Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Festivali i parë nderkombëtar poetik dhe letrar - Tino 2010

| E diele, 27.06.2010, 08:50 AM |


Kryqëzim eksperiencash, kulturash dhe frymëzimesh poetike,

 

do të jetë motoja e një aktiviteti pikant kësaj vere të nxehtë nga datat 29-31 korrik të këtij viti, në mjediset poetike të ishullit Tino të Greqisë, vend me tradita dhe emër në fushën e letrave dhe të frymëzimit.

 

Për tre dit me rradhë, poetë dhe shkrimtarë nga 18 vënde, do të këmbejnë mendime , eksperienca dhe do të dialogojnë për letërsinë, kulturën dhe fjalën e shkruar...

 

Në flamujt e përfaqsimit të 18 vëndeve do të rrenditet edhe flamuri shqiptar, ku poeti Luan Xhuli, autor i katër librave në gjuhën greke (tre vëllime poetike dhe një për fëmijë ), do të çojë jo vetëm praktikën dhe zërin e tij poetik, por do të tregojë rrënjët frymëzuese të vëndit nga erdhi dhe traditën e letrave shqipe në kohë. Poetët dhe shkrimtarët që shkruajnë në një gjuhë të dytë, janë ambasadoret e vertetë të stafetës kulturore dhe qyteteruese në ditët e sotme.

 

Krahas emrave të fuqishëm krijues kudo në botë si Arabal, Asulin,An Karson,Ronkalino,Aritzis, e tj,do të jenë të pranishëm personalitete krijuese të letersise greke dhe qipriote si Patrikio, Valtinos, Zateli, Skapardhoni Marangu, Mihailidhis e të tjerë...Poeti shqiptar L.Xhuli do të lexojë poezi të tij, që dallohen për një mënyre veçantësie të shkruari dhe thellësisht traditsionale,do tu pergjigjet pyetjeve të pjesëmaresve, duke bëre dhe një ekspoze të vlerave dhe të frymëzimit shqiptar .

 

“-Do të kemi mes nesh këtë poet shqiptar- u shpreh njeri nga organizatorët e këtij festivali, poeti D.Sioti, si një krijues i veçantë, që larton të thjeshtën e të padukshmen. Edhe pse vëllimet e fundit poetike janë shkruar në gjuhën greke, ato flasin në gjuhën shqipe, gjuhën e vëndit nga erdhi  poeti para 15 viteve... Libri i tij i fundit “Ku të kërkoj të falur”, u vlerësua nga ministria e kulturës dhe qytetëtimit të Greqisë, si një nga 38 vëllimet me të mira poetike të shkruara në dy vitet e fundit.