Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arlind Bytyçi: Manifestimi I suksesshëm me pjesëmarrje masive të nxënësve

| E shtune, 19.06.2010, 06:58 PM |


Nxënësit dhe prindërit e tyre nga Rottweili me medaljet dhe kupat e fituara për sukseset e arritura në Rivistën sportive „Rottweili 2010“
Nxënësit dhe prindërit e tyre nga Rottweili me medaljet dhe kupat e fituara për sukseset e arritura në Rivistën sportive „Rottweili 2010“

Në Rottweil të Gjermanisë, më 13 qershor u zhvillua Rivista sportive e nxënësve shqiptarë në Baden Württemberg

 

MANIFESTIM I SUKSESSHËM ME PJESËMARRJE MASIVE TË NXËNËSVE

 

Moti me shi që mbretëroi atë ditë, nuk i pengoi afro 300 nxënësit shqiptarë nga qytetet Mannheim, Mösingen, Ehingen, Singen, Emmendingen, Tuttlingen, Lahr, Villingen, Schwenningen dhe Rottweil, që të tubohen sëbashku me mësimdhënësit e tyre, prindërit dhe veprimtarët e shkollës shqipe e përfaqësues të klubeve e asociacioneve tjera, si dhe sportistë gjerman e të tjerë, në terrenet sportive të qytetit Rottweil, për tu bërë pjesëmarrës të manifestimit sportiv, i cili, me nismën e mësimdhënësit Çerkin Bytyçi, u  organizua me shumë sukses. Ishte kjo ditë që do të mbahet gjatë në kujtesën e sportistëve të rinjë dhe bashkatdhetarëeve të shumtë, të cilët shijuan një ditë  të mrekullueshme sportive.

 

Nga Arlind Bytyçi

 

Kjo Rivistë sportive e nxënësve të Shkollës Shqipe në Baden Württemberg të Gjermanisë, u organizua me rastin e shënimit të 12 Qershorit-Ditës së Çlirimit  të Kosovës, nga Shkolla Shqipe në Rottweil, e mbështetur nga qyteti i Rottweilit dhe SHKSH“Iliria“, ndërsa ky manifestim u përshkua nga atmosfera e Kampionatit botëror të futbollit.

Fillimisht, pjesëmarrësit u rreshtuan duke mbajtur emrat e vendeve të njohura gjeografike nga viset e ndryshme shqiptare dhe Gjermania, kurse ata i përshëndetën Isa Panxhaj, kryetar i Këshillit të prindërve shqiptarë në Rottweil, Zenel Osmanaj, kryetar i Shoqërisë „Iliria në Rottweil dhe arsimtari e veprimtari Lekë Preçi, në emër të KASH „Naim Frashëri“ në Gjermani, të cilët përgëzuan këtë organizim dhe uruan suksese.  Për rëndësinë shumëdimensionale të kësaj Riviste sportive, foli arsimtari dhe nismëtari i organizimit të saj Çerkin Bytyçi, i cili potencoi sukseset e mëdha që po i arrijnë sportistët shqiptarë në nivele të ndryshme jo vetëm në Gjermani. – Shqiptarët, anë e kënd botës, shquhen për merita sportive në futboll, boks, mundje e sporte tjera dhe se kështu ia shtojnë namin dhe respektin atdheut. Kjo është tejet e rëndësishme dhe se shembulli i integrimit në sportet e vendeve të ndryshme duhet të jet si nxitje për integrim edhe në kulturë, ekonomi, politikë e sfera tjera të rëndësishme shoqërore, ku bashkëatdhetarët tanë mund të arrijnë suksese dëshmuese. Gjermania, vendi ynë mik, vendi i shqiptarëve të integruar, ofron mundësi të mëdha  prosperuese dhe se në këtë mënyrë, vijnë në shprehje vlerat tona dhe dëshmohet edhe më shumë potenciali kombëtar, tha ai.

Ky manifestim sportiv, filloi me lojën miqësore në futboll të zhvilluar nga ekipi i nxënësve shqiptarë, i përbërë nga një përfaqësues i secilës shkollë shqipe dhe ekipi i nxënësve gjerman të shkollës Johanitterschule  në Rottweil (i udhëhequr nga arsimtari Helmut Frenger), ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe. Pas kësaj loje të shkëlqyeshme futbolli, nxënësit e klasëve të para, vazhduan me vrapimet në  thes që ishin tejet interesante për të gjithë pjesëmarrësit, ku vendin e parë e zuri Aylin Krasniqi  nga Rottweili, vendin e dytë Melisa Zena nga Rottweili dhe vendin e tretë, Aurant Shatri nga Mösingeni-Ehingeni.

