Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Në Arlington AV të Washingtonit

| E diele, 27.06.2010, 08:37 PM |


Neki Lulaj

 

ARLINGTON AV TË WASHINGTONIT

 

Në Arlington AV të Washingtonit,

shi i ëmbël plot gjallëri,

dola të kërkoj vetminë e humbur,

buzë lumit Potamok që rrëshqiste me krenari.

 

Ç’më panë sytë n’këtë mbrëmje, perrallore ,

në parkun e bukur të Lirisë,

më poshtë në memorialin e gazetareve të botës,

të cilët kishin ndërruar jetën, për Fjalën e lirë.

 

Në heshtje hapat duke i capitur,

emra të ndryshëm duke lexuar,

një zë më bëhet që më përshpëriste,

Kosovar mirë se ke ardhë për të na vizituar…!

 

Kur ngrisë kokën çka me pa, ?

mu bë se i gjallë më doli para veti,

Martiri i Fjalës së lirë,

ai i madhi Bardhyl Ajeti…..!

 

Në memorialin e gazetarëve të botës,

që u anatemuan për Fjalën e lirë,

qenkan emrat e gjashtë gazetarëve të Kosovës,

që u vranë në trojet e Shqiptarisë.

 

Enver Maloku e Xhemail Mustafa,

dorë e djathtë e dr. Ibrahim Rugovës,

ata u vranë nga diabolikët,

që të mos gëzojë liri populli i Kosovës.

 

Edhe emri i Ali Ukës, këtu qenka shkruar,

atentati kundër tij në qendër të Tiranës,

i organizuar nga skuadra vrastare,

që t’i hupet nami edhe Tiranës.

 

Gazetari i qytetit dhe i rrugëve të vjetra,

që luftoi për fjalën e lirë ,

Shefki Popova, i Vushtrrisë,

nga Washingtoni,e ruan arsyen dhe mban burrerinë.

 

Pak më lartë duke lexuar,

emra të ndryshëm të rrezeve të botës,

lexova emrin e Bekim Kastratit,

djaloshit të Drenicës dhe të tërë Kosovës.

 

Nga të gjithë mora një bekim,

nga kosovarët e mijë edhe një porosi,

pse emrat e tyre nuk kanë vend në asnjë cep të Kosovës,

kur të gjithë u anatemuan për fjalën LIRI.