| E diele, 20.06.2010, 06:58 PM |
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (III)
Nga Bajram Qerimi
ÇALLËM-I
10054a.ÇALLËMIN NË QIELL, BYTHËN KURRKUND fr.proverb.,iron.-,elipt.- e mban veten lart pa qenë askushi, kurrkushi dikush, është i pavlerë, askushi, kurrkushi e mendjemadh, mburracak. (BQ-DSH). S. shih sin: breshri e rrah e humda me majë
10054b.QET ÇALLËM dikush fr.fol., iron.- lavdërohet, krenohet pa hije dikush, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (BQ-DSH). S.bën jaradam dikush; qet (shet) jardam (kërname) dikush; shih sin: nuk preket me asgjë dikush
10054c.I QET ÇALLËM dikujt dikush fr.fol.,iron.-i qëndron me mendjemadhësi dikujt dikush,i ngrefoset, i kacagjelohet dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i rri gjel dikujt dikush
ÇALLËZA-T
10055.HA ÇALLËZA dikush fr.fol.-1.përtypet kot dikush. (FGJSSH f. 638). 2. thotë, flet theshetheme dikush,thot gjepura dikush. (JTH-FFGJSH f. 168). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
ÇALLM/Ë-A
10056.KËECEN SI ÇALLMË MOS-KOVI dikush fr.fol.,iron.- ndërhyn, përzihet kudo, gjith-und, në çdo punë, në çdo gjë, në çdo çështje di-ush vend e pa vend, ndërhyn, përzihet në punët, në çështjet e dikujt, të tjerëve dikush. (NMUS-SHPK f. 37). S. shih sin: kërkon andej-këndej (këtej) dikush
10057.I VË ÇALLMËN (gruaja burrit a burri gruas) fr.fol.,iron.- e tradhton (gruaja burrin a burri gruan), e mashtron gruaja burrin a burri gruan (në punë nderi), shkon me burra të tjerë (gruaja), shkon me gra të tjera (burri). (FGJSSH f. 242, 2153). S. shih sin: i luan bisht (gruaja burrit a burri gruas)
ÇAMRUK
10058.MBETET ÇAMRUK dikush, MBETET ÇAMRUK VETËM dikush fr.fol., ftill.- mbetet vetë i vetëm dikush, mbetet pa askënd, pa kurrkënd të afërm, të vetin a të pranishëm dikush, mbetet fare vetëm, i vetëm, pa njeri dikush, mbetet i vetmuar dikush, mbetet pa shok a pa njeri pranë vetes dikush. (STDIAL f. 311,315). S.shih sin: mbetet fill vetëm (i vetëm) dikush
ÇAMUR
10059.BËHEN ÇAMUR (gjërat në mes vete) fr.fol.,id.- ngatërrohen keq (gjërat në mes vete). JNU-FPM f.39) S. shih sin: bëhen byk e kashtë gjërat në mes vete
ÇAN
10060.ÇAN E IKËN dikush fr.fol.,iron.- ikën sa mund dikush, ikën me vrap dikush, ikën shumë shpejt dikush. (FGJSSH f. 239). S.shih sin: e ther binishin dikush
10061.ÇAN E KRIS dikush fr.fol.,iron.- ikën, vrapon sa mund shpejt dikush , ikën ku (nga) mund më shpejt dikush, ikën, largohet me shpejtësi të madhe dikush, ia mbath me të shpejtë dikush . (FGJSSH f. 239). S.shih sin: e ther binishin dikush
10062.ÇAN E NDAN dikush për të bërë a për të arritur diçka fr.fol.,meton.- përpiqet, rropatet, mundohet me të gjitha mjetet, mënyrat, forcat për të arritur diçka dikush, bën të gjitha përpjekjet dikush për të arritur a kryer, sendërtuar diçka. (FGJSSH f. 239). S.shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush
*10063.ÇAN E PËRÇAN dikush fr.fol., iron.- fut grindje, përçarje në mes të njerëzve dikush, i ngatërron, i përçan njerëzit në mes vete dikush, i nxit të tjerët dikush të grinden, të zihen në mes vete.- Në krahina të tjera serbët, bullgarët, bile edhe rumunët, kanë dërguar njerëz për të care e përçarë. (MK te: GAZ.SHQ. nr.
10064.ÇAN E SHKON dikush fr.fol.,id.- ikën, shkon menjëherë e vrapthi, shpejt e shpejt dikush. (ALSI te : Hylli i Dritës nr.1-2/1941 f. 77).
