| E shtune, 19.06.2010, 04:37 PM |

 Valdete Berisha ekspozon në Managa të Belgjikës në ekspozitën kolektive “Manage 2010”
Valdete Berisha ekspozon në Managa të Belgjikës në ekspozitën kolektive “Manage 2010” 
Nga Agim Gashi
Valdete Berisha, poete dhe piktore nga Mitrovica e cila punon e vepron në Belgjikë, këto ditë arriti edhe një sukses të lakmishëm në fushën e piktures. Organizuar nga qyteti Manage (Belgjikë) dhe grupit të artistëve figurativ „IMAGINE“, të premten më 11.06.2006 u hap ekspozita kolektive. Valdete Berisha, që është e vetmja shqiptare aty u paraqit me dhjetra piktura të cilat pamëdyshje ranë në sy të kritikës për lavdata të shumta. Ndër pikturat e vlersuara dhe të pëlqyera nga artëdashësit e shumtë ishte „Dielli, „Flija“ dhe „Djalerishtja“! Vlen të përmendim se knaqësi të veqant paraqiti Drejtoresha e Kultures dhe e Arsimit të Komunes së qytetit Manage e cila foli gjatë për punën dhe talentin e piktores shqiptare Valdete Berisha.Kjo ekspozitë do qëndroj e hapur për disa javë ku artëdashësit do të knaqen me pikturat e piktorëve të ndryshë, por edhe të Valdete Berishës 
Valdete Berisha pos piktures ajo shkruan edhe poezi. 
 
Biografia e shkurter e Valdete Berishës 
Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim. 
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh. 
Ka botuar veprën me poezi “Mos e zgjo dhimbjen”. 
|  | 
| Pamje nga ekspozita | 
|  | 
| Piktorja Valdete Berisha dhe poetja nga Gjirokastra Shqiponja Duro | 
Disa nga pikturat e ekspozuara të Valdete Berishës:


 
Nga libri me poezi i Valdete Berishës ju sjellim disa poezi: 
PËR TY 
Mendoj për ty 
Për qiellin e përhimët 
Për jetën që djegë dhe ikën 
Për ty mendoj 
Për bukurinë tënde 
Kur ti nuk flet 
Nuk di asgjë për ty 
Të shikoj si ekziston 
Afër jetës sime 
Sikur një ëndërr e fundit 
Sikur e vetmja ëndërr... 
QET?SIA 
Larg shumë larg 
Era fishkëllen nëpër valë 
Trenat s’bëjnë zhurmë nëpër natë 
Unë shikoj dritat nëpër shtëpitë 
Nga një dritarez e vogël 
Gështenjat që valëzojnë në këtë erë 
Ngjyrën e përhimët të qiellit që rrënohet 
S’ndjej lëvizje rreth meje 
Diçka më zë frymën 
Shpirti do të më dalë 
Këtë qetësi të rëndë 
E kam mike 
LARG TEJE 
Larg teje ëndërrova 
Për trenat që shkojnë 
Duke bartur trupa të rinj 
Që treten nëpër qytetet e huaja 
Në orët e ëndrrave 
Që shpërthejnë rrugëve 
Theva neonin tënd 
Ty që të dua më shumë se veten 
Të pashë të zvogëluar në atë vend 
Duke pritur kalimtarë që pyesin për orën 
Kjo është ajo jetë e jona 
Që na flakëron 
Për t’u shuar diku në dekor dimri 
Kohë buzëqeshjesh 
Kohë vuajtjesh bashkë 
ILUZION 
Një siluetë u ndal poshtë shtëpisë sime 
Ndoshta je ti apo hija jote 
Ndoshta iluzion i hapave tu 
Është vetëm një taksi që pret dikë 
K?TU 
Qetësia e qytetit më pëshpërit si zakonisht 
Era rrëshqet nëpër dritat e natës 
Në kërkimin e një shikimi që ka dallim 
Kjo natë me këtë qetësi misterioze 
Pasqyron sytë e fiksuar 
Në një imazh të saktë të dëshirës 
Një fytyrë u përngjan 
Fjalëve dhe parfumeve 
Që ndihen në këtë qytezë 
Ku njoh disa rrugë këtu 
Dhe një liqe... 
ÇKA DIM? 
Dimë të ledhatojmë një lëkurë 
Të puthim një gojë 
Ne dimë t’iu themi 
Tung! Mirë! Ju si jeni? 
Njerëzve që mezi i njohim 
Ne kemi frikë të jetojmë 
Dhe vdekjes ia kemi frikën 
Shpesh na ndodhë 
Që të mos dimë çka duam 
Nuk kemi kurrfarë kënaqësie 
VON? 
Harrova se kush ishe 
Vonë u bë për mua 
Zemra më fluturoi 
As që mundohesh ta zësh 
Sytë më shkëlqejnë 
Nga idetë e zbehta 
Bota ime është e kristaltë 
Çdo gjë e tejdukshme 
Vuaj në qetësi 
 
