| E shtune, 19.06.2010, 06:58 PM |
Nga promovimi i vepres se Imzot Mirdites...New York...podiumi ..Dom Marjan Paloka, Bardhyl Ukcamaj, Imzot Rrok Mirdita, Sami Repishti, Dom Pjeter Popaj, Lek Perlleshi...
Prezantim i vepres se Imzot Rrok Mirdites ne
Recension nga Sami REPISHTI i vepres se Imzot MIRDITES
Imzot Rrok Mirdita, “Per nje Shqiperi me Zotin…” v.I,II,III (
(Fjale e mbajtun ne Qendren “Nane Tereza” prane Kishes Katolike Apostolike Romane Shqiptare “Zoja e Shkodres”
------------------------
Shkelqesia Juej Imzot Rrok Mirdita,
Argjipeshkev Metropolitan i Diocezes Tirane-Durres (Shqiperi),
Shume te nderuemit Dom Pjeter Popaj, dhe Dom Marian Paloka;
Klerike te dashtun,
Z. Ukcamaj, moderator i ketij tubimi
Vellazen e motra
Miredita!
Ashte nji nder per mue me qene ne kete tubim per promovimin e librit me randesi te vecante per te gjithe: botimin prej tre vllimesh “Per nje Shqiperi me Zotin …” te Imzot Rrok Mirdites, botue ne
Si HYRJE deshiroj te tham se jam vecanerisht i gezuem qe me jepet rasti me fole si ish i burgosun politik, kundershtar i rregjimeve totalitare dhe sidomos i rregjimit kriminel komunist. Kam jetue ditet e veshtira te persekutimit barbar te popullit tim shqiptar, dhe ne rradhe te pare te besimtareve, me pikesynimin e caktuem te vrasjes tyne shpirtenore e fizike. Ne qelite e erreta ku mshehej krimi, larg nga syte e botes, kam pa me syte e mi, kam ndigjue me veshet e mi, dhe kam preke me doren teme kete persekutim dhe rrjedhojat e tia. Prandej, e quej veten deshmitar okular.
Kam deshmue vuejtjet e klerit katolik shqiptar, rezistencen e tyne dhe heroizmin qe e ka karakterizue per dekada me rradhe. Ajo qe me ka lane pershtypjen ma te forte ka qene gjendja e tyne jashtezakonisht e veshtire: ne nji bote thellesisht anmiqsore. Ata kane qene pa asnji mbrojtje. Fatmiresisht, edhe pa kompleksin e fajit…!
Kjo pafajsi e tyne, e deklarueme sa here qe ashte paraqite rasti, i bante ata viktimat ma te dhimbeshme dhe ma fisnike njikohesisht. Bindja e tyne ne drejtesine e kauzes se krishtene - dhe te nji Shqipenie me Zotin - dhe vendosmenia e tyne me perballue cdo vuejtje, cdo sakrifice, qe kerkohej per ruejtjen e kesaj bindje, kane qene fenomene te rralla guximi civil dhe vlera ekzistenciale per ruejtjen e identitetit dhe integritetit vetiak e fetar. Dhe ma ne fund, ata triumfuen!
Nji fat i mire me ka dhane mundesine me mbijetue e me deshmue sot edhe rilindjen e nji shoqenie te re, te lire, e te nji jete me dinjitet per te gjithe ata qe e deshirojne. Sot, shoh frymen e riperterimjes morale te popullit tim, dhe deshmoj edhe rolin vendimtar qe ka zane feja ne kete perterimje. Ashte pothuejse nji mrekulli!
Mbas vdekjes vjen ringjallja! Kjo ringjallje shihet edhe ne zgjimin shpirtenor te popullsise katolike ne Shqiperi me ndertimin e kishave, shumezimin e klerit, deshiren me besue, dhe kushtimin me vepra qe ndihmojne njeriun kudo qe ai shtypet, kudo qe ai vuen, vajton ose kerkon ndihme. Ne qender te kesaj ndermarrje qendron Kisha Katolike Apostolike Romane Shqiptare, dhe kleriket e saj.
