| E marte, 22.06.2010, 09:58 PM |
Reagim ndaj shkrimit "Bekim Fehmiu" të Dr. Nexhmedin Spahiut
DOKRRAT E "DOKTORIT"
Nga Sadik Krasniqi
Sikur shkrimin e "Dr" Nexhmedin Spahiut, për Bekim Fehmiun, mos ta shoqëronte fotoja e tij ,shumëkush do të mendonte se kjo nofkë"Dr"do të ishte një shkurtesë e ndonjë emri Dragan,drogues apo Drakullë.Po ja ,fal fotografisë, na u bë e ditur se është fjala për" Doktorin" e të të gjitha shkencave allanexhmianqe që gjejnë aplikim vetëm në Kosovën e mjerë.Po sa e pamë foton e tij ,na u bë e qartë, se kemi të bëjmë me Nexhmedinin e konfuzioneve e me të meta intelektual në përceptim dhe gjithmonë me gjendje emucionale në trans gjat diskutimeve.
Nexhmedin "doktori" e ka aq vështirë për ta transmetuar idenë e të menduarit me anë të të shprehurut sa shpesh e humb edhe lidhjen logjike.Bile një herë gjatë një emisioni televiziv ku
ishte ftuar si "analist politik" e kishte përzier Ramushin me Hashimin sa që kurrsesi nuk edijti
se cili prej tyre ishte marr nga Gjyqi i Hagës.E bëmë këtë digresion për "Dr"Nexhmedin Spahiun ,së paku për ta ditur lexuesi se cili është ky "intelektual" i mjerë që merr guximin të
të shprehet aq budallakisht për maestron e artit dhe të filmit Bekim Fehmiun e ta përkatësojë kombëtarisht si :"aktor serb".Duhet të jesh Dragan i droguar apo edhe primitiv si Drakulla e të
konstatosh marrëzisht se "Bekim Fehmiu mbetet aktori i madh serb "me "argumentin" se"Sepse ai ishte produkt i klasit të parë të shkollës serbe dhe shoqërisë serbe".
Konkludim"eureka",se në çfarë gjuhe e kryen shkollën, atij kombi të asaj gjuhe i takon dhe se ku gjendesh me punë po atij nacionaliteti i përket.
Nuk na befason fare naivitetit i "doktorit" ,që në dokrrat e tij nuk e thotë asnjë fjalë për veprën madhore të artistit shqiptar në botën e filmit, por na çudit tendenca e tij e vetme në këtë shkrim që gjithësesi predendon që aktorin e madh shqipatar ta nxjerr si serb.
Të konkludosh për Bekim Fehmiun se është serb ,ose duhet të jesh vetë serb e që e bën këtë nga lakmia , që ta kesh në kombin tënd këtë ikonë të filmit ose duhet të jesh i marri i sokaqeve të pluhurosura.
Vallë cili është prej tyre " doktori"i dokrrave Nexhmedin Spahiu?!