| E shtune, 26.06.2010, 09:40 PM |
Odiseu
është i thjeshtë çdo fillim
duket se bie si yll në malin tuaj
duket se frynë edhe bënë furtunë
as sqota pulëbardhat i trembë
është një zjarr tjetër si uji
që rrjedh
2.
nën tokë
dhe tekdo që ta kërkosh e gjen
s'ka në dorë as shpatë as lule, çudi
bredh e bredh kudo e thotë
"e vogël është kjo botë".
Bekimi i NËNËS
le të piqen pemët kur të kesh ardhur sërish
bari i zverdhur fare le të jetë
nën çatitë e kullës le të pikoj shi
le të vërë trashë cipa e tëmblit në kusi
le t'i marrë lumi urat e trerët le të thyhen
në cung le të ketë një shtëpi për dru
lulet e verës le t'i ketë prerë me barë kostari le të ftohet
ka stinë kur veç parzma e nënës do të ngrohet.
Marrë nga libri i parë me poezi i Jusuf Gërvallës, i botuar më 1975.