Ashte nji ndermarrje e rande, e gjate, e veshtire. Kjo veshtiresi u konfirmue edhe nga Ati i Shenjte, Papa Gjon Pali II , -qe kujtoi kaq shpesh gjenocidin komunist ne Shqipni, e sidomos ate te klerit katolik,- ne prill 1993 kur ju drejtue Imzot Mirdites me keto fjale:
“Tani, te pershendes ty Monsinjor Rrok Mirdita, Argjipeshkev i Durresit dhe Tiranes, qe me zemergjeresi pranove te perballosh sfidat dhe veshtiresite e nje sherbimi baritor me mjaft kerkesa te mundimeshme”. (III,393)
E Imzot Mirdita pergjegji: “Shenjteria e Juaj! Dallimet fetare, ketu ne Shqiperi, fatbardhesisht nuk kane penguar harmonine njeri me tjetrin, as vellazerimin e bashkejtesen kombetare” (I,24) Ashte nji fenomen i vecante qe dy figurat kryesore te historise shqiptare, Skenderbeu e Nane Tereza, simbole te krishtenimit ne Shqipeni, naltesohen ne nji vend me shumice myslimane.
*
Libri qe promovojme sot ashte pershkrimi i perpjekjeve qe Imzot Rrok Mirdita ka ba me plotesue misionin baritor qe i kerkonte zevendesi i Shen Pjetrit ne Kishen e Romes.Ne ato vite te dekades se fundit te shekullit XX, Kisha Katolike dallohej si berthama ma e forte, ndoshta e vetme, e organizueme, e afte dhe e gatshme me ndermarre drejtimin ne procesin e rindertimit moral e shpirtenor te vendit. Prandej vepra e Imzot Mirdites jo vetem qe mirepritet, por ajo festohet si nji ngjarje me randesi ne jeten e popullit tone, e ne rrugen e ringjalljes se tij. Keshtu e shoh une sot!
Ne vitin 2004, dolen dy vllime nga Imzot Rrok Mirdita dhe Imzot Angelo Massafra, Argjipeshkev i Shkodres. Une shkrova ate vit keto fjale:
“.…e pare nga perspektiva e krishtenimit katolik, te dy argjipeshkevit predikojne me bindje dhe zbatojne me kambengulje, frymen e dashunise ne mes te gjitheve, frymen e vellazenimit ne mes te shqiptareve, solidaritetin me te gjithe ata qe vuejne, krijimin e nji atmosfere qe jo vetem lejon, por inkurajon fjalen e lire, mendimin e lire” (ILLYRIA (N.Y.Nr.1317,6-8 korrik
Ne komentimin e nji vepre te shkrueme (ose te nji deklarate gojore) duhen ba tri pyetje:
1) Kush ashte autori qe shkruen (ose flet)?
2) Per cilin (cilet) shkruen (flet) ai ose ajo?
3) Cili ashte mesazhi qe na drejtohet?
1) Autori i librit “Per nje Shqiperi me Zotin…” quhet Imzot Rrok Mirdita. Identiteti i tij ashte: i krishtene, katolik shqiptar, dhe tashti edhe shkrimtar. Funksjoni i tij ashte ai i Argjpeshkvit Metropolitan te Diocezes Tirane-Durres (Shqiperi). Misioni i tij si bari i Kishes Katolike ne Shqiperi ashte ruejtja, perforcimi dhe shperndamja e fjales se Ungjillit ne Shqiperi, simbas tradites se Kishes se Romes.
I derguem ne Shqiperi me vazhdue vepren e Bariut te Amshuem. Imzot Mirdita ashte angazhue qe ne fillim me njohe te verteten dhe realitetin e popullit shqiptar, me njohe shpresat, deshirat e shgenjimet e ketij populli, me njohe kontekstin politik e social ku do te shpallej Ungjilli e do te vepronte Kisha. Ai do te njihej me misionaret dhe punetoret ne
sherbim te fese me qellim “…qe t’i jepet nje fizionomi pranise katolike ne vend”,(I,56) nji akt qe u permbush me ndertimin e Katedrales se Shen Palit ne Tirane (2004).
