| E diele, 20.06.2010, 04:58 PM |
SHQIPTARI BEKIM FEHMIU-ARTIST- DHE SHQIPTARËT SI KOMB A ISHIN BASHKË ?
Më i madhi artist shqiptar i kohrave
Nga Xhevat Rexhaj
Të merresh me tema të ndryshme në ditët e sotme kur jetojmë si shtetas të lirë të Republikës së Kosovës në veqanti, dhe si shqiptarë në përgjithësi nuk është e lehtë. Për këtë duhet ose të jesh realistë dhe i drejtë ose të jesh i varur nga mendësia e jonë ende naive dhe primitive për rrethanat dhe kushtet kur jemi duke jetuar. Kjo vjen nga fakti se ne shqiptarët fatkeqësishtë ende jetojmë me stereotipe dhe mentalitete jo vetëm ballkanike por thjeshtë të ndryshkura nga e kaluara e jonë jo e mirë në të gjitha sferat jetësore që i patëm.
Ne shqiptarët që lindem dhe u rritëm pa dëshirën tonë në një shtet që ishte njerkë për neve, e patëm fatin dhe fatkeqësin që të ishim pjesë e një shoqërie ku një arritje e vogël e ndonjë shqiptari në ndonjë lami të caktuar jetësore, ishte kënaqësia më e madhe e jona. Ne shqiptarët ishim të lumtur kur ndonjë shqiptarë përfaqësonte emrin tonë në sport, kulturë apo diq tjetër,ne mburreshim ngase ishim të etur që të njiheshim edhe te të tjerët se çfarë vlerash kemi si komb edhe pse të pushtuar nga jugosllavizmi. Gjendja fatkeqësishtë nuk ishte edhe aq më e mirë as në shtetin amë ngase socio-komunizmi enveristë ishte i izoluar toatal nga bota demokratike, dhe populli vuante nga diktatura e egër.
Të gjitha këto ndoshta luajtën një rol në perceptimet dhe orientimet tona se çdo gjë çka ishte e lidhur me jugosllavizmin ishte jo shqiptare, pra ishte thjeshtë serbe, dhe se edhe ata shqiptarë që korrnin suksese të ndryshme në arenat e atij shteti dhe në arenat nderkombëtare, nuk duhej të përfilleshin, ngase kinse nuk përfaqësonin emrin shqiptarë por diç tjeter?
Ne shqiptarët aso kohe dinim pak ose hiq se një femër me emër dhe mbiemër shqiptare ishte nder gratë më të njohura në botë, Gonxhe Bojaxhiu-Nanë tereza, ne shqiptarët kishim Rifat Gjotën e Madh, ne kishim A. Salihun,Xh. Pecin,N. Gashin,M. Bogujevcin boksier të gjithë me renome nderkombëtare,F. Vokrrin,Xh. Muriqin, Xh. Prekazin,K. Shalën, futbollistë me namë nderkombëtar, kishim profesor dhe shkencëtar me referenca nderkombëtare, kishim njerëz të shumtë të artit dhe kulturës e sportit që ngritën emrin e shqiptarit në piadestalin më të madh të mundshëm edhe pse rrethanat politike nuk i favorizonin ata, por ata u tregonin gjeneratve të ardhshme se kombi duhet me vepra e jo me fjalë. Të gjithë këta dhe mijra të tjerë ishin luftëtarë të denjë të qeshtjesë kombëtare, këta më shumë se të tjerët luftën e bënë me mjete demokratike dhe me zell të madh për emancipimin dhe ardhmërinë e shqiptarëve. Të tillët edhe nëse ne duam ti harrojmë nuk i harron historia ngase ishin pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare edhe pse nënë pushtim politik.
Në gjithë këtë vorbull paragjykimesh tona ne ende nuk po mund të krijojmë ndjenjen e të dashurit dhe të respektit tonë ndaj vlerave madhështore që dha kombi ynë në përgjithësi e individët në veqanti. Populli shqiptarë kishte artistë të mëdhenjë, A. Shalën, F. Begollin, Xh. Qenën, H.Shehun e qindra të tjerë të cilët formuan dhe zhvilluan artin, teatrin dhe filmin kosovar-shqiptarë, vetëm ata e kanë ditur se si ishte të punohej dhe të mendohej shqip atyre viteve dhe dekadave. Po ato vite kishim doajenet e teatrit dhe filmit me permasa të mëdha edhe nderkombëtare, Enver Petrovcin e madh dhe të papërseriturinë, të ndjerin tani më, Bekim Fehmiun. Po, par dy ditësh Bekimi ia mori jetën vehtes, Bekimi ndërroi jetë dhe shkoi në amshim, po Bekimi jetoi dhe punoi në Beograd, kishte gruan jo shqiptare, ka dy djem Hedonin dhe Uliksin por mbiemrin e kanë shqiptarë-Fehmiu. I madh ishte Bekim Fehmiu, më i madh se Jogosllavia e athershme, i fortë ishte Bekim Fehmiu më i fortë se ai shtet, i menqur ishte Bekimi më i menqur se rrethanat politike të pafavorshme për te dhe shqiptarët, artistë i madh ishte Bekimi më i madh se të gjithë artistët e atij shteti, shqiptarë ishte Bekimi se gjakun dhe emrin e kishte shqiptarë më i madh dhe më i fortë se shumë shqiptarë të tjerë patriot të vetëquajtur, Bekimi ishte vetë madhështia e të qenit shqiptarë.