ÇANAK-U shm. ÇANAKË-T
10065.BIE NË ÇANAKUN e dikujt dikush fr. fol.,iron.- 1a. hyn në familjen e një tjetri dikush, bëhet njeri i shtëpisë me dikë dikush. 1b. bashkohet me interesat e pikëpamjet e dikujt dikush, bëhet shok i dikujt dikush. (FGJSSH f. 243).
10065a.HA NË NJË ÇANAK me dikë dikush fr.fol.,iron.- është në marrëdhënie të mira, intime me dikë dikush, ka marrëdhënie të ngushta me dikë dikush. (FGJSSH f. 638). S. shih sin: është bisht për bishti me dikë dikush
*10065a.HA E PI NË NJË ÇANAK me dikë dikush fr.fol.,.iron.- është intim, i pandarë me dikë dikush, është në marrëdhënie të mira, intime me dikë dikush, ka marrëdhënie të ngushta me dikë dikush.-Ai ha e pi në një çanak me Korre Sykën, si në shtëpinë e vet. (ZSA-VL-
*10066.HANË ME NJË ÇANAK (NË NJË ÇANAK) fr.fol.,iron.- merren vesh, pajtohen në mes vete, janë të pandashëm, intimë në mes vete, janë të një mendjeje, botëkuptimi, kanë pikëpamje e interesa të përbashkëta, janë të afërt e veprojnë së bashku. (HK f.156, HB-I f. 211, HB-FPD f. 61, FGJSSH f.243).- Të mufatur nga lajkat e rrethit të tyre më të ngushtë, nga pseudokritikët zdringlaxhi me të cilët hanë në një çanak, kanë këputur çdo lidhje me ta.(RH-JEMI f. 23). U ndanë si vëllezër, që hanin në një çanak, ndanë edhe pasurinë. (SS-BL f. 138). Deri dje ata gënjyen sa mundën dhe sot po hanë në një çanak me gjermanët.(AABD-NJ f. 74). S.shih sin: bien në një brazdë në mes vete
10067.JANË TË NJË ÇANAKU fr.fol. ,iron.- janë njëlloj, njësoj, janë të njëjtë, të njëllojtë, përputhen me njëri tjetrin, shkojnë me njëri tjetrin, janë e njëjta gjë, nuk kanë ndonjë dallim në mes vete, nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit, pajtohen në çdo pikëpamje për nga botëkuptimet, veprimet, karakteri etj. (FGJSSH f. 243). S.shih sin: janë një ajar
10068.S’ KA ÇFARË T’ I FËLLIQË MEÇKA NË ÇANAK dikujt fr.fol.,iron.- është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikush, s’ ka asgjë për të ngrënë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 43). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush
10069.I LAU ÇANAKËT dikush fr.fol., iron.- vdiq, mbaroi( thuhet për dikë që ka qenë shpirtlig). (JBALL-KOR f. 190).S.e hëngri tagjinë dikush
10070.I LËPIN ÇANAKËT e dikujt dikush fr.fol.,iron.-i shërben verbërisht e me përulësi dikujt dikush, rron me lëmoshën e dikujt dikush dhe bën çfarë të kërkojë ai. (FGJSSH f. 984, 1727). S.i bëhet hije dikujt dikush; i bën hije dikujt dikush;i lëpin sahanët e dikujt dikush; i shërben si një kalë qorr dikujt dikush
*10071.E MBAROI ÇANAKUN dikush fr.fol.,iron.- 1. e kaloi pjesën më të madhe të jetës dikush, u plak, i iku koha, mosha dikujt, i erdhi fundi dikujt,i ka mbetur edhe pak kohë për të jetuar dikujt, i ka kaluar jeta dikujt, gati e ka mbyllur,e ka përfunduar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar, i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është mplakur, moshuar shumë dikush . (JTH-FFGJSH f. 167). S. shih sin : e hëngri barin dikush.2. iron. e përfundoi jetën, vdiq, u mbyt, u vra dikush.- Dorëzohu Sali Protopapa, se e mbarove çanakun! Po të thërras unë Rrapoja! (DA-KM f. 251).
10072.MBETET JASHTË ÇANAKUT dikush fr.fol.,iron.- humb mundësinë dikush për të përfituar diçka, mbetet pa gjë dikush. (FGJSSH f. 243). S. shih sin: mbetet akull i verdhë dikush
10073.I MBIN NË ÇANAK dikush fr.fol., iron.-1.(dikujt) i hyn në farefis i padëshiruar dikujt dikush, është i padëshirueshëm në farefis dikush.(NMUS-SHPK-II f. 187). S. i mbin në derë dikujt dikush.; i mbin në oxhak (në vatër) dikujt dikush. 2. na është bërë i prapë dhe na turpëron dikush. (NMUS-SHPK f. 37).
