| E hene, 14.06.2010, 08:06 PM |
Njëzet vite veprimtari kombëtare në mërgim e patriotit dibran, Ibrahim Egriu - “Njeriu që u dha zë shqiptarëve të mërguar dhe zemër Atdheut të vuajtur”. (Gazeta Ylliria 4.07.2003)
Intervistën e realizoi: Aga DULL
Redaktori i web-faqes
Kacaniku.ch.vu: Mirëmbrëma zotëri profesor.
Ibrahim Egriu: Mirëmbrëma!
Kacaniku.ch.vu: Fillimisht të falënderoj për që të bëjmë nje intervistë ekskluzive për kaçanikasit tuaj të dashur.
Ibrahim Egriu: Me shumë dëshirë dhe ju falënderoj, ishte një kohë e shkurtër që edukova brezat kaçanikas, por në shpirtin tim jeton dashuria e përjetshme për ju dhe Kaçanikun heroik.
Kacaniku.ch.vu: Ju kujtohet ajo kohë e largët si erdhët në Kaçanik?
Ibrahim Egriu:
Kacaniku.ch.vu: D.m.th. filluat vitin shkollor ne shtator ’68.
Ibrahim Egriu:
Kacaniku.ch.vu:
Ibrahim Egriu: Unë banoja në banesat e Voskopojës dhe po thuaj s’kishte mbrëmje pa u ftuar në odat e fshatarëve të fshatit Bob, të cilët me respektonin me të madhe. Aty flitej për tema të ndryshme e ne veçanti për momentet e vështira që kalonte komuna e Kaçanikut në krye me kryetarin e ndjerë, z. Sali Bajra.
Kacaniku.ch.vu: A mund të na i përshkruani pak ato kohëra?
Ibrahim Egriu: Pas demonstratave të 68 që u mbajtën në Kosovë dhe Tetovë dhe përkrahjes që i dhanë Sali Bajra i ndjerë, Bedri Kyçyku poashtu i ndjerë, Latif Nallbani, Hebib Shehu etj. në Kaçanik situata zihej. Për këtë arsye udhëheqja e atyre kohërave duhet të jetë FANAR për brezat që vijnë gjer në përjetësi, sepse këta burra nuk u zmbrapsën as atëherë kur jeta e tyre ishte në rrezik.
Kaçaniku.ch.vu: Ju keni pasur takime të shpeshta me mikun tuaj të dashur zotri Sali Bajrën në zyrën e tij. A ju kujtohet ndonjë ngjarje interessante që do të mbetet kujtim në historin më të re?
Ibrahim Egriu: Siç thash, më parë ishte kohë tensioni, shantazhi mbi Saliun e shokët e tij, ndaj të gjithë intelektualëve shqiptar si në Kosovë edhe në trojet tjera Etnike, por posaçërisht për Kaçanikun. Sepse pas përkrahjes institucionale të demonstratave të 68-ës, Saliu me shokët, nuk tërhiqej as edhe një milimetër. Dera e zyrës së Kryetarit hapej çdo orë e çast. Vinin kaçanikasit trima për t’i dhënë kurajo kryetarit të tyre. Në një moment u fut një mesoburrë me plis në kokë (për fat nuk me kujtohet emri) dhe ju drejtua Sali Bajrës: - Vendos qysh din ti o Sali, veç erdha me të kallzue se tre djemtë e mi t’i baj hallall!
Kaçaniku.ch.vu: Tash t’i kthehemi anës tjetër të medaljes. Të flasim pak për esnafët e Kaçanikut. Ju kujtohet ndo njëri?
Ibrahim Egriu: Si jo, më kujtohet Aga Bub pastaj berberi, vëllau i Ekrem Shehut e të tjerë( që tash nuk më kujtohen me emra).
Kacaniku.ch.vu: Mos ndofta Aga Bub ( Muharrem Shukri Dogani) ju ka dhënë veresi?