Natyrisht, ndjenjat e para kane qene dhimbja per vendin e shkaterruem (e Kishen e kryqezueme), dhe gezimi i kthimit ne kete vend, qe fale dashunise qe ushqejme per te, shpresohej me u rindertue edhe ma i bukur. Sepse, shkruen ai: “ Gjate gjithe historise se Shqiperise, Kisha Katolike ashte angazhue ne favor te se mires kombetare, per t’i a bere me te mundur vendit tone dhenien e kontributit te vet per te miren nderkombetare te njerezimit” (III,375)
Vete titulli i librit e tregon kete. Ky qendrim pasqyron rolin e Kishes Universale te Romes. Ketu shihet bariu qe merr persiper “…udheheqjen e jetes se Kishes se rilindur mbas martirizimit ne vendin tone qe gjer atehere kishte qene toke e ndaluar“.(III,393).
2) Per cilin shkruen autori i librit “Per nje Shqiperi me Zotin…”?
Qe ne fillim ai qarteson se shkruen per te gjithe shqiptaret pa dallim si “…bari qe eshte thirrur te kujdeset per popullin qe i eshte besuar”.(I,17) si dhe per te gjithe katoliket qe per 50 vjet te gjata kishin ruejte “tiparet katolike” dhe tani tregojshin fytyra shume te ndryeshme dhe te jepte per ata mesazhin baritor.
Qe ne takimet e para, Imzot Rrok Mirdita kuptoi “…se ne Shqiperi nuk duhet te vija vetem per te shpallur haptas dhe me dashuri te verteten e mohuar gjate, por edhe per te takuar e admiruar te verteten e ruajtur me xhelozi….Ne kete menyre,” shkruan ai, “u qartesuan ne mua dy ndjenja: ajo e dashurise per nje toke te ndaluar per disa dekada, dhe ajo e respektit te thelle ndaj plageve te kesaj toke qe beheshin te dukshme e te prekshme ne historite e njerezve qe takoj”.( I,36 )
Mesazhi i Ipeshkvit te ri ushqehet nga tregimet e atyne qe mbijetuen, e merr formen e dialogut qe sqaron, e njikohesisht sheron, plaget e hapuna thelle.
Dhe, ashte gjithashtu ky dialog qe ndihmon ate “…te nxirrja nga harresa historine e gjalle dhe per nji cast te kujtohesha se ajo qe rregjimi ishte perpjekur te zhdukte, nuk ishte zhdukur, donte te thoshte se nuk bahej histori e re ne Shqiperi pa i bere llogarite me deshmitaret e gjalle. Takimi im me keto deshmitare ishte hir i madh, hir qe bahej angazhim” (I,39) (Theksi im.SR)
Imzot Mirdita shkruen per ata qe jane djegun me ndigjue mesazhin e shpreses e dashunise, te etshem me kuptue thelbin e besimit tyne, dhe me kultivue berthamen e rilindjes se shoqenise se re me bindje e guxim…”pa friken e se rese” qe premtohej. Si apostull i shpreses, ai perserite:”Mos kini frike!”
Flasim per nji vend si Shqipenia ne vitet e para te tranzicionit posa e dalun nga sketerra komuniste, ku gjithcka ka qene e super-politizueme. Edhe mbas ramjes se turpshme te komunizmit, u desh nji proces i gjate dhe akoma i papermbyllun i de-politizimit te institucioneve, ne nje kohe e ne nje vend “…ku zemrat e shume te vuejturve ishin akoma te ngarkuara me meri e zemrime”.(I,59)
Ashte kjo mase amorfe, e hutueme, e zemrueme e ne vorfeni te skajshme qe do te ndigjonte fjalet e tia dhe do te lexonte shkrimet e tia. Ai shkruen sidomos per te rijte qe andrrojshin nji Shqipeni ndryshe, per ata qe nuk arrinin te vinin pyetjen mbi Zotin, por ishin shume te hapun ndaj kujdo qe u fliste per Zotin. Natyrisht, si Ipeshkev, Imzot Mirdita i kushton pjesen ma te madhe te shkrimeve te tia aspektit fetar te misionit tij. Pikesynimi i tij ishte me paralajmerue se “Rruga e Kishes eshte vetem Krishti”. dhe na kujton thanjen e Shen Agostinit:” Eshte detyre e jona ( e klerit katolik) te mos heshtim, por juve (populli) ju takon te degjoni nga shkrimet fjalen e Bariut”.(III,Dedikimi)
3) Cili ashte mesazhi i librit “Per nje Shqiperi me Zotin…”?
