Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ukshin Zajmi: Bekim Fehmiut

| E enjte, 24.06.2010, 09:14 PM |


Bekim Fehmiut

(Akrostih)

Nga Ukshin Zajmi

 

Besën ia dhe babait- se vetvetja do të jesh prezent

Edhe nënës iu pate betuar- se krenari e ke kombin.

Kohën e shfrytëzove për të mundur edhe president

Ikonë e artit, aty ku babain tënd deshën të ta humbin.

 

Mallin për komb e munde me punë-punën me sukses

Fati të përcolli nëpër ballkan-si peripetitë  e Odisesë

Eh, edhe bota të pati lakmi për punë pa asnjë eksces

Heroi i skenës e pëlhurës- në jetë e vepër i pa përtesë.

 

Maja e Olimpit në Holivud- ishte krenaria jonë

Idol të patëm i madh e i vogël- të urryen zilixhinjt

Udhtarët tu të artit që nuk të deshën jetë sa ullinjt.

 

Ylli yt i artit aty ku e ka vendin-bënë në heshtje jehonë,

Në skenën kombëtare ngrite zërin si të shkoi për dore,

Është detyrë që hijën tënde ta kthejmë në përmendore.