T? PRITA
 
Të prita gjatë 
Të kthehesh 
Me ditë me javë me muaj 
Ndoshta më shumë 
Derisa e kuptova 
Se nuk më do më 
Dhe as që do të më kthehesh 
Ndonjëherë... 
BESOJA 
Qetësia është tradhti 
E mbështjellë me dhimbje 
Gjëja e fundit që vdes është shpresa 
Ti do të jesh gjithmonë në mua 
Në ëndrrat e mia. 
Besoja në dashuri të përjetshme 
I besoja qiellit 
Me vite ndryshuan ëndrrat 
Ylberit iu zbehën ngjyrat 
Një jetë nuk më mjafton 
Të të harroj 
PSE 
Hidhërohem 
Pse të desha 
Pse të dua 
Pse do të të dua 
Përgjithmonë 
Hidhërohem 
Pse i pata 
Sytë e mbyllur 
Kur të pashë 
N? SYT? E MI
Hyre në jetën time 
I tejdukshëm 
Në zemër asgjë 
Nuk më gëzon 
Ato ditë nuk do t’i ndërroja 
As me margaritarët e botës 
Asgjë nuk shkëlqen 
Më shumë në sytë e mi 
Larg teje 
Plot dhimbje 
DUHET 
Duhet të jetoj që të ekzistoj 
Duhet të këndoj që të mos qaj 
Duhet të buzëqesh që të mos vuaj 
Duhet të dashuroj që të mos harroj 
Megjithatë jeta vazhdon 
Edhe pa Ty 
TI 
Edhe njëherë 
Le buzët e tua 
Të rrëshqasin në të miat 
Edhe njëherë 
Dua të ndjej prekjet e tua 
Edhe pse më bëjnë 
Që trupi të më rrëqethet 
Dua të mos zgjohem kurrë 
Nga kjo mrekulli 
E fshehtë shpirtrash 
NJ? ?ND?RR ME TY 
Aurora e një udhëtimi 
Numëronte njëmijë e një net 
Valë nëpër mjegulla 
Duke kërkuar kohën që ikë 
Qenie të larguara 
Të mashtruara me yjet 
Të bashkuara me dritën e hënës 
Të përkundura në zemrën time 
Të pushuara në kujtimet që flenë 
E përjetoj dashurinë tonë 
Të përqafoj 
Një ëndërr me ty 
Më lehtëson jetën 
Ende të dua 
DASHURI E HUMBUR
Mbrëmja bie 
Me peshën e saj 
Mbi liqe 
Shoh zjarr 
Afrohem 
Sytë më shkëlqejnë 
Qaj vajtoj 
Për një dashuri të humbur 
Ndoshta jam në ëndërr 
Ëndrrat janë të paqarta 
Edhe shumë të zeza janë 
Fundja e fundit do t’i ngjyrosë 
Do të përziej ngjyrat e tyre 
Botën nuk e kam larg 
I shoh dritat 
Edhe toka mund të bëjë zhurmën që do 
Dikush do të më ndiej 
Ndoshta kërkoj tepër 
Do të ndaj ngrohtësinë e shpirtit 
Në qoftë se bota ndryshon... 
SHI NË ZEMRËN TIME
Jashtë bie shi 
Si në zemrën time 
Ato pika që bien në tokë 
Lot vuajtjesh 
E lot qetësie janë 
Rikujtoj shikimin tënd 
Zemrën tënde 
Duart tua 
Zërin tënd 
Që aq shumë i dua 
Jashtë bie shi 
Si në zemrën time 
Që thotë pa u hamendur 
Oh sa të dua 
Frikohem nga amshimi 
Frikohem nga fjalët e mia 
Nga të gjitha frikohem 
Ti nuk je me mua 
Por dashuria që kam për ty 
Më mban në jetë 
Derisa të shkoj larg nga këtu 
Ndoshta sot, nesër, më vonë 
Do të vij të të shoh TY 
Dhe shiun që nuk ndalet 
EH
Sikur ta kisha ditur sa të dua 
Do të kisha dashur edhe më shumë 
E ti më fale harresën 
Ajo që është më e rënda 
Si vdekja 
Kurse unë prapë të pres 
Të më duash 
Të të rikujtohem 
Për këtë jetoj 
Dhe për ty 
NË KËTË VEND
Kopshtet kanë lule pa erë 
Dëshirat janë vuajtje 
Parajsa të ndërtuara me shpirtra 
Zjarret flenë 
Yjet janë prej gjaku 
Çmenduria të mbanë për dore 
Djalli ka buzëqeshjen 
Frika të thurë harresën 
Ëndrrat gri shpresat zi korb 
Shpirtra të palosur në valixhe 
Margaritar të mërzitur 
Në gjokse të vuajtur. 
Hijet e vesës humbin kujtimet 
Dëshpërimet trillojnë përralla 
Lotët e derdhur thahen 
Pa i parë kush 
Mëngjesi prapë agon 
Në këtë vend tmerri