| E enjte, 17.06.2010, 09:49 PM |
Beqir Cikaqi
Nga cikli poetik:
Mbresa të pashlyeshme
-Vetëm Atdheu të dhuron mbresa të pashlyeshme!
(“N’Mitrovicë na rrehi teli…”)
Kështu nis kënga e Dervish Shaqës
Edhe vizita filloi aty
Në Mitrovicën e Regjep Mitrovicës…
Isa Boletinit, Mehë Ukës , Latif Berishës…
Eu Sadri Ferati he burrë
Tani kur të shohim si ministër në televizor
Të freskët e kemi ngrohtësinë e bujarisë
Që na servuat me stafin Tuaj – dikur
Nuk donim të besonim më parë
Ama edhe neve
Lëvizja matan lumit na u kufizua
Si për çdo shqiptarë
Pak është e rëndësishme se kush ishin
Ata që i shoqëronin telat me gjemba mbi urë
- vendorë apo ndërkombëtarë
. . .
Pa dashur që të jetë kështu
U ndamë nga qyteti i ndarë
Si “ngushllim” duke kënduar
Bashkarisht refrenin e këngës
“ Sa të ka djemë e çika
jo nuk ndahet Mitrovica…”
( Në muzeun e Kristaleve )
Stan Tërgu i minatorëve
I luajve të mbitokës e nëntokës
Stan Tërgu i krenarisë kombëtare
Stan Tërgu i muzeumit të kristaleve
Cicëroni na tregon-
(në paradhomën e muzeut)
Mbi historikun e Trepçës…
Për mineralet që ka kjo nëntokë
zink, plumb, bakër,ari, argjend,…
Oh, sa i pasur është ky vend
Bëmë lloj-lloj pytje cicëronit
Për së afërmi i prekim e i shikojmë
Mostrat e mineraleve në muzeum
Fotografohem e i fotografojmë
U binda saktësishtë
Se “…në thellësinë e këtyre maleve
është e fshehur e bukërza e dheut…”
E kuptova përfundimisht arsyen
Pse Serbia - shtriga e vjetër
Stan Tërgun me Trepçën...e dëshiron
( Bukuritë magjepse )
Bukuritë magjepse në Shpellën e Gadimes
Mund t’i hasësh vetëm në nëntokën e Kosovës
Kur dëgjon për të - të vjen si përrallë
Kur e viziton – e vërteton
Se është një bukuri e rrallë
Stalagmitet, stalaktitet …
Në forma e madhësi të ndryshme
Hapsirat e ndara në korridore e salla
Për syrin e vizitorit janë vërtetë magjepse
Habitem si ka mundësi
Që Tashollët akoma t’i menagjojnë
Bukuritë magjepse në Shpellën e Gadimes
Ndërsa institucionet të bëjnë “sehirë”
Qëllimisht apo me pahirë
( Në kryeqytet )
Mesdita e asaj dite gushti
Na solli në Prishtinë
Derisa kryeministri një “dersë” na mbante
Në sallën kryesore të qeverisë
Eprorët e lartë na shtruan koktej
Kur e vizituam ushtrinë
Të vie nga diaspora në Prishtinë
E të mos bësh foto me Gjergj Kastriotin
Edhe një shëtitje nëpër qendër -
Vërtetë do të ishte e pakuptim
Nuk e lëshuem rastin
Të kem një kujtim
( Homazhe në Prekaz )
Një minut heshtje është shumë pak
Për heroizmin e një familje deri në vetëflijim
Që këtë tokë shqiptare e lau me gjak
Homazhet në vendin e ngjarjes
Aty ku prehen eshtrat e
Komandantit Legjendar
Aty ku filloi një pjesë e ndritëshme e historisë
-Vërtet do të ndihesh krenar
Gjatë homazheve në Prekaz
( në ate pasdite gushti )
U gërshetuan emocionet me natyrën
Ishte një lotim i përbashkët
I natyrës – që filloi të pikojë shi
E i vizitorëve – që nuk i mbanin dot lotët në sy
Një lotim dhembje – por edhe
Mburrje e krenarie kombëtare
Lumbardhi i Prizrenit
Fillon burimin diku lart në mal-
Ujitë rrënjët e kalasë së vjetër
Nga shushurima e ujit
Duke levizur në shtratin gurë-gurë
Përhapet një zhurmë
Melankolike valë- valë
E zbukuron qytetin
Freskon ajrin e ambientin
Bashkohet me Drinin
Të rrugëtojë për në Shqipëri
Sikur i kujton proverbin
Njeriut të kësaj toke, se
“Vetëm bashkimi bën fuqi”
Vendilndja ime
Ashtu si thonë ka vendos perëndia
Sikur edhe e paskam pas fat
Në këtë botë më solli “dallëndyshja”
Jo në qytet po në fshat
Kështu edhe “folenë” e parë
M’a kishte pregatit gjyshja
Aty është vendlindja ime
Emri i sajë më shoqëroi
Kudo që shkova nëpër Atdhe e Evropë
Vendlindja nuk më ndryshoi
Ashtu do të mbetet
Deri sa të jem në këtë botë
E do ta mbaj me vete
Ngado që të shkoj
Në intimitet
Tuneli i Kalimashit
Të përshkon pjesën e rrugës më të re
Që lidh dy shtete shqiptare
Është vërtetë kënaqësi
E tuneli i Kalimashit
Një tjetër mrekulli
Të pin kafenë e mëngjezit në Prishtinë
Drekën e pushimin në Tiranë
Darkën duke pirë ujë në Shadërvan
Për një ditë fare pa u lodhur
S’do koment
Dikur ëndërr-
Tani e mundur
Perlat bregdetare shqiptare
Bukuritë detare mund ti hasësh
Vetëm në bregdetin shqiptar
Me plazhe të virgjëra
Fillon me Ulqin e Tivarë...
Deri në Sarandë e Himarë
Janë edhe në Durrës , Vlorë
Shëngjin , Velipojë...
Perla magjepse tokësore
Hasesh vetëm në atë pjesë
Të Adriatikut e detit Jon
Si evenimente shqiptare
Të lakmuara nga fqinjët
Gjithëmonë
Pejsazh atdheu
Fushat e gjëra e të blerta
Në çdo cep të atdheut
Krijojnë pejaszhe të panumërta
Me pamje të forta
Pejsazhet me lule bozhure
E kanë simbolikën e vet
Që për atdheun tim
Janë vërtet eveniment