Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Sekreti i tmerrshëm i Arabisë Saudite dhe pasojat për Shqipërinë dhe krejt kombin shqiptar

| E hene, 14.06.2010, 09:59 PM |


Sekreti i tmerrshëm i Arabisë Saudite dhe pasojat për Shqipërinë dhe krejt kombin shqiptar                              

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Gerald Posner është një gazetar i njohur investigativ dhe studiues amerikan, i cili ka lidhje shumë të mira me NSA (National Security Agency), e cila është një agjenci e zbulimit kriptologjik në SHBA, dhe që i është atashuar Departamentit të Mbrojtjes (Pentagonit). Posner ka punuar për New York Times, The Wall Street Journal, Newsweek etj. Ai është autori i dhjetë librave, ndër të cilët ai për ngjarjet e 11 shtatorit 2001, me titull “Why America Slept: The Failure to prevent 9/11”, hyri në listën e bestseller të gazetës New York Times. Ndoshta libri më interesant i Gerald Posner është “Secrets of the Kingdom: The inside story of the Saudi-US connection” (2005).

Në këtë libër, Posner, duke u bazuar në të dhënat që i janë ofruar nga NSA,  tregon gjerë e gjatë për një projekt monstruoz të zbatuar nga sundimtarët e Arabisë Saudite, për ta minuar krejt vendin. Ky projekt filloi të zbatohet pas luftës së parë të Gjirit Persik, në 1991. Posner shkruan:        

“NSA tashmë interceptoi biseda rreth mundësisë praktike të ndërtimit të një rrjeti të ndërlidhur kombëtar, me të cilin fushat më të mëdha të naftës, mijëra milje të naftsjellësave, terminalet dhe depozitat e porteve, stacionet e pompimit te naftës, të mund të pajisen me eksploziv, dhe kontrolli të bëhet nga një pikë qendrore. Sauditët, në thelb qenë duke eksploruar mundësinë e ndërtimit të një sistemi vetëshkatërrues që funksiononte me shtypjen e një butoni të vetëm, i mbrojtur nga një sistem sigurie. Kjo ishte qartësisht mënyra e Shtëpisë Mbretërore të Saudit për t’ u siguruar se nëse dikush tjetër arrinte të rrëmbente rezervat më të mëdha të naftës në botë, dhe i detyronte ata të braktisnin vendin të cilin ata e patën themeluar, atëherë Shtëpia e Saudit, së paku do të ishte e sigurt se çka ata do të linin pas, do të ishte pa vlerë. NSA e quajti dosjen që hapi për këtë çështje “Petro SE”, çka do të thotë “Petroleum Schorched Earth” (Tokë e djegur), për shkak të ngjashmërisë me planin e papërmbushur të Adolf Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore, për të mos lënë pas kurrgjë, veç një vendi të djegur për ushtritë aleate që po pushtonin Gjermaninë. Shtëpia e Saudit i dha prioritet maksimal Petro SE. Lënda shkatërruese e përzgjedhur për programin ishte Semtex, një eksploziv plastik, kristalin me fuqi të lartë, të cilit i është bashkëngjitur një lëndë që e bën efektiv në një rreze të gjerë temperaturash, duke përfshirë dhe nxehtësinë e shkretëtirës”. (Gerald Posner: “Secrets of the Kingdom: The inside story of the Saudi-US connection”, New York 2005, Random House, f. 124)

Sa i përket fuqisë së këtij eksplozivi, Posner jep këto të dhëna: “Gjysmë pound mjaftojnë për të shkatërruar një aeroplan të madh. Pesëdhjetë pound do të shkatërronin një ndërtesë me dhjetë kate”. (Gerald Posner: “Secrets of the Kingdom: The inside story of the Saudi-US connection”, New York 2005, Random House, f. 124)

Gjysmë pound do të thotë 226 gram, ndërsa pesëdhjetë pound do të thotë 20 kilogram. Ndërsa Arabia Saudite ka blerë sasi gjigande eksplozivi. Posner, duke iu referuar të dhënave të NSA dhe të shërbimeve inteligjente izraelite, shkruan se sauditët nuk e gjetën të mjaftueshëm dëmin që do të shkaktonte eksplozivi, por vendosën që ta fuqizojnë atë edhe më efektin radioaktiv:

“Por, sipas interceptimeve elektronike të bisedave të sauditëve rreth Petro SE, Shtëpia e Saudit, pas invazionit të Kuvajtit nga Iraku vendosi se rrafshimi i impianteve kryesore të prodhimit të naftës dhe hedhja në erë e zemrës së infrastrukturës së industrisë së saj, nuk mjaftonte për të ndaluar armikun që të merrte nën kontroll pasurinë e saj të çmuar. Ndërtesat, portet, naftsjellësat dhe depozitat e rrafshuara mund të rindërtoheshin, kështu që programi do t’ i shkaktonte vetëm një vonesë të përkohshme çdokujt i cili do të merrte nën kontroll Mbretërinë. Si pasojë, sauditët u angazhuan në një program për të përzier me eksplozivin kimikate të ndryshme të cilët mund të krijojnë mjete për shpërndarjen e radioaktivitetit (Radiation Dispersal Devices- RDD), shpesh të quajtura bomba të pista, të cilat sjellin jo vetëm dëmet nga shpërthimi i eksplozivit, por edhe emitojnë radioaktivitet  të nivelit të ulët, i cili mund të infektojë vendet për një dekadë ose më shumë”. (Gerald Posner: “Secrets of the Kingdom: The inside story of the Saudi-US connection”, New York 2005, Random House, f. 125)