A e njifshim ne Bekimin, po, a e donim ne Bekimin ,po, a e çmonim ne Bekimin jo?! Nuk e çmonim sa duhet ngase ai jetonte në Beograd, kishte tjeter grua dhe për ne ishte i huaj? Koha e hanë kashtën thotë populli, zhvillimet politike të athershme sollën ndarje edhe më të mëdha ndaj nesh e Bekimit,ne mundoheshim me mjetet tona të çliroheshim nga okupimi ndersa Bekimi tani më i ndjerë kishte metodën e vetë të ndihmës për çlirimin e Kosovës, ai qysh me 1987 pas kongresit të shkrimtarëve të ish Jugosllavisë në Novi Sad kur i Madhi i kombit Dr. Ibrahim Rugova iu tha mjaftë më serbëve, dhe shkatërroi shoqatën e athershme , duke u thënë serbëve se Kosova do pavarësi, Bekim Fehmiu nderpreu aktivitetin e tij nga artisti në shenjë proteste të shovenizmit serb kundër shqiptarëve, a nuk është kjo madhështi kur një njeri i tillë si Bekimi ndermerr kësi hapi, po ishte. Po çfarë bëmë ne shqiptarët për Bekimin asgjë, e harruam e lamë të vetëm në greminë, e hudhëm si dijmë vetëm ne shqiptarët të i hudhim vlerat, mbaroi lufta dhe ne Bekimin e harruam krejtësishtë, ne i duheshim atij ngase edhe ai na duhej neve më shumë. Bekim Fehmiu nuk ishte patriot me bateria, nuk ishte popullist, nuk ishte fjalamanë ai ishte artistë dhe ishte me gjak e me zemër shqiptarë, ai nuk ishte as Ali Shukri e as Sinan Hasan pro serb, jo ai ishte vetë shqiptari që jetoi dhe punoi si shqiptarë duke ia rritur emrin kombit.
Vdiq Bekim Fehmiu, mjetet tona të informimit e jepnin lajmin diku nga fundi, politikajt pritnin se kush i pari do thotë diçka nga frika e njëri tjetrit, u treguan të vegjël dhe të dobët këta politikanca kosovar, ngase e dinin se Bekimi ishte më i madh se ata, dhe se ishte më kombëtar se ata, Bekimi nuk vjedhi dhe nuk vrau shqiptarët, Bekimi nuk bëri korrupcion dhe kriminalitet në kurriz të popullit, Bekimi nuk iu nënshtrua diktatit politik të politikuajve tanë por mbeti ai që ishte, i Madh si artist dhe i Madh si shqiptarë. Ku mbeti Ministria e Kulturës e kulturashit politikan L. Haziri, mbeti aty ku e ka vendin në marrinë e strofullit të vetë, se çka din dhija çka tagjija, thotë prap populli, aq din edhe mozomakeqi, Luta i kulturës.
Rrallë lindin njerëz të mëdhenj, ata meritojnë kujtesen tonë të përhershme, i tillë ishte Bekim Fehmiu, artisti më i famshëm shqiptarë i të gjitha kohrave, të vegjël jemi ne karshi veprës së tij ngase ma shumë e çmoi bota artëdashëse sesa ne shqiptarët, bashkëkombësit e tij, ndoshta do e respektojmë më shumë pas vdekjesë së tij se kështu e kemi adet ne shqiptarët. Ishte shumë me rëndësi të lexohej intervista e djalit të tij Hedonit, ku ai tregoi prejardhjen prej gjyshit e sot, Familje e shkolluar dhe familje me veti vërtet shqiptare, ai tregoi konkretishtë se çfarë domëthenje kishin emrat e fëmijëve të familjesë Fehmiu, andaj edhe fëmijët e tij kanë gjak shqiptari, se baba është trungu i familjesë themi ne shqiptarët, e kemi detyrim që edhe fëmijët e tij të i nderojmë, së paku.
Shpirti i Bekim Fehmiut do të jetë në Prizren, në kryeqytetin e shqiptarëve ngase Bekimi ishte kryevepra e artit shqiptarë.