| E enjte, 29.11.2007, 09:38 PM |
Nga Keze (Kozeta) Zylo
Ne Kishen “First Evangelical Free Church” ne Brooklyn te New Yorkut, u festua Dita e Flamurit Shqiptar
![]() |
Keze (Kozeta) Zylo |
Programi festiv
Pastori amerikan Steve Galegor, prezanton para publikut Z.Qemal Zylo si bashkepunetore te organizimit per kete feste dhe i jep atij fjalen e pershendetjes per Diten e Flamurit.
Pasi behet nje pershendetje e shkurter jo me shume se nje minute dhe me shume mesazhe paqesore per ne dhe gjithe popujt ne bote, u recituan dhe poezi nga bashkatdhetaret tane per Diten e shenjte te Flamurit.
Keshtu u recitua poezia “Flamuri yne” nga vajza shqiptaro-amerikane, Besnike Fecani nje nxenese e shkelqyer ketu ne Amerike. Interpretimi i saj ne gjuhen shqipe do te me bente dhe me krenare kur e degjoja, pasi ajo vazhdon ta ruaje me gramatike dhe korrektesi gjuhen e embel shqipe.
Z.Edmond Ismailati interpretoi poezine nga Fan Noli: “Himni i Flamurit”
I degjoja me emocion keto vargje shkruar nga personaliteti i madh i Kombit tone dhe vecanerisht strofa:
…Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
eshte nje mesazh i qarte qe bene te reflektojne shume mendje paksa te coroditura ne keto kohe me klime jo shume te bute per ne, dhe pse atmosfera globale po ngrohet se tepermi.
Ndersa Z.Genc Gega nje djale korcar, aktivist dhe patriot solli para bashkatdhetareve nen tingujt e kitares, kengen: “Nuk ka mallkim per Shqiperine” te kompozuar nga Z.Ralf Gjoni, e cila u prit me emocione dhe duartrokitje.
Poezia “Heu Kosove” i solli publikut emocione te vecanta, sigurisht qe kjo ka arsyet e veta, pasi populli shqiptar eshte duke pritur me dite, Diten e madhe, Pavaresine e Kosoves sone! Keshtu vargjet:
…Heu Kosove,
Ma blove shpirtin nen mokrrat e Europes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Me therrte gjoksi nga rrjedha e plages,
Per fatin tone, nen kasape te marre…
paten efekte te vecanta dritherruese tek bashkatdhetaret tane.
Autorja e kesaj poezie tha se kam 10 vjet ne Amerike, qe ne Diten e Flamurit recitoj poezi vetem per Kosoven duke pritur Diten e Pavaresise se saj, por shpresoj qe kjo te jete e fundit dhe dashte Zoti qe per pak dite te interpretoj poezine: Dita e Madhe e Kosoves!
Keshtu ish piktori i Kinostudios shqiptare, Z.Gazmend Grezda, me origjine nga Kosova nuk i permbajti dot emocionet per Kosoven martire, per Kosoven e tij dhe tonen dhe duke i rene nga shpatullat autores se kesaj poezie tha: -Jam i sigurte qe se shpejti do te mblidhemi te gjithe per fitoren e shumepritur te Kosoves.
Nje kenaqesi te vecante solli dhe prezantimi per12 amerikanet, intelektuale te thjeshte, kokeulur, qe kishin dy dite qe merreshin me pergatitjet per kete darke nga me te shijshmet, e pohoj nga me te shijshmet se dhe cmimi $20 dollare per te rriturit dhe per femijet nen moshen 12 vjec ishte pa pagese, ja shtonte dhe me shume kenaqesine e shijes pjesemarresve.
Mbyllja e kesaj ceremonie te thjeshte, pa pompozitet, pa fjalime bombastike, por qe perkujtoi me respektin me te madh Diten e Shenjte te shqiptareve, u be duke vallezuar se bashku dore per dore si motra dhe vellezer te nje gjaku.
Ja keshtu intelektualet: Znj Mine dhe Agim Pira, Znj. Violeta dhe Perparim Likollari, Znj.Lumnije dhe Idajet Jenisheri, Znj.Adelina dhe Imer Lacaj, Znj. Luljeta dhe Shkelqim Mema, Znj. Violeta dhe Perparim Likollari, Znj.Nexhmije dhe Rustem Xhebexhia, Znj. Mimoza dhe Bedri Brahimi,K.Rustemi dhe Z.E.Hyseni, A.Shameti, ardhur nga Queensi, Znj.Violeta dhe Viktor Leli, Znj.Leonora dhe Stefan Ceku, Z.Agron Bega, Z.Perlat Molosiu, Znj.Ina dhe Andi Pema e shume e shume te tjere u larguan me fjalet dhe mirenjohje teper te vecante per Ameriken, Pastorin Amerikan Steve Galegor, Kishen “First Evangelical Free Church” qe nuk e ka per here te pare qe na jep mjediset e saj shume te gjera, pa dollare, per ceremonira te ndryshme Kombetare.
Eshte kjo kishe ku mblodhi te gjithe artistet, kengetaret, shkrimtaret, njerezit e thjeshte te Diaspores dhe mjaft media amerikane per t’i bere homazhe nderimi dhe respekti, kengetares se mirenjohur shqiptaro-amerikane, te ndjeres Anita Bitri qe se bashku me nenen dhe vajzen e saj Sibora humben jeten tragjikisht.
Festimi i Dites se Flamurit per kete vit u pasqyrua ne faqet e gazetave nga gazetari i mirenjohur i Diaspores shqiptare Z.Beqir Sina dhe se shpejti nga TV “Kultura Shqiptare” me producentin profesionist Z.Adem Belliu.
Rrofte Kosova e Pavarur!
Rrofte Flamuri dhe Shqiperia!
Brooklyn, New York
Nentor, 2007