Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Sulejmani: Reagim per arrestimin e liderit te vetvendosjes Albin Kurti

| E hene, 14.06.2010, 12:23 AM |


   LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPETARE

<!--[if !vml]-->




<!--[endif]-->
                                Gostivar

 

                                        R E A G I M

(Për mediat e vendit dhe të diasporës)

 

Lëvizja Demokratike Shqipetare me seli ne Gostivar, me rastin e arestimit – burgosjes se liderit te Levizjes “ VETËVENDOSJE”  ne Kosove , reagon ashper per incidentin ne fjale me crast forcat policore te Kosoves me urdher te qeverise perdoren format me brutale dhe te turpshme per opinioin shqipetar. Respektivisht rasti I arestimit te liderit te VETEVENDOSJES, zotit Albin Kurtit dhe aktivisteve te kesaj organizate na perkujtoi dhunen dhe terrorin klasik te cilen qeverite e Millosheviqit dhe Morines e perdornin mbi popullaten e pafajshme shqipetare sa here qe keta te fundit dilnin me kerkesa racionale dhe njerezore.

 

Kujtojme opinionin mbarshqipetar se levizja e zotit Kurti perfaqesonte zerin e arsyes kombetare jo vetem ne Kosove por me te gjitha trojet e okupuara shqipetare, ngase ne kete rast LDSH konsideron se e drejta per vetevendosje e nje populli nuk mund te ndalohet me asnje forme te dhunes, pasiqe e njejta e drejte eshte e garantuar me te gjitha konventat nderkombetare gjegjesisht e sanksionuar me rezoluten per veteidentifikim dhe vetevendosje prane OKB se.

 

Gjithashtu  kujtojme edhe bashkesine nderkombetare se pikerisht ata, sa here qe kane qene ne pyetje shqipetaret, ata asnjiher nuk i kane zbatuar keto dokumente nderkombetare, kete e themi me vet rastin se gjate ndarjes se drejtesise gjithnje shqipetaret anashkalohen dhe vetem ata jane  me pasoja dhe fajtor, duke iu imponuar te dtrejta perqindjesh e te dreja te diskriminimit pozitiv sidomos ne Kosove e Fyrom kur dihet mire se te gjitha shtetet tjera bashke me Kosoven qe ishin elemente konstituive te ish Jugosllavise fituan shtete etnike e te pavarura, ne kete rast vetem ne dhe kosovaret mbetem pa shtet edhe pse sakrifikuam me shume, ketu bashkesia nderkombetare deshmon se ajo vete nuk respekton principin e reciprocoitetit gjate ndarjes se sovranitetit dhe te drejtes se shteteformimit te kombeve ne Ballkan.

                 

Kerkojme nga organet relevante ne Kosove sic jane : Gjyqesia e “pavarur” , Qeveria e koruptuar dhe kryesuesi I UNMIK-ut dhe te EULEX-it, qe urgjentisht te intervenojne me rastin ne fjale dhe te lirojne nga burgu dhe nga ndjekjet e metutjeshme liderin Albin Kurtin me aktivistet e tij, ngase ai dhe shoket e tije sot ne nje Kosove te “ Pavarur” kane me shume te drejte te kerkojne ate qe populit I fle ne zemer.

                  

Ndersa ShPK-se, UNMIK-ut dhe EULEX-it I sugjerojme qe ata le te mos merren me aktivitetet legale te subjekteve politike dhe OJQ-ve shqipetare ne Kosove por masat te cilat I perdoren me rastin ne fjale ti shfrytezojne per mbrojtjen e sovranitetit teritorial ne veri te Kosoves ku cdo serb hyn e del kur ti teket me arme dhe pa te.

 

 

   13.06.2010                                                               Nga : Kryesia e LDSH - se

   G o s t i v a r