Pergjegja: me ba publike “bukurine joshese te krishtenimit”! Nji klerik do te shtonte: mesazhi i autorit ashte perseritja dhe komentimi i shkrimeve te Bariut Universal.
Para se gjithash, kemi vete titullin qe autori ka zgjedhe: “Per nje Shqiperi me Zotin…?. Binomi “Fe e Atdhe” ashte dominues. Na te gjithe e duem Shqipenine, por duhet pyet se c’fare Shqipnie deshirojme te shohim? “Nji Shqiperi me Zotin…” pergjegjet Imzot Mirdita, sepse nji Shqipeni pa Zot e kemi pa, e kemi jetue, dhe e kemi luftue. Prandej, prania e Zotit ashte nji imperativ kategorik.
Personalisht, kam perkrahe tezen se atdheu i im ashte Liria. Nji Shqipeni pa liri ashte nji shkretine, e jo atdheu i im. Per Imzot Rrok Mirditen ashte Zoti. Pa Zotin, Shqipenia ashte nji toke e ndalueme. Nji thanje e krishtene thote: “Ubi Spiritus Domini, ibi libertas”. (Aty ku ashte Fryma e Zotit, aty ashte liria”.Liria ashte guri i themelit per cdo qenie njerezore me dinjitet.
Per Imzot Mirditen, liria ashte sinonim me Frymen e Zotit. “On ne construit pas sur le vide!” thone francezet (Nuk ndertohet mbi boshllek) Sot shteti e shoqenia e re shqiptare kane nevoje per nji gur themeli. Ky gur themeli ashte Zoti, krijues i njerezve te lire. Si krijesa te lira ne kemi mundesi te pakufizueme me ushtrue vullnetin tone ne ndertimin e se tashme dhe te se ardhmes sone. Kjo e tashme dhe e ardhme e jona kerkon qe “…Kisha te promovoje nje shoqeri shqiptare dhe qytetrim drejtesie e dashurie”.(I,94) Dhe porosia e Atit te Shenjte per klerin katolik ne Shqiperi, e Imzot Rrok Mirditen ne vecanti, ka qene qe Kisha “…te jete me e gatshme te ofroje me zemergjeresi ndihmesen e saj, gje qe nuk ka munguar ta beje edhe ne te kaluaren per perparimin shpirteror, kulturor, e shoqeror te kombit shqiptar”. (I,44)
Imzot Mirdita pershkruen kete fenomen te sinergjise se binomit “Fe e Atdhe” me nji liricizem te admirueshem:
“Kisha e katakombeve shqiptare (e shtypun nga tirania komuniste,SR) takohejme Kishen misionare universale ne kete toke kaq te etur per te degjuar lajmin e mire te shpetimit. Me qellim qe kjo Kishe te merrte fizionomine e saj te plote, Ati I Shenjte deshi qe ipeshkevijt e pare te hierarkise se Kishes se Shqiperise post-komuniste te ishin bije te ketij gjaku, dhe te kesaj toke. Keshtu, e vjetra lidhej me te rene, dhe lokalja me universalen”.(I,41)
“Krishtenimi“, shkruente ish kardinali Ratzinger, sot Papa Benedikti XVI, “ nuk ashte nje sistem intelektual, nje pakete dogmash, nje moralizem, por krishtenimi eshte takim, (encounter) histori e dashunise me ngjarjet”. (I,45) Keto “ngjarje” Kisha i ndesh ne histori, ne rastin tone, ne historine e popullit shqiptar. Kemi pase nji histori 50 vjecare rregjimesh totalitare, por tempujt e gjysem-shekulli iluzionesh u shemben pa lane gjurme, “tempuj zotash te rreme”. Nga “hici” qe mbeti mbas kesaj shembje “…lindi nevoja e se rese qe duhej shikue pa frike; atehere, feja doli si keshtjelle mbrojtese e vlerave te kercenuara, ose te humbura, e dha kontributin vendimtar per nji vellazerim human” (I,51) “The brotherhood of man!” Papa Gjon Pali II spjegon:”…Besimi i ciltert nuk i percane njerezit, por perkundrazi, i bashkon me gjithe vecantite e tyre. Sic na meson edhe feja: ne se kemi nji Krijues te perbashklet, qe te gjithe jemi vellezer.” (po aty)
