Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faton Mehmeti: Shiu

| E enjte, 24.06.2010, 06:54 PM |


FATON MEHMETI

 

SHIU

 

Pa dashje me kaplon malli

as të shkruaj s'mundem dot

ç'është me mua halli

në këtë pasdite

vjeshte

Apati e plogështë më rrethon

ca pika shiu më sfidojnë

nga malli për ty që smë takon

lotët as shiun s'po e shijoj

në këtë qytet askund

s'të takoj

as në vëgime s'po më shfaqesh

s'di ku të të kërkoj ndoshta nga fotografia

s'më ke ikur dot

Në pak rreshta më shumë mall vargjesh

ndoshta një ditë rastisë t'i lexosh

mos mallko veten pse kështu deshti

fati

s'ka ndërmend të ndalet dot ky shi