10074.NGJYEJNË NË NJË ÇANAK fr. fol. ,iron.- janë të pandashëm, intimë në mes vete, janë të një mendjeje, botëkuptimi. (FIA f. 681, PETZE-FSHFRR f. 42-3).S.shih sin: bien në një brazdë në mes vete; janë bark e shpinë në mes vete
10075.IA PËRMBYS ÇANAKUN dikujt dikush fr,fol.,iron.-nuk i është mirënjohës dikujt dikush për të mirën, ndihmën e bërë, ia harron të mirën, ndihmën e bërë dikujt dikush. (HB-I f. 211). S.shih sin: ia ha bukën e ia kthen kupën dikujt dikush
10076.PINË NË NJË ÇANAK fr.fol., met.- merren vesh, pajtohen në mes vete, janë të pandashëm, intimë në mes vete, janë të një mendjeje, botëkuptimi, kanë pikëpamje e interesa të përbashkëta, janë të afërt e veprojnë së bashku. (HB-FPD f. 61). S.shih sin: bien në një brazdë në mes vete; janë bark e shpinë në mes vete
ÇAND/ËR-RA
10077.I BËHET ÇANDËR dikujt a diçkaje dikush fr.fol., id.- i qëndron përballë dikujt a diçkaje dikush pa u përkulur, i përballon, i bën qëndresë, i qëndron dikujt a diçkaje dikush, e mposht dikë a diçka dikush, e përballon pa u përkulur dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 243). S.shih sin: i bën ballë dikujt a diçkaje dikush
ÇANGËL
*10078.RRI ÇANGËL dikush fr.fol., ftill.- rri duke qëndruar me (në) një këmbë e me tjetër ngritur përpjetë (lart).- Një sorrë…sillet në një këmbë duke ndenjur çangël dhe kërkon shoqe. (MI-FV f. 9). Një gjel që rrinte çangël bri gurrës…kukuriti. (MI te: JR nr. 2/66 f. 177).
ÇANGLA-MANGLA.-T
*10079.ÇANGLA-MANGLA-T fr.em., shm. -sende, plaçka të vogla të përdorura a të vjetëruara e pa ndonjë vlerë - Skaj kopshtit me bar të njomë, bohçen me çangla-mangla e vuri mbi kokë...(MI-SHT f. 82). Çkopësoi dy patentët e çantës, përziu diçka nëpër do çangla-mangla femërore dhe prej tubëzës së letrave hoq fletëemërimin. (MI-FV f. 30). M’ i vuri në shpinë të gjitha çangla-manglat që i erdhën për dore. (MI-SH f.128). S.shih sin : çakla-makla-t
ÇANT/Ë-A
10080.ÇANTË BARIU fr.em.,bot.- bar që del në ara të punuara në punim të parë deri
10080a.ÇANTËN SI TË DHIARIT, ,DËSHIRËN SI TË ÇEZARIT fr.proverb.,iron.- e mban veten lart pa qenë askushi, kurrkushi dikush, edhe shumë i varfër, edhe mendjemadh, mburravec. (BQ-DSH). S. shih sin: breshri e rrah e hunda me majë
ÇANTRAFEL-E
10081.BËHET ÇANTRAFEL dikush fr.fol.,fj.- çantrafelohet dikush, griset, shqyhet shumë keq dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet copë (copa, copash) dikush
10082.SHKON ÇANTRAFEL dikush fr.fol., ftill.-1. shkon me rroba të grisura,të shqyera dikush, shkon me rroba zhele-zhele dikush.2. shkon i pambërthyer, i pakopsitur dikush. (BQ-DSH).
ÇAP
10083.NUK IA BËN ÇAP (ME DORË) dikush (punës etj.) fr.fol., iron.,onomat.- nuk ia nis fare (punës etj.) dikush, nuk punon fare dikush, nuk prek gjë (punë etj.) me dorë dikush, nuk e prek fare (punën etj.) dikush, nuk provon, nuk matet fare të punojë dikush, nuk bën dot gjë dikush, ngec dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk ia bën çak dikush (punës etj.)
