Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Fëmijët e Hanko Hallës

| E enjte, 17.06.2010, 06:06 PM |


FËMIJËT E HANKO HALLËS

 

Në ditëlindjen që ka kushtetuta,

halla ju flet dy-tri fjalë të buta;

çuditem në këto vjet e mia

vendin e atdheut  jua zuri partia?!

 

Njësoj si plaku thotë edhe fëmija,

si thesi n'peshore nuk vihet liria

as mollë e egër as dardha të buta

nuk janë kufiri e kushtetuta.

 

Karrika pa meritë si  brumi pa ujë

mos gatuani në magje të huaj

Erërat e perëndimit nuk sjellin veç shi,

në vend të diellit , dimri mund t’na ngrijë.

 

Kussh na  ndau dje, njësoj bën edhe nesër,

nën sqetull  ruan hartën e vjetër,

Fëmijët e hallës, djem e çika,

shpresat tek ju i ka Mitrovica…

 

  Jusuf Zenunaj, qershor 2010