Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Sykaltroshja

| E enjte, 24.06.2010, 07:15 PM |


SYKALTROSHJA

 

Nana për ditëlindje

Ndryshe nga herë tjera

Kianës i  bleu një kukull

Me flokë kaçurrela.

 

Nga gëzimi s’përmbahej

E gjallë si  përherë

Shumë i qeshej fytyra

Si dielli në pranverë!

 

Sa tërheqëse qenka,

Kjo bukuroshe!

Qenka sikur unë,

Tamam  sykaltroshe!

 

Kukulla këndonte bukur  

Sikur kanarina.

Prandaj  mendoi ta quante

Shkurt,  me emnin Dina.

 

Luante shpesh me Dinën

Se e donte shumë

I këndonte dhe  ninulla

Për me vu  në gjumë

 

Të tjerët kur e pyesnin:

-Kush asht me sy të kaltër?

-Jam unë, Gresa* dhe Dina

Jemi tri, s’jemi katër.

 

 

*Vajza e xhaxhait  të Kianës.

 

 

 

Sami  ISLAMI

 

Londër, 20.06.2010