10084.E BËN ÇAP E ÇUP diçka (punën etj.) dikush fr.fol.,iron..-e bën, e punon shkel e shko, pa kurrfarë kujdesi diçka (punën etj.) dikush. (GRH-KO-I f. 203). S. shih sin: e bën angari diçka (punën etj.) dikush
10085.ÇAP E ÇUP fr.ndf.,iron.- pa kurrfarë kujdesi, shumë keq. (GRH-KO-I f. 203). S. shih sin: si angari
D
DABIDUBA-T
11237.I BIEN DABIDUBAT fr.fol., iron.-1.(dikujt) inatoset, nevrikoset zemërohet menjëherë, sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur, si i ndërkryer dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet, tërbohet nga inati dikush, xhindoset dikush. S. shih sin: i bien boritë dikujt. 2. (dikujt për diçka) i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja papritur dikujt të ketë a të bëjë diçka, i kujtohet,i lind vetvetiu, menjëherë a papritur dikujt për (të bërë) diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për (të bërë) diçka, i hipën një dëshirë papritur a menjëherë, vetvetiu dikujt për(të bërë) diçka, i lind befas a menjëherë një ide, një mendim për diçka dikujt, ia do qejfi dikujt të bëjë diçka,do medoemos të plotësojë dëshirën, qejfin vetanak për diçka dikush . (BQ-DSH). S. i bëhet mendja havale për diçka dikujt; i bie dëshira (flug, flugu) për diçka dikujt; i bie huj për diçka dikujt ; i bie në kokë për diçka dikujt ; i bie mall për diçka dikujt ;i bie ndër mend për diçka dikujt ;i bie qejf për diçka dikujt;i bie një valë mbi kokë (mbi krye) për diçka dikujt ;i bie zhig për diçka dikujt; i bien orët (rrebet) për diçka dikujt; i bien ato të vetat për diçka dikujt; i bredh mendja për diçka dikujt; i cupitet mendja për diçka dikujt; i feks në tru për diçka dikujt;i hipën damari (delli, delli i ballit) për diçka dikujt; i hipën dëshira për diçka dikujt; i hipën dreqi për diçka dikujt; i hipën në kokë (në krye) për diçka dikujt; i hipën një mendje për diçka dikujt; i hipën trilli për diçka a për të bërë diçka dikujt; i hipën në tru për diçka dikujt; i hipin dabidubat për diçka dikujt;i hipin kacabun-jtë (orët, xhindet) për diçka dikujt; i hyn dëshira (zogu, zhigu) për diçka dikujt; i jepet si të ligut (si të sëmurit, si të trentit) për kos dikujt; e kap dalldi për diçka dikë; e kap malli për diçka dikë; e kapin dallgët për diçka dikë;i kërcejnë roshet për diçka dikujt; i kërcen dalldi për diçka dikujt ;i kërcen damari për diçka dikujt; i kërcen delli (delli i ballit) për diçka dikujt; i kërcen derrneku për diçka dikujt; i kërcen dëshira për diçka dikujt ; i kërcen në kokë (në krye) për diçka dikujt; i kërcen malli (trilli) për diçka dikujt; i kërcen në tru për diçka dikujt ; i len (i lind) në zemër për diçka dikujt ;i mbin në kokë (në mendje) diçka dikujt ; i ndizet koka për diçka dikujt; i ngordhet bishti për diçka dikujt; i ngrihet delli (delli i ballit) për diçka dikujt; i ngulet në kokë (në tru) për diçka dikujt; i plas në kokë për diçka dikujt;e rrok flugu (zhigu) për diçka dikë ; e rrokin dabidubat (dallgët, rrebet) për diçka dikë;i shkon mendja për diçka dikujt;i shkrep në kokë (në mend, në mendje, në tru) për diçka dikujt;i shtegton mendja për diçka dikujt; i shtihet si maces për mëlçitë dikujt; i teket si ketrit për gogoçe dikujt; i tingëllon mendja për diçka dikujt, i tingëllon në mendje për diçka dikujt; i ther në majë të kokës për diçka dikujt; i venë xeno për diçka dikujt; i vete mendja për diçka dikujt; i vete në mend diçka dikujt;i vete mendja për diçka dikujt; i vete në mykë për diçka dikujt; i vetëtin (i veton) nëpër mend diçka dikujt;i vijnë dabidubat (kacabunjtë, orët, rrebet, xhindet) për diçka dikujt; i vjen flugu për diçka dikujt;i vjen në kokë për diçka dikujt; zë cifël për diçka dikush ; e zë rrembi për diçka dikë ; e zënë rrebet për diçka dikë
11238.I HIPIN DABIDUBAT fr.fol.,id.- 1. (dikujt) inatoset, nevrikoset zemërohet menjë-herë, sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush, ndërkre-het dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet, tërbohet nga inati dikush, xhindoset dikush. S. shih sin: i bien boritë dikujt. 2. (dikujt për diçka) i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka. (BQ-DSH).S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka
11239.E RROKIN DABIDUBAT fr.fol., id.- 1. (dikë) inatoset, zemërohet menjëherë, sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush, ndërkrehet dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati dikush, xhindoset dikush. S. shih sin: i bien boritë dikujt. 2. (dikë për diçka) i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka (BQ-DSH). S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka
11240.I VIJNË DABIDUBAT fr.fol., id.- 1. (dikujt) inatoset, zemërohet menjëherë, sakaqdikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush, ndërkrehet dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati dikush, xhindoset dikush. S. shih sin: i bien boritë dikujt. 2. (dikujt për diçka) i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka (BQ-DSH). S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka
11241.ATË VARJA DACIT NË BISHT fr. fol.,iron.-atë shitja dikujt tjetër. (FIA f. 350).
