Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faruk Tasholli: Itaka e prehjes

| E marte, 22.06.2010, 07:52 PM |


Faruk Tasholli

 

ITAKA E PREHJES

 

Për Bekim Fehmiun

 

Lërmani urnën në Breg e Hiri

Le të sitet imt curilave të Sharrit

Ku thyhen gurëve e  thik kërcejnë

Shkumëzat e Lumbardhit

 

Dua të lundroj me Dri në Arbëri

Të prek Jon të prek Egje të puth Adri

 

Dua ta fitoj luftwn me dheun

Itaka ime të  jetë ujë i Mesdheut

Ku prehet e bën dritë

Shpirt i drobitur i Odiseut

 

Dhe do të vij sërish do të vij

Herë si kith e herë si shi

Të sjell tingujt magjepsës

Nga Lyrë magjike e Orfeut

Buzëmbrëmjeve të safranta