Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Saranda Shala

| E merkure, 23.06.2010, 08:17 PM |


Saranda Shala u lind më 16 Prill 1986 në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme te mjekësis”Ali Sokoli”,  vazhdoi studimet në fakultetin e komunikimit masiv në Prishtinë. Ambiciet e saj për një të ardhme më te mirë e shtyn të vazhdoj studimet ne degën e Psikologjisë në Prishtinë.Ka punuar si bashkëpuntore në  gazetën “Epoka e Re”,dhe “Nacional Plus”.Të gjitha ato ndjenja që ia thotë shpirti, ajo i hedh në letër. Shkrimin e konsideron pjesë të pandashmë dhe përbërëse të personalitetit.Mesazhi i saj në jetë është.”Çdo ditë: të dëgjosh një këngë, të lexosh një poezi të mirë, të shikosh një pikturë të bukur dhe, po qe e mundur, të thuash ca fjalë të  mençura”.

 

 

TË KËRKOJ

 

Një zë i paharruar del nga zemra

Emocionet shfaqen kur kujtoj fytyrën tënde

Të kërkoj, s’të gjej askund.

Një xixellonje nga qielli ra,

As ajo nuk bënte dritë

Shpresa u shua duke pritë..

Sonte as hëna për dreq nuk përgjigjet,

Yjet largohen në oqeanin tjetër,

Unë rrugëtoj..

Kërkimi im vazhdon në male,

Pyes zanat, mos të kanë parë sonte?

Ato, nuk më pergjigjen, ikën me shpejtësi..

Kam nevoje të të takoj..

Jeta më neglizhon, më ironizon

Ah, ky mall ma trazon shpirtin.

 

Kam nevojë për mbështetjen tënde..

Për fjalët e tua të arta..

Për buzëqeshjen tënde të ngrohtë.

Ty askush nuk mund të të zëvëndësojë,

Kërkimi mbetet vetëm ëndërr

Por, unë prape të kerkoj!...

 

 

LABIRINTH

 

Në dhomën time gjendet një fletë e bardhë

Në të mund të shkruaj vargjet e palexuara më parë

 

Mund të shkruaj gjithçka që di

Nuk jam ndonjë Markez apo gjeni për poezi

 

Nuk i njoh të gjitha misteriet e botës

Por, kam kuptuar qe bota sillet rreth nesh

 

E kjo botë vjen dhe më pyet..?

Pse rri vet në hijen e skëterrës time?

Eja dhe ti në brendësinë e botës sime...

 

Bota më donte ashtu si dhe  unë  e dua ,

Qëndroja me orë të tëra duke shikuar përreth.

Në të pash disa mrekulli ..

Fëmijë, margaritarë, që shkëlqenin  si rrezet e diellit

Djem e vajza që shëtisin me shpirt, me dashuri.

Të moshuar, ku pleqëria duket se shpirtin ua ka gërry

 

Midis mallit dhe dhimbjes

Në horizontet e jetës u rilinda përsëri

 

Sonte nuk më ndalon askush

Prandaj, mund të shkruaj

Gjithçka që di e që më duket që  asgjë nuk  di.

 

 

TRI  DITË  ËSHTË  JETA

 

Mysafirë të paftuar

Askush s'na pyet, na pëlqen ose jo!

Thonë se java  ka shtatë ditë,

e viti, 365,

Por jeta është vetëm tri ditë,

Dje ,sot,neser.

 

E djeshmja mbetet kujtim,

Si gota e thyer në maturë

Që n uk u kap më kurrë.

Dhe për çudi, edhe pse na lëndon,

nuk harrohet.

 

E tashmja  është vetëm një çast,

Konsumohet pa u ndjere,

Si vitet që ikën shpejt

Dhe  nuk mundemi ti ndalim dot.

 

Po e ardhmja çka na sjell ?

 

Mbetet hipotezë e pa argumentuar

Nuk  dihet se çfarë ndodh.

Për ironi sot ngre dolli

Për të nesërmen që pres të vijë..

 

Përgatiti për ZSH: Pilo Zyba