Imzot Mirdita ploteson: “Dialogu nderfetar dhe bashkejetesa paqesore ne Shqiperi nuk kane nevoje per heroj, nuk jane fryt i bisedimeve te bera ne tavoline, dhe as respektim marreveshjesh te firmosuna nga authoritetet e nalta fetare, por jane shprehje e vullnetit te besimtareve per te respektuar besimin perkates qe ne thelb mban mesazhin e shenjtenise se jetes dhe paprekshmenise saj.” (III,345)
Procesi i depolitizimit te shoqenise shqiptare mbas ramjes se turpshme te komunizmit ka qene i gjate. Te moshuarit jane te shastisun nga vuejtja e gjate. Mosha e mesme, e rritur ne nji sistem te mbyllur e aftesi te atrofizueme ne sherbim te sistemit qe e shtypi - si skllavi ne qytetet skllavnuese- nuk kishte mundesi me mendue per nji Shqipeni ndryshe. Rinia ishte premtimi i vetem.
Ne kete gjendje te trazueme, si bari shpirtenor Imzot Mirdta punoi me tregue se garancia e vertete ishte “…ne Kishe me shpalljen e lajmit te mire te shpetimit me Krishtin”. (I,59) Por ky premtim i dhanun duhej ndjeke edhe me vepra per zgjidhjen e problemeve praktike te njerezve…” pa i dhane Kishes pamjen e nji organizate gjigante” (po aty), e shpesh tue lane mbasdore teorite u desht me plotesue nevojet e njerezve.
Keto nevoje kane qene te medha, sepse qytetari shqiptar ashte gjet papritmas perballe mundesise me ba ate qe i ishte ndalue per dekada, dhe njikohesisht i papergatitun me mendue e me vendose , me vetedije te plote dhe me ndergjegje morale, mbi veprimet e veta. Kjo ka sjelle nji coroditje dhe mosbashkerenditje pergjegjsishe qytetare e politike qe, Imzot Mirdita e kuptoi “…se kane lene te hapura plage te renda dhe qe pikojne gjak
akoma“. (I,71)
Nji nder qendrimet e para, perballe plageve te tilla ka qene evitimi i gjykimit per njerezit, dhe per historine e Shqiperise, “…sepse Kisha Katolike nuk bahet gjykatese e askujt. Megjithate, ajo proklamon se nje histori pa Krishtin eshte nje histori e varfer, pa themel te fuqishem, pa burim te pershtatshem freskimi dhe riperteritje“.(I,75) Ai vren me kujdes, dhe arrin ne perfundimin se (sidomos mbas kryengritjes leniniste te 1997-s dhe ekzodit kosovar te 1999-s) ekzistonte tek shqiptaret nji mungese e plote e besimit ne strukturat e organizimit shtetnor “…qe ka per garanci te pazevendsueshme Shtetin“, dhe njikohesisht aftesine e ketij populli me u riorganizue ne situatat e kaosit total. “Ne te dy keto kriza,” shkruen ai,” …kam pase rastin te lexoj shenjat e koherave te reja qe sielleshin rreth Shqiperise“.(I,76)
Ajo qe don te thote autori ashte zgjimi i ndergjegjes ne masat e gjana deri atehere te hutueme nga frika; paralajmerim i diteve te reja.
