| E shtune, 26.06.2010, 09:15 PM |
NEHAT JAHIU
OH, NËNA IME...
Oh, nëna ime pse nuk më lenë në këtë botë
pse më hudhë në kontinier..., në bërllog...
pse nuk më lenë nëna ime edhe unë të rritem
ta shoh nëna ime diellin..., ta shoh nënë dritën...
Oh, nënë, nënë ime e dashur, nëna ime
pse ma shuan ,oj nënë e dashur jetën time,
pse nënë të më mbyllen sytë e të derdhi lotë
e të mos të jemë me shoqe e shokë në këtë botë.
Pse, o ju prindër të dashur, prindër të mi
më hudhni mua në... e më leni në vetmi,
pse nuk keni ju për mua aspak meshirë
jam foshnje e dua të rritem e të jem i lirë...
Oh, ju prindër të dashur, prindër të mi
pse ma shuani të ëmblë të dashurën fëmijëri,
pse më këputni shpirtin tim të njomë fëmijëror
pse me merrni në fëmijëri te bukurë lojë...
Oh, Zot të lutemi shpëtona fëmijërinë nga krimi
nga ngulfatjet..., litari..., hudhëja në..., helmimi...,
ju lutemi të gjithëve që neve foshnjeve te na ndihmoni
plagët e shpirtit të na i shëroni, jetën të na e shpëtoni..