Në vrapimet në 50 metra për vajza (klasa e 1-4) vendin e parë e të dytë e zurën motrat Edona Muqaku dhe Egzona Muqaku nga Singeni, kurse vendin e tretë Rinesa Shala nga VS-Villingeni. Në vrapimet 50 metra për vajza (klasa e 5-9), vendin e parë e të dytë e zurën motrat Besjana e Gentiana Ademaj nga VS-Villingen kurse vendin e tretë e zuri Gentiana Shehu nga Emmendingeni.   Poashtu, konkurrencë e fortë ishte edhe në vrapimet e nxënësve. Në vrapimet në 50 metra (klasa 1-4) vendin e parë e zuri Bedri Uka nga Ehingeni, vendin e dytë Rinor Azizi nga Mannheimi dhe vendin e tretë Ardian Latifi nga Mannheimi, kurse në vrapimet 100 metra (kl.5-9) vendin e parë e zuri Lirim Krasniqi nga VS-Schwenningen, Granit Amdi nga Lahri dhe Arian Rama nga Lahri.

Në garat e zhvilluara në lojën „Në mes të dy zjarreve“, më i mirë u shpallë ekipi i  nxënëseve nga Villingen-Schwenningeni, vendi i dytë i takoi ekipit nga Rottweili dhe ai i tretë, ekipit nga Singeni.

Ndërkaq, në futboll, vendin e parë e zuri ekipi nga Rottweili, vendin e dytë ekipi nga Lahri dhe vendin e tretë ekipi nga Tuttlingeni.

Qyteti i Rottweilit, i cili veprimtarive të bashkatdhetarëve tanë iu jep gjithnjë përkrahje të konsideruehsme, për këtë manifestim sportiv, përmes Zotriut Ingo-Felix Meier, udhëheqës i Referatit për fëmijë dhe të rinjë-KIJU të këtij qyteti, i siguroi terrenet sportive, kupat dhe medaljet për ekipet dhe sportistët më të mirë (vendi I, II dhe III) si dhe mirënjohjet për më të mirët dhe ekipet pjesëmarrëse kurse Shoqëria „Iliria“, shkollës shqipe në Rottweil si shkollë më të sukseshme dhe me pjesëmarrje më masovike në këto gara, asaj që njëkohësisht ishte nikoqire e këtij manifestimi sportiv,  i dhuroi një kupë.

Vlen të përmendet angazhimi dhe kontributi i madh i prindërve të nxënësve dhe veprimtarëve të Shoqërisë „Iliria“ në Rottweil për organizimin e suksesshëm të kësaj feste sportive të cilët këtë organizim e ndihmuan edhe materialisht, kurse veprimtari Xhemshit Shala nga Villingeni, këtë aktivitet e ndihmoi me 100 Euro dhe Volksbank e Rottweilit me 50 Euro.

Organizimi i këtij aktiviteti sportiv në Rottweil, dëshmoi se është e nevojshme të organizohen më shpesh manifestime të sukseshme sportive me pjesëmarrje masive të nxënësve, si ishte ky,që është në funksion të njohjes reciproke, zhvillimit të bashkëpunimit, tolerancës dhe aftësive sportive.

Moti me shi që mbretëroi atë ditë, nuk i pengoi afro 300 nxënësit shqiptarë nga qytetet Mannheim, Mösingen, Ehingen, Singen, Emmendingen, Tuttlingen, Lahr, Villingen, Schwenningen dhe Rottweil, që të tubohen sëbashku me mësimdhënësit e tyre, prindërit dhe veprimtarët e shkollës shqipe e përfaqësues të klubeve e asociacioneve tjera, si dhe sportistë gjerman e të tjerë, në terrenet sportive të qytetit Rottweil, për tu bërë pjesëmarrës të manifestimit sportiv, i cili, pas shumë vitesh, u  organizua me shumë sukses. Ishte kjo ditë që do të mbahet gjatë në kujtesën e sportistëve të rinjë dhe bashkatdhetarëeve të shumtë, të cilët shijuan një ditë  të mrekullueshme sportive. Mësimdhënësit  Hatixhe Ramadani nga Mannheimi, Gjyle Fetaj nga Emendingeni, Fetije Shala nga Villingen-Schwenngeni, Sabit Muli nga Mösingen, Lekë Preçi nga Albstadti e Çerkin Bytyçi nga Rottweili si dhe veprimtarët Marash Gojani nga Singeni, Ismet Vokshi nga Tuttlingeni e Arif Hoti nga Lahri, si dhe të gjithë prindërit, meritojnë mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë që tju mundësojnë nxënësve pjesëmarrje dhe prezantim të suksesshëm në këto gara sportive.

Ekipi i nxënëseeve nga VS-Villingen me mësuesen Fetije Shala, që zuri vendin e parë në garat „Në mes të dy zjarreve“
Ekipi i nxënëseeve nga VS-Villingen me mësuesen Fetije Shala, që zuri vendin e parë në garat „Në mes të dy zjarreve“