| E merkure, 23.06.2010, 07:29 PM |
/Liridonë M. Muriqi, “Buzëqeshje stinësh”, Art poetika, Pejë, 2010/
Përmbledhja me vjersha për fëmijë “Buzëqeshje stinësh” e nxënëses së klasës së pestë të shkollës fillore, Liridonë M.Muriqi, ka tri cikle:
Cikli i parë mban titullin “Histori që nuk shlyhet”, ku të dhjetë vjershat që janë në përbërje të tij u kushtohen figurave kombëtare, simboleve, si dhe da-tave të shënuara historike të kombit dhe atdheut tonë.Vërejmë këtu një spro-vë që bën krijuesja e re për të shprehur në vargje inspirimet e saj përkitazi me motivet për të cilat shkruan. Fuqia shprehëse e këtyre vargjeve kumbon në ndjenjat e lexuesve, sidomos të lexuesve të vegjël, të cilëve u zgjon asociacionet e së kaluarës dhe të sotmes, citoj: “28 Nëntorin/ E presim/ Me gëzim/ E ngrisim/ Flamurin/ Në qytetin tim” (Vj. “28 Nëntori”, f. 9). Krijuesen e njomë e gëzon liria, e gëzon pavarësia, sepse për këto është da-shur të kalojë shumë kohë me sakrificë e të derdhet shumë gjak, e këto ajo thotë në vargjet: “Sa gjak/ Si zambak/ U derdh për liri”(Vj.”Pavarësia”, f. 11), por tash: ”Tash erdhi Dita e Çlirimit/ E fitores/ E shpëtimit”, shpreh Liridona kurorëzimin e fitoreve tona, mbi gjithë ato vuajtje e robëri që përje-tuan populli i saj, vargje këto nga vjersha “Erdhi Pavarësia”, f. 13 të kësaj përmbledhjeje poetike.
Duke e shfletuar më tej këtë libër, gjejmë ciklin e dytë me titull “Nënës”, me njëzet vjersha që kanë zënë vend në këtë cikël. Këto njëzet vjersha, një-herit përbëjnë një tufë poetike me vargje që kanë dalë si rezultat i inspirime-ve e frymëzimeve fëmijërore të kësaj vajze të njomë. Frymëzime që e kishin joshur e motivuar për të vargëzuar për to. Në vjershat e këtij cikli qartas vë-rehen ndjenjat dhe aspiratat e vogëlushes për të shkruar për gjërat që e rre-thojnë, për gjërat me të cilat ka kontakte të përditshme, e që janë karakteri-stike për të gjithë mocanikët e autores. Shih për këtë, në vjershën me titull “Premtoj”, thotë: “Do të shkoj në shkollë/ rrugës do të ha një mollë/ pastaj do të mësoj/ ashtu si premtoj” (f. 27). Pastaj, kemi ëndërrimet e meditimet fëmijërore të autores, që shprehen në vjershat: “Kujtoj”. “Ëndërroj”, “
Cikli i tretë i kësaj përmbledhjeje mban titullin “Stinët në shtegtim” dhe përfshin 23 vjersha. Vjershat e këtij cikli janë kruesisht me motive nga naty-ra. Autorja u thur vargje të katër stinëve të vitit ku jep edhe përshkrime, por paraqet edhe botën e fëmijëve në raport me to: “Në pranverë si përherë/ Gjelbërimi na përqafon” – thotë Liridona në vjershën për pranverën, në faqe 43 të librit. Fëmijët u gëzohen stinëve të vitit, e, kur vjen vera: “Fytyrat i ke-mi buzëqeshje/ si rrezet e diellit” (shih, vjersha “
Në fund të këtij shkrimi redaktorial do thënë se Liridona e vogël, me këtë përmbledhje vjershash, tregon se ajo ka botën imagjinative dhe ndjenjën e fi-llet e talentit krijues, të cilat, gjithsesi, kërkohet t’i begatojë e t’i ndërtojë në
të ardhmen, për të realizuar më mirë ëndrrën e saj për t’u bërë poete.
Dëshirojmë dhe urojmë të bëhet kështu!
Prof. Skënder R. HOXHA
- redaktor i librit