“Nuk mund te rrijme te kerrusur mbi te kaluaren. E reja troket ne porte. Duhet te kemi guximin t‘i hapim dyert se rese, te lejojme te hyje era e ndryshimeve…”, e si klerik perfundon:
”…Eshte i domosdoshem vleresimi i pasurise shpirtenore akoma te ndrydhur, qe kerkon te clirohet…”(I,330). Dhe urimi i tij: qe
“ Shqiperia te mos ligeshtohet perballe veshtiresive, qe te mos humbe deshiren per gjera te medha, qe te gjej nje drite per te pare shtegun drejt nje te ardhmeje me te mire…ne te cilen nuk duhet t‘i leme vend armiqsise“.(I,340)
Kerkohet ndertimi i nji shoqenie shqiptare.ku ne qender te vemendjes te jete njeriu, indiv idi, qytetari, pa kercenimin kunder lirise dhe dinjitetit te secilit; kerkojme njeriun te lire nga frika, te lire nga uria! Historia na meson, shkruen ai, se …”ne se rendesia e Shtetit dhe e shoqerise theksohet ne dem te qytetarit dhe pavaresisht nga ai, kjo shpie ne diktature e shtypje”. (I,397) Prandej nuk ashte “Shteti” ai qe ban qytetarin e lire, por ashte qytetari i lire ai qe formon nji shoqeni - ose shtet- te lire.”Njeriu vjen para shtetit”. qortonte Papa Leoni III (Enciklika Rerum Novarum)(1891)
Ky shqetesim i Imzot Rrok Mirdites, qe rrjedh nga skenaret e dhimbshem te shekullit te pergjakshem XX, i ngall atij shpresen “…e vetmja qe meriton shikimin e vemendjen tone“. “Le te jete ky skenari i Shqiperise se ringjallur…” uron ai (I,38) Altari i Hyjit dhe tempulli kombetar kane qene te pandame dhe kane lidhe kulturen kombetare me ate perendimore. Tog-fjaleshi “Fe e Atdhe” ka qene ushqimi i shume brezave shqiptare. Si rrjedhim, titulli “Per nje Shqiperi me Zotin…” inkuadrohet racionalisht dhe emocionalisht, ne rrugen e para-ardhesve te tij. Natyrisht, ipeshkvi katolik, si misionar i Kishes ne Shqipeni, nuk mund te pranoje “…nji Shqiperi pa kishen katolike. Ajo (Shqiperi) do te ishte e shperfytyruar”. (I,37)
Shqiptaret kane pa fytyren e komunizmit ateist, dhe e kane luftue ate. Ata jane te etshem per lirine e individit si themel te shtetit shqiptar demokratik e perendimor si dhe nji
shoqeni te qytetnueme. Tolerancen qe i mungonte -dhe i mungon akoma sot Shqipenise- Kisha katolike e sheh vetem ne pranine e Zotit ne jeten e shoqenise shqiptare. “…Ne kemi nje Krijues te perbashket, te gjithe jemi vellezer” shkruen ai, si jehone e thirrjes se Atit te Shenjte. Ne kete fryme, bashkepunimi me besimtaret jo katolike ashte nji imperativ per shoqenine shqiptare, sot edhe ma shume, sepse ne Shqipeni vashdon te abuzohet feja, e te krijohet anmiqsia. Autori ashte i shqetsuem sepse,
“…Hyji ashte debuar ne menyre te paskrupullt nga ndergjegjet qytetare… si rrjedhim i materializmit te plote te jetes se qytetareve qe kerkon zoterimin e te mirave
materiale ne kurriz te ndergjegjes se ngritur, dhe frymes qytetare te vellazerimit ne mes te njerezve”. (I,360)
Keshtu, edhe keshilla “Le t’a duam kete toke!” Ai uron “…te shikoje Shqiperine si nje popull qe kapercen pragun e shpreses, qe po kthen fleten ne librin e historise se vet per te shkruar nje faqe te re”. (I,349) Ai shton, “Edhe nje here na eshte dhene mundesia dhe sfida per te perballuar ceshtjen e paraqitjes sone ne tryezen e popujve qe ecin mbi gjurmet e krishtenimit, me dinjitetin e atyre qe kane akoma dicka per t’i thene bashkekohesise”. (I,377) Dhe keto gjurma na lajmerojne, sic e thekson Papa Gjon Pali II :
