| E diele, 27.06.2010, 12:19 PM |
Halit Bogaj
BARDHYL AJETIT
Elegjei me rastin e 5 vjetorit të vrasjes
Kur një ditë erdhi liria
Dhe kur pritej Pavarësia
Pa mëshirë e vranë një trim
Që luftonte me kushtrim
Që na bënte kurreshtarë
Me guximin e paparë
Me atë laps të mprehtë në dorë
Ishte bërë shumë popullor
Fliste ëmbël për lirinë
Për të keqen anarkinë
Bënte hapa madhështorë
Kur përballej me mizorë
Duke qenë përherë pishtar
Me një barrë që kishte marrë
Si vullkani nxirrte zjarr
Dhe na bënte shumë krenarë