Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Qyqalla: Poeti i lindjes dhe rilindjes

| E marte, 15.06.2010, 09:54 PM |


Ali Sh. Berisha

MUZA E DHEMBJES

Biblioteka: Poezi

Recensent: Dibran DEMAKU, Hasan QYQALLA  

Shtypi: “Printing Press”

Mars 2010, Prishtinë

 

POET I LINDJES DHE RILINDJES

   

Një rezyme e shkurtër për këtë vepër poetike, që më la mbresa sapo e kisha në dorë si dorëshkrim! Prita botimin e saj, mbase do të kërkohet nga lexuesit pasionant...  

 

Nga Hasan QYQALLA

 

     Kur i lexoj vargjet poetike realiste e shpesh edhe rebeluese të Z. Ali Sh. Berisha, më bëjn të shestoj nëpër mote, mbase edhe dekada, të cilat i shprishë fije për fije duke përdorur laryshi figurash letrare.

     Poeti  “Muzën e dhëmbjes” e ndanë në njëmbdhjetë cikle dhe ate në aspektin kohor, si një ditar: “Zemërhekur”; “Miniaturat pëshpërisin”; “Aty qetohen rrezet”; “Dikur këtu”; “Udhë”; “Dritëfurtunë”; “Njomzaku”; “Bekimi”; “Arnues të ëndrrave”; “Ditar”; dhe “Zëi i tokës”!  Veçanti e kësaj vepre është vetë titulli si provokim joimagjinativ shpirteror, ndërkaq miniaturat si formë vagnimi dominim i shtrirjes  metrike. Te të gjitha poezitë në këtë vepër mbretëron një vokacion i thellë poetik.

     Që në fillim hasim vargun shpërthyes kur I ndalohet fjala e lirë, e me këtë edhe vargnimi. Por, kryeneçësia e tij nuk thyhet, … vazhdon të përballet me furtunën e terrin,…duke ngritur gjakimin për Dheun, Flamurin e Alfabetin në hullinë parësore të ngritjes së qenësisë së tij në rrafshin kryengritës karshi rrjedhave të pamëshirshme historike që nga rinia e hershme duke e përdorur penen (lapsin) me mjeshtri të hollë në gërshetimin e humanitares dhe atdhedashurisë e herë herë duke e kthyer në plumb. Këtë guxim poeti e shpreh pa drojë duke e ngritur poetikën në rrafshin vertikal dhe atë horizontal. Si në poezin “Nuk është Komuna e Parisit”:

Nuk është komuna e Parisit

Është Prishtina

Nëntori i festës së Nëntorëve

Flijimi për Flamurin e bërë shoshë

Është gjaku i ngjizur në dhe

Në eshtrat e gurëzuara…etj!

Ose tek poezia :

 „Kur të vdes“

  Kur të vdes

Më varrosni me kokë kah jugu

.

.

Ngulitur thellë në tokën shkrumë

Se ajo tokë jam unë

E Kkosova

Atdheu im...      (1.12.1972. n’ora 21.00, me pseudinimin Driton Bjeshka )

Apo te poezia: “ Brezi im” ,ndër tjerash i apelon brezit, si:

.

.

Po bijnë këmbanat e zgjimit

Brezi im të marrë rrugë qëndrese

Të fluturimit drejt diellit… (2.12.1972.)…etj.

 

    Poeti sfidon terrin e zisë duke e vënë rënd shputën mbi sfondin e të keqes se:

„Mëngjesi do të nxjerrë Diellin,

… do të fshijë terrin përgjithmonë“;

që brezi  i vet dhe brezat që vijnë më pas, të kenë dashuri, liri, e mirëqenie…Ja edhe një brof artistik e mjeshtëror që buron nga uni i poetit në poezin:

         “Strehimi”

Strehohu ujk I tërbuar

Me të pirë gjakun tim

Pas perdeve mos përgjo

Se flaka për hakmarrje

Nuk do paqtim!

     Me dellin ëndërrues dhe shpirtin engjëll, ngreh në piedestalin real familjen e me këtë edhe bashkëkombasit duke lëshuar ofshamë të thellë: “ të një barku jemi…!”, që padyshim shpreh qëndrimin personal të gjeografis kombëtare e historike në mbështetje të idealit me shpresën, qëndresën e pathyeshme karshi stuhive rrënimtare.

     Poeti ndjenjën e dashurisë qëndisë me dimenzionet e bukurisë, për të hapëruar rrugës së mundimshme nëpër mote të liga. Andaj nuk hamendet fare të sfidoj me tërë qënien, të luftoj e flijohet për të si në vargjet vijuese:

“… Dikush që deshi t’ia vras Diellin,

he e vraftë veten…!”; ku nxjerrë si parësore optimizmin.

    Krejt në fund do ngelem mnagët, po nuk e thashë troç se autori Ali Sh. Berisha lind, gjegjësisht rilindë sa herë që boton vepër të re. Uroj që të rilindë më shpesh e të pasurohen thesaret tona në artin e shkruar letrar.