11242.DAC DETI fr.em.,fj.,zool., L. Scylio-pchinus stellaris.- peshk me trup të zgjatur deri
11243.DAC I EGËR fr.em.,zool.- kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen, me trup deri një metër e gjatë, me qime të butë, të dendur e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër, luqerbull, rrëqebull. (FGJSSH f. 283, 1698).
11244.ËSHTË SI DACI NË GAVIÇ dikush fr. fol.,ftill.,krah.- është në gjendje të keqe, të ngushtë, kritike dikush, është shumë ngushtë dikush, nuk di nga t’ ia mbajë dikush. (FGJSSH f. 283). S.shih sin : është në angështi dikush
11245.GJEZDIS SI DACI HATULL MË HATULL dikush fr.fol.,iron.- sillet poshtë e lart, sillet, bredh, endet kot, kot së koti dikush, e shkon, e kalon kohën pa bërë gjë dikush, hallavitet, sorollatet dikush. (FUSH f. 169). S. shih sin: bredh andej (e) këndej (këtej) dikush
11246.S’ KA SY DACI PËR QABE fr.fol., iron.- nuk ka qëllim të mirë dikush, nuk mendon mirë dikush, mendon për keq dikush, ka qëllime dhe synime të këqija dikush. (FUSH f. 558). S.i hipën mendje (mendja) e ligë dikujt; e ka djallin me vete dikush; e prish zemrën dikush; i punon mendja për keq dikujt; i shkon mendje e keqe dikujt; i shkon mendja për keq dikujt
11247.MBETET SI DACI NË GAVIÇ dikush fr.fol.,ftill.,krah.- mbetet shumë keq, si mos më keq , shumë ngushtë dikush, mbetet në gjendje shumë të vështirë, të keqe, të ngushtë, kritike dikush, mbetet pa kurrfarë ndihme e pa kurrfarë përkrahjeje dikush, mbetet pa rrugëdalje dikush ,mbetet në ngushticë të madhe dikush, ndodhet në rrethana të vështira dikush. (ALSI te: Leka nr. 8-9/
11248.NJË HERË BIE DACI NË GAVIÇ fr.proverb.-ndonjë voli a rrethanë e volitshme për të përfituar ndodh shumë rrallë, një herë krijohet rrethanë e volitshme për të përfituar, nuk të vjen rasti i mirë, i volitshëm gjithnjë, një herë të jepet rasti (i volitshëm) për të fituar diçka, një herë të vjen e mira (volia, rasti i volitshëm) për të arritur a për të fituar diçka. (FUSH f. 443).S. shih sin: për ditë nuk bëhet Bajram; ç’ është një ditë s’ është përditë
11249.RRI SI DACI NË THEKËR dikush fr.fol.,iron.- kapardiset, krekoset, kacagje-lohet, ngrefoset dikush. (TASE f. 32, FGJSH f. 583). S.shih sin: nuk preket me asgjë dikush
DACK/Ë-A
*11250.HA DACKË (DACKA) dikush fr.fol., fj.-1a. rrihet dikush, qëllohet, goditet dikush.- Nuk do të hante dacka nga i ati. (FGJ-K f. 258).1b. qortohet, kritikohet dikush. S.çohet dorë në dikë; (e) ha (një) dajak (dru, kopaçe) dikush; e ha dajakun (drurin, drunë) dikush;(e) ha një grusht dikush; (e) ha (një) llobut dikush; ha llos dikush;e ha papeçkën dikush; (e) ha një pëllëmbë (një shqelm, një shuplakë) dikush; kërcet dajaku mbi kurriz të dikujt; merr dackë dikush; merr dajak dikush, (e) merr dajakun dikush; merr dru dikush; merr një dush dikush; merr kopaçe (llobut) dikush; ngrihet dora mbi, në dikë a kundër dikujt; vihet dorë mbi dikë