Ibrahim Egriu: Jo vetëm veresi, sepse kjo në Kaçanik ka qen traditë pasi që njihnin në mes veti, por që të më mbetet gjithmonë në kujtesë është një moment që lidhet me vëllaun tim të dashur Luanin ( tash i ndjerë). Në nëntor të vitit 1968, vëllau im i ndjerë-Luani, i cili ishte i ndjekur vazhdimisht nga UDB-ja, vendosi të merr rrugët e botës më sy. Ai erdh të më vizitojë dhe më rrëfeu se do largohet për gjithmonë në SH B A. Ishte i papërgatitur materialisht dhe, ai i cili më huazoi një shumë të hollash dhe ia dhash vëllaut tim të dashur, ishte Aga Bubë, të cilit s’ia harroj nderin që ma bëri. E përcolla vëllaun tim shume te dashur-Luanin, i cili atëherë kishte vetëm se 19 pranvera, duke u nda përgjithmonë prej tij me lot ne sy, sepse, më 11 janar të vitit 1986 ndërroi jetë. Shkoi gjallë e shëndoshë dhe ktheu në Dibrën e tij te dashur në arkivol, pa e pa fare.
Kacaniku.ch.vu: Këtu përmendet edhe Ekrem Shehu, ju lidhë ky emër me një episod interesant për lexuesit?
Ibrahim Egriu: Po, unë banoja me bashkëshorten dhe dy fëmijët Lulzimin dhe Sazanin në banesën e shkollës Voskopoja. Për blerjen e orendive, ndërmarrja“Sharri“, më ofroi një kredi prej 450 mijë dinarësh. Unë, për çdo muaj shkoja që ta paguaj këstin e kreditit, por sa herë që shkoja, drejtori i ”Sharrit”, miku im shumë i dashur - Ekrem Shehu, nëse s’ia kam harruar emrin, më thoshte, jo prof. s’duhet të paguash. Atëherë, unë habitshëm e shikoja dhe nuk e dija se ç’ishte puna, por me siguri vetëm se z. Ekrem, ish-kryetari Sali Bajra dhe z. Bedri Kyçyku të ndjerë e dinin se çfarë vendimi kishin miratuar së bashku. Atë e mësova më vonë, pasi u largova me dhembje nga nxënësit që aq shumë i desha, nga kolegët e mi të respektuar dhe nga mbarë Kaçaniku im i paharrueshëm.
Ishte muaj korrik i vitit ’69. Pa pritur e pa kujtuar dikush trokiti në derën e shtëpisë sime. Vetëtimthi, hapa derën dhe ç’me pa, para meje gjendeshin, Drejtori i ”Sharrit” z. Ekrem Shehu dhe tre të tjerë, po ashtu nga Kaçaniku dhe drejtuesit e Ndërmarrjes Tregtare”8-të Shtatori”-Dibër. –U gëzova sinqerisht dhe iu lëshova në përqafim:
Urdhëroni, mirë se keni ardhur! –Hyni si në shtëpinë Tuaj: bukë, kripë e zemër!
Jo, tha z. Ekrem, s’kemi kohë, por duam që dhe Ti të vish së bashku me ne në Banjat e Dibrës- në Banisht, atje do bisedojmë rreth disa kontratave zyrtare. Po, do vij me kënaqësi, iu përgjigja unë, sepse s’mudesha kurrë ta harroj nderin që më bëri ndërmarrja e “Sharrit”,respektivisht mbarë Kaçaniku. Mora kuletën dhe në te vërejta se kam 80 mijë dinarë, afro një rrogë dhe mendova se do mundem t’i qeras mysafirët nga Kaçaniku.
Kacaniku.ch.vu: Për të festuar këtë bashkim të dy organizatave Sharri (Kaçanik) dhe 8 Shtatori (Dibër) a u ndalët diku për ta festuar?