Për të krijuar një idem mbi dëmin që vjen nga këto lloj shpërthimesh ku efekti i eksplozivit kombinohet me atë të lëndëve që çlirojnë radioaktivitet, Posner jep këto të dhëna: “Në një simulim në kompjuter të një sulmi me bomba të pista në New York, rezultoi se shpërthimi i 70 000 njësive të ceziumt (rreth 3.5 onc- 110 gram), do të shpërndante radiaktivitet në 120 blloqe ndërtesash. Analistët e zbulimit izraelit ndajnë mendimin e NSA se sauditët kanë venduar RDD gjithandej Mbretërisë, si pjesë e Petro SE”. (Gerald Posner: “Secrets of the Kingdom: The inside story of the Saudi-US connection”, New York 2005, Random House, f. 126)

Sauditët nuk janë mjaftuar duke projektuar ndotjen e sipërfaqes mbitokësore, por ata duan që ndotja të shkojë deri në shtresat nëntokësore: “Inxhinierët sauditë llogaritën se toka nën sipërfaqen e pjesës më të madhe të tre mijë rezervateve të tyre të njohura të naftës, është aq e hollë sa lëshimi i radiaktivitetit atje që infektimi të shpërndahej gjerësisht nëpër nën sipërfaqen e truallit, duke bartur radiaktivitet thellë nën tokë, në shtresat e naftës. Kjo i jep Petro SE përfitimin shtesë të të qenit i sigurt se edhe nëse një fuqi e re në Mbretëri, do të rindërtojë infrastrukturën sipërfaqësore, vetë rezervat e naftës mund të jenë të papërdorshme për vite. Pasiqë zonat janë infektuar një herë me cesium, është pothuajse e pamundur që të pastrohen. ‘Rusët provuan që t’ i pastrojnë ato për vite dhe eventualisht hoqën dorë. Kjo punë ishte e paleverdisshme  ekonomikisht’ thotë Fritz Steinhausler, i cili drejtoi vlerësimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për katastrofën e Chernobyl. ‘Njerëzit duhet të braktisin fshatrat ose qytetet e tyre. Zona të gjera do të bëhen thjesht të boshuara. Kjo vërtet që e shkatërron një shoqëri”. (Gerald Posner: “Secrets of the Kingdom: The inside story of the Saudi-US connection”, New York 2005, Random House, f. 127)

Përse e kanë bërë sauditët një projekt kaq monstruoz? Posner e shpjegon kështu: “Çfarë nxitësi më të mirë do të kishte për fuqitë perëndimore, veçanërisht për SHBA-të, për të ardhur në ndihmë të Shtëpisë së Saudit, nëse ajo do të ishte nën sulm të brendshëm ose të jashtëm, atëherë po të binte familja mbretërore saudite, siç ndodhi me Shahun e Iranit një çerek shekulli më parë, atëherë sundimtarët sauditë do të merrnin me vete infrastrukturën energjitike të vendit”. (Gerald Posner: “Secrets of the Kingdom: The inside story of the Saudi-US connection”, New York 2005, Random House, f. 133)

Sauditët qartësisht kanë pasur dhe kanë frikë se, në rast se në Arabinë Sauditë ndodh ajo që ndodhi në Iran, në 1979, një kryengritje për përmbysjen e familjes mbretërore, atëherë amerikanët nuk në vend që të ndihmojnë familjen mbretërore të ruajë pushtetin, do të preferojnë që ajo të rrëzohet, në mënyrë që pastaj të ndërhyjnë ushtarakisht në vend, si në Afganistan, dhe të marrin nën kontroll kështu burimet më të mëdha të naftës në botë. Pra, projekti i minimit të vendit, mund të quhet një zbatim nga ana e sauditëve i Teorisë së Lojërave, në matematikë, e cila zbatohet edhe në politikën e brendshme të vendeve të ndryshme, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu, familja saudite ka dashur që t’ u thotë SHBA-ve se nuk ka zero-sum game në marrëdhëniet e tyre, ku amerikanët mund të fitojnë gjithçka, dhe sauditët mund të humbin gjithçka, por vetëm  non-zero-sum-game, ku të dy palët duhet të bashkëpunojnë duke bërë koncesione reciproke. Kështu, sauditët kanë dashur që të arrijnë në marrëdhëniet me amerikanët në atë që në Teorinë e Lojrave quhet Nash Solution (sipas emrit të John Nash, autorit të Teorisë matematike të Lojrave), do të thotë arritja e një marrëveshjeje për shkak të krijimit të balancës së kërcënimeve.