*11251.(E) HA NJË DACKË TË MIRË dikush fr. fol.,meton.-rrihet mirë, paq, shumë, keq dikush, zhdëpet, sqaqet, shembet, shkalet dikush.-Për këtë ne më vonë hëngrëm një dackë të mirë nga komandanti. (FHA-GSH f. 61). S.bëhet dardhë e duktë dikush; bëhet për (në) lëkurë (të deles) dikush; bëhet llom dikush; (e) ha (një) dajak të mirë (të shëndoshë) dikush; ha dru me gdhe dikush; (e) ha (një) dru, (një) kopaçe të mirë (të shëndoshë) dikush; kërdiset në dru dikush; (e) merr një dru të mirë dikush; shtrihet (shtrohet) në dajak dikush. 2. qortohet, kritikohet ashpër, rëndë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet bërdoz dikush
11252.I (IA) HEQ NJË DACKË dikujt dikush fr.fol.- 1. meton. e rrah, e qëllon, e godet dikë dikush. (BQ-DSH). S. bën dorë mbi dikë dikush; i bie (në) dajak dikujt dikush;çon dorë mbi a në dikë dikush, i çon dorë dikujt dikush; e çon dorën kundër dikujt dikush, i çon duart mbi (në) dikë dikush;i (ia) heq një dajak (një dru) dikujt dikush; e heq dajak dikë dikush; i heq dru dikujt dikush; i hyn dorë dikujt dikush; i hyn (në) dajak dikujt dikush; i hyn me dru dikujt dikush; i hyn llos dikujt dikush; i (ia) jep një dackë (një dajak, një dru, një kopaçe) dikujt dikush; i jep dajak (dru, kopaçe, llos) dikujt dikush; i jep dajak e kërbaç dikujt dikush; i (ia) këput një dackë dikujt dikush; i kthen dorë dikujt dikush, i (ia) kthen dorën dikujt dikush;ia lëmon kurrizin dikujt dikush; lëshon dorë mbi dikë a kundër dikujt dikush;i mëshon dorës dikujt dikush; ngre dorë mbi. (në) dikë a kundër dikujt dikush, e ngre dorën mbi (në) dikë a kundër dikujt dikush; sjell (në) dru mbi (në) dikë dikush; shtie dorë mbi dikë dikush; e shtie ndër (nën) dru dikë dikush; ia vesh një dackë dikujt dikush; i (ia) vë dajakun dikujt dikush; vë dorë mbi dikë dikush, i vë dorë dikujt dikush;i vë (drunë (drurin) dikujt dikush; i vë duart mbi dikë dikush.2. met. e qorton, e kritikon dikë dikush për një gabim, faj, për një veprim, për një punë jo të mirë a të pahijshme. S.i bën një dush dikujt dikush; i bie çomange dikujt dikush; ia curron veshët dikujt dikush; i (ia) heq një dajak (një dredhë, një dru) dikujt dikush, i heq dru dikujt dikush;i (ia) heq një dhëmb dikujt dikush;i (ia) heq veshët (veshin, vëmendjen, vërejtjen) dikujt dikush, i heq vërejtje dikujt dikush; i (ia) jep një dajak (një dru, një kopaçe) dikujt dikush; i jep dajak (dru) dikujt dikush; i jep një dush dikujt dikush;i jep dush dikujt dikush;i jep kopaçe dikujt dikush; e kap nga (për) veshi dikë dikush; ia ngreh veshët dikujt dikush; ia shkul veshët (veshin) dikujt dikush; ia tërheq veshët (veshin, vëmendjen, vërejtjen) dikujt dikush, i tërheq vërejtje dikujt dikush; ia zgjat veshët (veshin) dikujt dikush; e zë nga (për) veshi dikë dikush
*11253.I (IA) JEP NJË DACKË dikujt dikush fr.fol.,fj.- 1. e rrah dikë dikush, e shpullon dike dikush.- Ajo e shkreta më rrëmbente, e në vend që të më jepte ndonjë dackë, më shtrëngonte në gji. (SS-F f. 31). S. shih sin: i (ia) heq një dackë dikujt dikush. 2. i jep një goditje të mirë dikujt dikush T‘ u japim një dackë protestanëve të vrenjtur. (FN-TL f. 31).S.i jep një mësim të mirë dikujt dikush
11254.I (IA) JEP NJË DACKË TË MIRË dikujt dikush fr.fol.,meton.- 1.e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush, e rrah keq, mirë dikë dikush. (FIA-FSHS f. 165, VK-FSHF f. 77). S.shih sin: e bën adalet dikë dikush.2. e qorton, e sulmon, e kritikon ashpër, rreptë, rëndë dikë dikush. (JTH-FFGJSH f. 181). S.shih sin: e bën bërdoz dikë dikush