” …Beni cdo gje qe eshte e mundur per te gjetur rrugen e pajtimit dhe te faljes. Eshte nje rruge e veshtire, por e vetmja qe ju lejon te shikoni te ardhmen me shprese per ju, femijte tuaj, vendet tuaja, dhe njerezimin mbar“.(I,381)
Shkrimet e Imzot Mirdites jane nji thesar i vertete per theksin mbi problemet shoqenore dhe i keshillave baritore per t’i tejkalue ato:. familja, qeliza themelore e shoqenise, rinia, grueja, shpesh here e keqtrajtueme ne shtepi e ne shoqeni, marredhanjet nderfetare, gjakmarrja, korrupsioni. divorci, aborti, prostitucioni dhe shfrytezimi i femijve pa mbrojtje e tjera. “Atyre qe thone se gjakmarrja eshte nder, -shkruen ai, dua te ju them sot se ajo eshte turp!”. Kjo ashte shprehja e kujdesit dhe besnikerise se Kishes ndaj njerezve, krahas besnikerise ndaj Zotit.
Imzot Mirdita fton te rijt e te rejat shqiptare:
“Le te fillojme te duam kete toke, per ta bere ate me te bukur. Dashuria e vertete nuk shkon ne kerkim te se bukures, por angazhohet per te bere te bukur cdo gje…Qendroni ne kete toke, sepse ajo ka nevoje per ju…! (I,174)
Problemet qe perballon Kisha Katolike jane zakonisht situata ku Shteti nuk permbushe detyrimet e tia te percaktueme me ligje. Kisha nuk mund te rrije duer kryq, vrojtuese e heshtun e vuejtjes, vorfenise, smundjes, shtypjes. Kjo besnikeri nuk i lejon Kishes, ne asnji rrethane me ba kompromis me Shtetin uzurpues. Nji kompromis i ketill do te ishte vdekje per Kishen, sepse do te ishte mohimi i besnikerise ndaj Zotit dhe krijeses Tij.
Ne prill 1993, tue fole ne Sheshin Skenderbeu, Papa Gjon Pali II tha:”
“Kisha sigurisht nuk harron se misioni i saj eshte kryesisht fetar, dhe do te kete shume kujdes qe te mos hyje ne ceshtje thellesisht politike, …por ajo do te ofroje ndihmen e vet, qofte me pjesemarrje ne pune te institucioneve te veta, qofte mbi te gjitha me mbeshtetjen e vet te nje humanizmi te vertete, i cili e ngren personin, i pare ne driten e Zotit dhe i perfshire ne te gjitha masat, ne qender te cdo projekti ekonomik, social e politik”. (I,42)
Kjo spjegon edhe qendrimin e Kishes Katolike Shqiptare gjate diskutimit te ligjit per financimin e institucioneve fetare. Ky qendrim ka dy arsyetime:
a) Kisha katolike mbeshtete misionin e saj jo mbi fondet, aq ma pak mbi fondet publike, por mbi besimin ne Zotin, dhe mbi dashunine per njerezit qe frymezohen nga besimi; dhe
b) …Kisha katolike do te deshironte qe ceshtja financiare te zgjidhej me ane te nje marreveshje dy palesh me Shtetin Shqiptar e Seline e Shenjte.” (III,468) Nji shuplake per injorancen qeveritare!
*
Shkelqesi, Ma ne fund, si ish i burgosun politik, deshiroj me ju falenderue per homazhin prekes qe keni ba ne respekt te ish viktimave politike te viteve te terrorit te kuq ne Shqiperi. Ju shkrueni se “…Kisha katolike martirizimin e saj nuk e perjeton si tragjizem, por si deshmi ndaj se vertetes”.(III,378) Na, laiket, viktima te terrorit komunist e perjetojme si tragjedia e nji populli te pafajshem, dhe se bashku me Kishen Katolike, edhe si “deshmitare ndaj se vertetes” -megjithese jo per te gjithe hyjnore - nji e vertete qe na pasunon me kambengule per nji besnikeri ndaj vetes, si qenie njerezore te lindun te barabarte ne liri dhe dinjitet.
