| E diele, 20.06.2010, 07:58 PM |
LUFTA E SERBËVE PËR KOSOVËN SI LUFTA E DON KISHOTIT ME MULLINJTË E ERËS
Nga Halit Bogaj
Vocrraku kosovar Bogdanoviq, I cili akoma është duke marrë rrogë të majme kinse’’Në mbrojtjen e Kosovës’’, çdo ditë e më tepër është duke u bërë më qesharak me deklaratat e tij budallaqe të cilat nuk kanë krrëfarë peshe dhe nuk zënë vend askund..’’Mrgaritari’’i tij I fundit ishte se ‘’Piter Fejt nuk paska guxuar të toshte se pas përfundimit të Gjykatës së Hagës përkitazi me ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës’’,Kosovën do ta pranojnë edhe shumë shtete të tjera të botës.Ishte hidhëruar I mjeri pa masë kur e kishte dëgjuar Fejtin , prandaj revoltimi I tij I pakontrolluar e kishte shëndrruar në një person pa fije truri thuajse Piter Fejt paska ardhur në Kosovë me lejen e Bogdanoviqit dhe se tani nuk po guxojka fare të deklarojë asgjë në favor të Kosovës!!!Vërtet është shumë e çuditshme dhe për t’u shënuar në libër të Ginisit se çka janë në gjendje të flasin serbët rreth dhe për Kosovën, duke rënë në nivel që të bëhen edhe më qesharakë çdo ditë e më tepër .Gjithashtu një ditë edhe Jeremiqi e pranonte dhe thuajse tani e paska kuptuar se Kosova është duke e fituar betejën e saj në përkrahje të mëtejme rreth Pavarësisë së saj dhe se/edhe këtë e paska kuptuar tani/ ajo rreth vetes I ka shtetet më të fuqishme të botës kurse vendi I tij ato të dobëtat!Edhe kjo më në fund I kishte rënë në mend dhe ishte çdehur dhe çlodhur nga vrapimet e tij nëpër botë për ta penguar Pranimin e Pavarësisë së Kosovës kudo që kishte shkuar.Pra humbjen definitive të Kosovës e kishte pare edhe radikali më I madh/Jeremiqi/ por akoma nuk po e sheh vocërraku tjetër/Bogdanoviq/ I cili nuk mund të bëjë ballë ta dëgjojë Pietr Fejtin se si po I tregon gjithkujt se gjërave po u vie fundi dhe po arrijnë momente të tjera kur njëherë e përgjithmonë duhet të rrumbullakësohet çështjae e Kosovës e cila do të pranohet si shtet edhe në Organizatën e kombeve të bashkuara . dhe më në fund të hiqet nga rendi I ditës si njëri ndër problemet kryesore globale.
Si duket Jeremiqi e ka hetuar se