11255.I (IA) KËPUT NJË DACKË fr.fol.,fj.- e rrah dikë dikush, e shpullon dikë dikush. (ZS f. 246).S. shih sin: i (ia) heq një dackë dikujt dikush
*11256.MERR DACKË dikush fr.fol.,fj.- , rrahet dikush., shpullohet dikush .-Por, meqenëse i ati nuk i kushtonte fare kujdes, ç’ të bënte që të kujtohej i ati se edhe ai ishte aty? Posa që tregoi këtë, mori dackë. (p.a. te: R, 19.VIII
11257.IA VESH NJË DACKË dikujt dikush fr.fol.,fj.-e shpullon dikë dikush, e rrah dikë dikush . (ZS f. 229). S. shih sin: i (ia) heq një dackë dikujt dikush
DAÇ
*11258.NË DAÇ... NË DAÇ – fr.lidh.- qoftë , daç. (FGJSSH f. 283). -Mos mendo i dashuri mik djaloshar se dënoj çdo orvatje përtëritjeje letrare në daç kah ana e përmbajtjes, në daç kah ana e trajtës. (EKO-KE f. 310).
DAD/Ë-A
11259.S’ E KA DADË dikë dikush fr.fol., iron.- s’ është i vogël dikush që të zbatojë vetëm udhëzimet, urdhrat, këshillat a porositë e më të moshuarit. (FGJSSH f. 283).
11260.TË PUTHË DADA NË SHTEG TË BALLIT fr. fol.,iron.- u lamë bashkë, nuk ke ç’ merr, mos prit gjë, mori fund me kaq. (PETZE-FSHFRR f. 49).
11261.I RRI SI DADË dikujt dikush fr.fol.,meton.,krah.-kujdeset në mënyrë të tepruar për dikë dikush, duke mos e lënë t’ i bëjë vetë as gjërat më të vogla. (FGJSSH f. 283, 1702). S.shih sin: i rri akrep dikujt dikush
11262.SHUMË DADA,DJALI QORR fr.proverb.,iron.- ku ndërhyjnë, ku përzihen shumë veta në një punë, e prishin në vend që ta ndreqin atë ,kur përzihen, ndërhyjnë shumë vetë në një punë, ajo mbetet e mangët, me të meta, me mungesa të dukshme (FUSH f. 189, EQSHI f. 154). S.shih sin:shumë babo e mbysin fëmijën
DAFIN/Ë-A shm.DAFINA-T
11263.DAFINË DETI fr.em., bot.- landër. (FGJSSH f. 283).
11264.DAFINAT E LAVDISË fr. em. ,ftill.- fitoret e lavdisë. (VK-II f. 591).
11265.E DIELA E DAFINAVE fr.em., fet.,vjet.- e diela një javë para pashkëve. (FGJSSH f. 283, 1021). S.e diela e larit (e luleve)
*11266.FLE MBI DAFINA dikush fr.fol., iron.- bie në qetësi e shkujdeset pas arritjes së një suksesi, të një fitoreje etj. dikush, është i vetëkënaqur dikush, e deh lavdia, suksesi dikë dhe nuk punon e nuk orvatet më tej për të arritur suksese, vetëkënaqet dikush. (FGJSSH f. 283,628,2232, EQSHI f. 227).- Ndikimi shtazarak i agallarëve … tek fashizmi është akoma i madh, bile shumë i madh! Prandaj mos flini mbi dafina, vëllezër…(PI-P f. 105).S.shih sin:rri çlirë (t), çliruet dikush
11267.KURORË DAFINE, KURORË E DAFINËS fr.em.,met.-1. mirënjohje. 2. lavdi, fitore, sukses i madh. (FGJSSH f. 283, FIA-FSHS f. 165).
11268.MBULOHET ME DAFINA dikush fr.fol.,met.- mbulohet me lavdi dikush, arrin sukses të madh dikush, bëhet i famshëm dikush. (VK-II f. 591). S.shih sin: merr bujë dikush
11269.PREHET MBI DAFINA dikush fr.fol., iron.- bie në qetësi e shkujdeset pas arritjes së një suksesi, të një fitoreje etj. dikush, është i vetëkënaqur dikush, e deh lavdia, suksesi dikë dhe nuk punon e nuk orvatet më tej për të arritur suksese, vetëkënaqet dikush. (FGJSSH f. 283,628, 2232, EQSHI f. 227). S.shih sin:rri çlirë (t), çliruet dikush
11270.I STOLISUR ME DAFINË fr.mb.,met.- i kurorëzuar me lavdi, me sukses të madh, me fitore. (VK-II f. 591).
