Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florie Zogaj: Dhe eja

| E hene, 21.06.2010, 07:09 PM |


Florie Zogaj

 

DHE EJA

 

Merr vrapin e le hapin,

Ndjek kordinatat e natës kontinentale,

Me zog e flutur shtyn vrapin,

T'ia ruajnë shtegun në ovale.

 

Vargun zë në troje,

Mund vrapin e tund harkun,

N'ugar arashkash, a lesim trojesh,

Ode e mirës strallit  ate oxhakun.

 

Bjen tejqyrë e trok;

Vezullimë graniti në gjetje urne,

Pa prinë rreth unaze anatemë ditore,

Lëng e nektar palme e hurme

.

Ec kah lëma me ndjella vrap,

Le namën në dllirësi;

Lag sfingësin, tallaz feniksi,

Lyp lokën e gjen harpë.

 

Fluturo larg, valës oqeanike;

E,eja me motin ,

Ku reja të mek,

O,pra eja jo ashtu si ike!

 

Dhe mos harro....

Sill erë mirande,

Shall,NEWBORN-it;aty te rinija...,

Ndalo,

hapëro,

kërko,

vijo,

Nxito e mos harro....,

Uro se aty agu rrezo,

Aureorë ngjizjesh;

O,apokalipsë pritjesh!