Sauditët nuk e kanë bërë këtë projekt monstruoz minimi vetëm për të arritur Nash Solution në marrëdhëniet saudo-amerikane. Sauditët e kanë bërë këtë projekt edhe për të arritur në një Nash Solution, në raport me ato forca të brendshme dhe të jashtme (në botën islame), të cilat duan të përmbysin familjen mbretërore saudite dhe të marrin nën kontroll vendin më të pasur me naftë dhe gaz në botë. Pra, këto forca duhet ta dinë se nëse e marrin vendin nën kontroll, ato nuk do të mund ta eksploitojnë dot naftën dhe gazin e tij.

Arabia Saudite është shteti ku gjenden vendet më të shenjta të fesë islame. Kështu që çdo gjë që ndodh në Arabinë Saudite, nuk mund të mos ketë pasoja edhe në Shqipëri, dhe në krejt hapësirën nacionale shqiptare, në dy anët e kufirit, në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës. Kjo dhe për faktin se institucionet zyrtare të fesë islame në Shqipëri, Kosovë dhe në krejt trojet shqiptare, praktikisht i kanë dhënë fesë islame një profil wehabist arab, me ezanin që thirret në arabisht pesë herë në ditë nga megafonët e vendosur në minaret e xhamive. Madje për këtë arsye profil arab i jepet krejt vendit ku ndodh kjo, si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, për shkak të numrit shumë të madh të xhamive ku thirret ezani, e gjithë kjo në shpërpjestim të dukshëm me numrin e njerëzve për të cilët kjo ka një apel shpirtëror. Se ky wehabizëm i institucionalizuar ka një apel  shpirtëror vetëm për muslimanët praktikantë, të cilët përbëjnë një minorancë.

Nëse e gjithë Arabia Saudite hidhet në erë, atëherë radikalizmi islamik do të arrijë kulmin në botë. Të gjitha vendet do të marrin masa shumë më drastike se sot kundër tij. Do të krijohet një situatë në krahasim me të cilin ajo e krijuar pas 11 shtatorit 2001, do të duket kurrgjë. Islamofobia do të rritet në kulm dhe do të bëhet ideologji zyrtare në të gjithë vendet perëndimore. Në këto rrethana, Serbia do të gjejë rastin për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë dhe për të ndërmarrë spastrimin etnik të shqiptarëve. Kurrkush nuk do ta ndalojë Serbinë që ta bëjë këtë në klimën ndërkombëtare që do të krijohet. Madje Serbia në bashkëpunim me Greqinë do të ndërhyjnë ushtarakisht edhe në Shqipëri, duke e marrë nën kontroll vendin, dhe duke e trajtuar si Gazën dhe Bregun Perëndimor, si vatra terrorizmi islamik. Maqedonia, në bashkëpunim me Bullgarinë, do të ndërmarrë spastrimin  etnik të shqiptarëve muslimanë në pjesën perëndimore të saj. Kombi shqiptar do të zhduket. Shqiptarët muslimanë që gjenden emigrantë në vendet perëndimore do të deportohen në vendet islamike, me shumë gjasë në Turqi.

11 shtatori 2001 nisi si një ditë e qetë dhe bota mësoi befas për atentatet në New York dhe Washington, çka bëri që të fillonte një epokë e re. Në të njëjtën mënyrë, mund të ndodhë që në çdo ditë që duket e qetë, duke filluar nga nesër, të jepet befas lajmi se Arabia Saudite është hedhur në erë. Fati i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar varet kështu nga shtypja e një butoni në Arabinë Saudite, i cili mund të shtypet edhe pa vullnetin e atyre që e kanë ndërtuar sistemin monstruoz të megashkatërrimit të një vendi.

A duhet që Shqipëria dhe krejt kombi shqiptar të jetojnë me këtë rrezik, apo duhet të shkëpusin sa më parë çdo fije që na lidh me butonin e megashkatërrimit? Sigurisht që ne duhet të shkëpusim çdo fije. Dhe kjo fije është feja islame. Përballë këtij rreziku feja islame me profil arab është shndërruar në një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, për ekzistencën e kombit shqiptar. Kjo lloj feje duhet ndaluar sa më parë me ligj, xhamitë duhen mbyllur, çdo ushtrim i riteve islame të ndalohet. Është çështje e sigurisë nacionale që në Shqipëri të mos mbetet asnjë gjurmë e fesë islame arabe, të mos ketë asnjë xhami, asnjë minaret, asnjë medrese, asnjë tyrbe.

Shteti shqiptar ka detyrim kushtetues që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve. Kjo do të thotë se shteti shqiptar, dashur pa dashur gjendet i implikuar nga veprimet e wehabistëve në Tetovë apo në Prizren. Kjo përveç dëmit që i sjell wehabizmi i instaluar në tek shumë segmente të shoqërive shqiptare përtej kufirit, realizimit të aspiratës historike nacionale, e cila është e fiksuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm nacional.

 

Gazeta SOT - Për ZSH: Ilir Dardani