11271.E ZË GJUMI MBI DAFINA dikë fr.fol., iron.- bie në qetësi e shkujdeset pas arritjes së një suksesi, të një fitoreje etj. dikush, është i vetëkënaqur dikush, e deh lavdia, suksesi dikë dhe nuk punon e nuk orvatet më tej për të arritur suksese, vetëkënaqet dikush. (FGJSSH f. 283, 628, 2232, EQSHI f. 227). S.shih sin:rri çlirë (t), çliruet dikush
DAFRUNG/Ë-A
11272.BËN DAFRUNGË TË MADHE dikush fr.fol.,ftill.- e kalon duke kënduar, duke ngrënë e duke pirë dikush, e kalon kohën në gosti e me qejfe dikush duke e tepruar me të ngrëna e me të pira, jepet shumë pas hajes e pijes dikush, bën shpenzime të tepruara dikush në gosti e në dasmë, bën shpenzime të mëdha në një darkë dikush, bën gosti të rrallë, solemne dikush, bën gosti të pasur me të ngrëna e me të pira të shumta dikush. (FIA f. 345). S.bën danam dikush, e bën danamin dikush; bën donoma dikush; bën darkë të madhe dikush
11273.E ÇON (E KALON) DAFRU-NGË dikush fr.fol.,fj.- argëtohet dikush duke kënduar, duke ngrënë e duke pirë, e çon, e kalon shumë mirë, e kalon sa s’ ka më mirë dikush, e kalon me të ngrëna e me të pira dikush, shabakohet, zdërhallet dikush. (AXH-XLV f. 141,FGJSH f. 71, FGJSSH f. 284, VK f. 121-2, VK-II f. 503, EQSHI f. 159). S.bën dajre dikush ; e bën kokrrën e qejfit dikush ; e çon punë e madhe dikush ; e çon (ia çon) rrompallë dikush ; e kalon (ia kalon) llonxhë (rrompallë) dikush ; i rrahin dajret për katër (shtatë) palë qejfe dikujt
11274.ME DAFRUNGË TË MADHE fr.ndf., fj.- me salltanet, me luks, me madhështi. (AXH-XLV f. 141).
DAH-U
11275.JEP DAH (zjarri) fr.fol.,id.- liron të nxehtë të madh, të vrullshëm (zjarri). (BQ-DSH).
11276.I JEP DAH (zjarri) diçkaje fr.fol.,id.- e nxeh shumë (zjarri) diçka. (BQ-DSH).
DAHIL
11277.I BIE DAHIL dikujt dikush fr.fol.,id.- fr.fol., iron.-.i përkulet, i gjunjëzohet, i (nën) -shtrohet dikush dikujt. (BQ-DSH). S.shih sin: i bën aman dikujt dikush
DAHIR/E-JA
11278.BËHET DAHIRE dikush fr.fol.,met.- dobësohet shumë, pa masë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
E BËN DAHIRE dikë sëmundja fr.fol.,id.- e dobëson shumë, pa masë dikë sëmundja (BQ-DSH). S.shih sin : e bën asht dikë sëmundja
DAHL/E-JA
11280.BËN DAHLE dikush fr.fol.,id.-përpiqet, mundohet, orvatet dikush. (HKR te : PËR nr. 6/
11281.IA BËN DAHLEN diçkaje dikush fr. fol.,id.- e ka për qëllim diçka dikush, e synon diçka dikush. (FIA-FSHRR f. 78). S.shih sin : i rrah çekani diku a te diçka a dikush dikujt
DAI-JA
11282.BËHET DAI NË XHEP TË HUAJ dikush fr.fol.,iron.- mburret, bëhet bujar me paratë a me shpenzimet e tjetrit dikush. (PETZE-FSHFRR f. 49). S.bujrum në odë të mixhës
DAJAK-U
*11283.I BIE (NË) DAJAK dikujt dikush fr. fol. , meton.- e rrah dikë dikush.- Jam shqiptar me gjuhë e fis. Por edhe kur shtrirë në sakak,/ e duke i rënë ishin në dajak. (GJF-LM f. 470). Sepse, pa pikë të fajit/ i pat rënë dajak. (ADE-ZL f. 66).S.shih sin: i heq një dackë dikujt dikush