikush. (VK-II f. 138).
*11365.TË DALË KU TË DALË fr.ndf.,iron.- të bëhet ç’ të bëhet (kur dikush vendos të bëjë diçka që mund të ketë pasoja jo të mira), le të bëhet, le të ndodhë çfarë të dojë, si të dojë, (po e provoj fatin a po vendos të bëj diçka me shpresë se do të dalë mirë),sido që të ndodhë, sido që të jetë puna, (duhet provuar fati a bërë diçka me shpresë se do të bëhet mirë), le të ndodhë si të ndodhë (puna), nuk mërzitem fare, aq më bën mua, nuk e vras dot mendjen aq shumë, le të vejë si të vejë puna, nuk e vras dot mendjen aq shumë, nuk mërzitem, nuk shqetësohem më fare për atë që ndodh më vonë, më pastaj, për pasojat që mund të vijnë.(FGJSSH f. 287, 1135, 1959, 1962, 2014, RUS f. 233, SKDO f. 216, 463).-Ja hip trenit përsëri, të dalë ku të dalë. (SA-KMF f. 114). Hajt dakord !- i vura unë kapak.- Të dalë ku të dalë ! (RPA te : JR nr. 1/
TË DALË
11366. E DI KU DO TË DALË dikë dikush fr.fol.,ftill.- ia di qëllimin, synimin dikujt dikush, e di ku synon dikush dikë, e di ku e ka qëllimin dikë dikush , e di çka synon dikë dikush. (ZS f. 203). S.shih sin: e di ku i rrah çekiçi dikujt dikush
11367. KU DO TË DALË dikush fr.fol., ftill. - ku synon dikush, ku e ka qëllimin, synimin dikush, ku e ka hallin dikush. (ZS f. 203) S. shih sin: ku i bie çekanit dikush
11367a.RRAH TË DALË diku ose në diçka dikush fr.fol.,meton. synon diku ose në diçka dikush, e ka qëllimin, synimin diku ose në diçka dikush. (FGJSSH f. 1677).S.shih sin: i rrah çekani gjetiu (gjetkë) dikujt
DALË-T (TË)
11367a.TË DALËT JASHTË fr.em.,fj.-veprimi që bën njeriu a kafsha për të nxjerrë jashtë mbeturinat e panevojshme, jashtëqitje. (FGJSSH f. 288).
DALJ/E-A
11368.E BËN DALJE dikush fr.fol. 1. diçka (një mall etj.) fin.- i bën veprimet për të nxjerrë një mall nga depoja, nga magazina dikush. (FGJSSH f. 288). 2. (diçka) ia hedh dikujt tjetër diçka (një faj, një gabim etj.) dikush. (JTH-FFGJSH f. 182).
*11369.GJEN DALJE dikush, E GJEN DALJEN dikush fr.fol.,ftill.-gjen shpëtim, rrugëdalje, shtegdalje nga gjendja e keqe, e vështirë,e rëndë,e ngushtë (ekonomike etj.) dikush. –Nuk po gjen kurrfarë dalje nga kjo rrugë, je i gabuar vëlla Mevlan. (BM-V f. 173).Mendonte se si të gjente dalje nga situata e vështirë. (SI-D f. 11).Megjithëkëtë, e mbante shpresa se do të gjejë dalje për këtë të keqe të madhe. (SHM te : R, 25.X.
*11370.KA DALJE fr.fol.,fj.- 1. (në…) del në…Piratët e kapur i kishin vendosur në një shtëpi të veçuar në rrugicën »Muhaj » që kishte dalje vetëm në sheshin « Bullej ». (SUKRA-OK f. 65).2.(dikush) ka rrugëdalje, shtegdalje, shpë-tim dikush nga gjendja e keqe, e vështirë, e rëndë, e ngushtë, kritike, ka, gëzon ndihmë, përkrahje dikush.- Më kot me grushte kokës mjaft i ramë/. Por, dalje s’ kishte nga bishat shpirtmizore. (ASDR-PM f.162). Pakica serbe e Kosovës…po shkon në humnerën prej së cilës dalje nuk ka. (BAKA te:B, 24. 06.