Shkelqesi, pershendesim mendimin tuej se “…ne qender te vemendjes sone duhet te jete njeriu, njeriu si i tille, ne vetevete, dhe ne menyre te vecante ne rrethanat historike-shoqenore, kulturore-fetare” (I,396) dhe se duhet te kuptojme:
a) te kaluaren si vend i plageve te hapura qe kerkojne sherim;
b) te tashmen, si vendi i dashurise qe kapercen dhembjen e plageve te kaluara me fuqine e faljes dhe pajtimit; dhe,
c) te ardhmen si koha ne te cilen pasardhesit tane do te gezojne frytet e pajtimit (I,403)
Ju shkrueni mbi “Realitetin e historise” me rastin e librit te Dr.Pjeter Pepes se “…ai na paraqet ne tere lakuriqsine e tij absurditetin e nje sistemi qe kishte vendose t’i shkonte gjer ne fund procesit te varferimit shpirteror te nje kombi “(III,374) dhe luften kunder prirjes te lihet e kaluemja e jone tragike “gjithenje e me shume ne harrese”. Ju na informoni se “e tashmja nuk eshte mbylle ende, dhe nuk mund te mbyllim lehte llogarite me te shkuemen e afert”. (po aty) Plaget tona jane akoma te hapuna. Ashtu ashte!
Dhe shtoni: “Sa krenare duhet te jemi per ata qe u japin ze te pazeve.”
Shkelqesi, ne emen te ma shume se 6.000 viktimave te pafajshme, te pushkatueme , te varuna ne litar ose te vdekuna ne torture, te ma shume se 26.000 te burgosunve politike te torturueme barbarisht e te denueme me vite te gjata ne burgjet komuniste, ne emen te ma
shume se 15.000 familjeve te internueme ne kampe te cfarosjes -shumica pleq, gra e femije -( tue perfshi edhe nanen time plake, motren dhe vellaun femi) -
Ju lutemi kujtoni viktimat ne lutjet e jueja, ndihmoni ata ne sherbimet e jueja bamirese, dhe ndihmoni ata, ose ato, qe bajne perpjekje serioze me thye murin e harreses e me hjedhe driten e diellit mbi krimet komuniste, me qellim qe te mos perseriten ma ne atdheun tone te perbashket sepse “rregjimi komunist nuk mund te quhet thjeshte nje aksident i hidhur historik”….
Tue fole ne Asamblene e Perfaqesuesve te Besimeve Botenore ne Assisi Itali (Janar,2003) Papa Gjon Pali II tha: “ Kurre me dhune! Kurre me lufte! Kurre me terrorizem! Ne emen te Zotit cdo fe te sjelle mbi toke drejtesi, dhe paqe, falje, jete e dashuni!” (I,385)
Kete optimizem te Atit te Shenjte, Imzot Mirdita e transpozon ne pritmin e atdheut shqiptar.
“ Eshte endrra e femijve tane qe merr tingull, eshte shpresa e tyre per nje bote me te mire, qe do te kumboje duke zgjuar ne qeniet tona me ritmet e saj vetedijen e nje dhurate te humbur, por qe perseri do te na behet dhurate. E ky tingull eshte sfide sfide qe ne vjen prej atyre, ne duart e te cileve duhet te dorezojme te ardhmen”.
(I,379)
Nji bote pa dhune, pa lufte, pa terrorizem per brezenine e re! Amen!
*
Asnjeni nga ne nuk ashte pergjegjes per krimet komuniste ne Shqiperi, por te gjithe ne do te jemi pergjegjes ne qofte se lejojme perseritjen e krimeve komuniste ne Shqiperi.
Kurre ma! Kurre ma
Falemnderit!