| E enjte, 24.06.2010, 09:42 PM |
Në Kreuzlingen të Zvicres u hap Qendra shqiptare per kulturë dhe integrim
Nga Xhevat Muqaku
Bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në qytetin Kreuzlingen të Kantonit Thurgau, ditën e diele, me datë 20.06.2010, organizuan një solemnitet të madhë, me moton " Të festojmë së bashku". Ftesa e Nikoqirit përmbante këte tekst; "Pas një pune të gjatë dhe angazhimit të shumë veprimtarëve, si; Tomë Berisha, Rrustem Selca, Avni Avdyli, Lorenc Palushaj, Haradin Gashi, Bedri Kryeziu, Gazmend Pajaziti, Erhan Gecaj, Sylejman Myrtaj, Hajdar Selca,Bejtush Kastrati, Ragip Avdyli, Rexhep Myrtaj, Kadrush Myrtaj, Selatin Bytyqi, Ramiz Berisha, Mikel Ademi, Ibrahim Merovci, Bajrush Kastrati, Ambros Hasani, Bejtush Kastrati e shumë të tjerë dhe me ndihmën e madhe e të pakursyer të Kryetarit të Shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër”- zotëriut Ahmet Asani, u arrit të hapet Qendra shqiptare për kulturë dhe integrim.
Manifestimi në një ambient solemn filloi me fjalët përshëndetëse të zotëriut dhe Administratorit të Qendres për kulturë dhe intgrim - Tomë Berisha, i cili përshendeti dhe uroi mirëseardhje në këte ditë të madhe, të bashkuar rreth identitetit dhe kultures tonë, ambasadorin e Kosovës dhe të Maqedonisë në Zvicer, nënkryetarin e komunes së Kreuzlingenit, përfaqësuesen e entit komunal dhe të Kantonit Thurgau për Integrim, shoqatat kulturore nga Gjermania dhe Zvicra, bashkatedhetarët dhe perfaqesuesit e veprimtaris arsimore, kulturore e atëdhetare nga Kantoni Thurgau dhe St. Gallen.
Në vazhdim ai falënderoi të gjithë individët dhe familjet të cilat nuk e kurësyen mundin, kohen dhe djersen e tyre, që Qendra shqiptare për kulturë dhe integrim të nisë punen ne lokalin e tyre të punuar mirë.
Moderatori i këtij Solemniteti dhe kryetari i shoqates " Bashkësia shqiptare në Zvicër ", zotëriu Ahmet Asani, pasi përshendeti të pranishmit, në vijim foli; "jemi mbledhur këtu për të përcjellë për së afërmi hapjen e Qendres shqiptare për kulturë dhe integrim. Ne shqiptarët, pamvarësisht se kemi tri besime, kemi vetëm një gjuhë, një kulturë dhe një shqiponjë.
Tek ne mërgimtarët aktualisht nuk flitet më për tubime dhe telegrame protestuese, demonstrata, arratisje e strehim politik, luftë, depërtim, eksod, vrasje e varreza masive. Mërgata e Zvicres si pjesë e kombit shqiptar ka ndryshuar ritmin e jetes. Tani e tutje vokabular i përditëshem është; ruajtja dhe kultivimi i gjuhës amtare, integrimi në kulturën Zvicerane dhe Europjane, shkollimi i fëmijëve tanë, profesioni dhe profesionalizimi i dëshiruar, studimet, specializimi etj.
Zotëriu Rrustem Selca- përgjegjës për kulturë, foli para të pranishmëve, se synimet dhe planet tona në kuadër të qendres sapo të regjistruar, me përkrahjen individuale dhe të familjeve që jetojnë e punojnë në këte mjedis jan të qarta por edhe të realizueshme. Do të përkrahim fuqishëm shkollen shqipe dhe LAPSH- in, vallja dhe kënga dotë zhvillohen e të jehojnë- në këte odë të madhe, ndërsa do të punohet edhe Drama shqipe. Shpresojmë se nuk dotë na mungoi edhe përkrahja e institucioneve shtetërore, kemi sot në mesin tonë edhe ambasadorët tanë dhe ndjehemi të nderuar.
Në vazhdim, të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti, Ambasadori i Kosovës- në Zvicer, zotëriu Naim Malaj. Pershëndes dhe përgëzoi Nikoqirin, juve bashkatëdhetarë të nderuar dhe struktura politike dhe integruese të qytetit të Kreuzlingenit. Institucionet e vendit nuk harrojnë asnjëher kontributin tuaj të qmueshëm. Ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit, ndërsa edhe shteti Zviceran për punën e palodhëshme qe keni bërë dhe po bani ju, përkrahë fuqishem Kosoven dhe Shqiptarët në rrugen e tyre të zhvillimit. Ju flas me qejf, se sot shqiptarët në Zvicër
Zotëriu Ramadan Nazifi- ambasador i Maqedonisë në Zvicer në fjalen e tij , nuk e fshehu knaqësinë por edhe komplimentet, Nikoqirit dhe veprimtarëve për punen e madhe në pasurimin e jetës kulturore. "Me këte ju po tregoni se e ndjejmë vehten të integruar".
Integrimi nuk është produkt, por një proces i cili mundëson ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tuaj . Besoi se në të ardhmen fëmijët- pasardhësit tuaj do të ju drejtohen vetë, juve në emër të strukturave politike te Kreuzlingenit, tha mes tjerash zotëriu Renato Canal, nënkryetarë i qytetit të Kreuzlingenit.
Piktori Arsim Berisha i dhuroi drejtuesve te qendres Skenderbeun e madh e të punuar vet , enkas për këte ditë të madhe.
Me nga një fjale rasti nderuan të pranishmit edhe perfaqesuesja e entit komunal dhe të Kantonit Thurgau për Integrim- zonja Blanko, si dhe përfaqësuesi i shoqates italiane zotëriu Skalare.
Zotëriu Mahir Mustafa- përfaqësues i LAPSH-it në Zvicër, përgëzoi bashkatdhetarët dhe uroi Mësuesen Elmedina Ceka që në të ardhmen e afërt të ketë edhe kolegë të tjere që do ta ndihmojnë zhvillojnë shkollen shqipe më tutje.
SHKA Drita me grupin e vallëzimit, në përkujdesjen e koreografit Rrustem Selca i dhuroi këtij manifestimi ngjyrë solemne me vallen popullore Zvicerane dhe nje mozaik vallesh shqipe.
Në fund zotëriu Ahmet Asani ftoi të gjithë pjesmarrësit të kalojnë qaste festive, të shijojnë byfenë, të cakrrojmë gotat, të bisedojmë e të njihemi për së afërmi me njëri tjetrin, kemi nevojë dhe arësye, gëzuar dhe falemnderit për pjesmarrjen tuaj.