| E hene, 21.06.2010, 07:12 PM |
Xhevat Muqaku
Zela po rritet
Erdhe fatlume në këtë botë
E mira jeton gjithmonë
Fryte t´ëmbla dhe kallinjë gruri
Nanë- dhe Babëloku të priten.
Liria, dora dhe drita
Përcjellën me hijen e mirë
Agu, edukata dhe tradita
Deputet të familjes Hajdari.
Zelë e vogël e Jezercit
Urime datëlindja e parë
Prindërit janë të lumturë
Të rritesh me fat dhe e mbarë.
Poezia e shkurtë është për Zelen e vogel,
e cila erdhi në jetë trimërisht, e gëzoi
familjen me rrethin e sajë ,dhe e trashëgoi
emrin e lokemadhës Zelë.