Ibrahim Egriu: Po ,me dy makina nisëm në Banisht, që është
Hymë në restorant, i bashkuam tavolinat dhe porsa u ulëm porosita kamerierin të na shërbejë. Në kuletë kisha tetëdhjetë mijë dinarë dhe mendoja se me siguri do mjaftojnë që t’i gostis me pije e meze mysafirët e mi të nderuar nga Kaçaniku dhe, së bashku me ta edhe katër dibranët:-drejtorin e ndjerë Zini Saraçi, sekretarin tepër komik, po ashtu i ndjerë-Adem Duraku dhe dy të tjerë.
Ia filluam dollisë. Cakërruam gotat, duke u uruar mysafirëve mirëseardhje, shëndet dhe gjithë të mirat në jetë. U krijua një atmosferë disponimi plot humor, gaz e hare dhe gjithçka shkonte sipas rrjedhës së duhur, deri në çastin kur kamerieri filloi të servojë disa lëngje bakri të mbushur me mish viçi, mish qengji e peshk. Të them të drejtën, në ato çaste, disa djersë të ftohta filluan të më kaplojnë trupin, sepse, sipas llogarisë sime mendoja se me tetëdhjetëmijë dinar do mundesha t’i gostisë me pije e ca meze miqtë e mi të dashur nga Kaçaniku, por llogaria ime filloi të dështojë. Atëherë,u çova fshehurazi dhe e sinjalizova kamerierin që ta shënojë veçmas llogarinë rreth pagesës që t’ia paguaj më vonë, duke qenë se nuk më mjaftonte ajo shumë parash.
Disponimi im dukshëm filloi të zbehet dhe s’mundesha as të pijë e as të shijojë ushqimin, të cilin e sillte kamerieri kohë pas kohe, ndërsa në fytyrat e mysafirëve dhe te dibranëve vërehej një buzëqeshje interne, pa me kuptuar unë se për çka bëhet fjalë.
Fol o prof. na trego ndonjë barsoletë !-Tha z. Eqrem Shehu. Po, po, u përgjigja unë, një proverb popullore thotë:”Fukaraja, për një plesht e djegën jorganin” - Buuuu, filluan të qeshen të gjithë së bashku, sepse e dinin se ku e kisha fjalën.
Atëherë, thërrita kamerierin që të më tregojë llogarinë se sa kushtonin tërë pijet dhe ushqimi. Ai, e kish bërë gati e ma ofroi. Çka me pa, shuma ishte kolosale: 365000 dinarë. O bu-bu, thashë me vete: - Shkoi krediti! Kurse ata qeshnin, qeshnin dhe vetëm qeshnin.
Në ato çaste, fjalën e mori Sekretari i Ndërmarrjes 8 Shatori, komiku i ndjerë –Adem Duraku, i cili duke u drejtuar kah unë më tha: - ”Tërë këtë Skenar, ne e kemi përgatitur që tët vëmë në sprovë Ty e të shohim se sa kavalier je, sepse, tërë këto shpenzime do futen në reprezentacion, pra Ndërmarrja jonë 8-të Shtatori do t’i paguajë”- Po përse s’më treguat qysh në fillim që të haja e të pija siç duhet, por më latë në këtë derexhe”!-Pashi Zotin, më sillni tani të ha e të pi se vdiqa! - Qeshje dhe përsëri qeshje, u derdhën duke qeshur që të gjithë.
Kacaniku.ch.vu: Profesor tashti kalojmë rreth punës tënde të pa lodhur në shërbim të arsimit. Me 8 qershor 2008 mbushen plot 24 vjet nga dita kur u ndave nga arsimi dhe Dibra jote e dashur. Mund të na flisni pak për këtë çështje?
Ibragim Egriu: Saktësisht, më 8 qershor 1984, pra, përkujtoj Ditën kur për të fundit herë dhe me lot në sy, u ndava nga nxënësit dhe kolegët e mi të dashur, nga më të afërmit e mi:miqtë, shokët e nga Dibra ime kreshnike.
Kacaniku.ch.vu: Nga shumë gjenerata që keni përcjellë do ta veçoni ndonjë gjeneratë që ka korrë suksesin më të madh?
Ibrahim Egriu: Po, ishte gjenerata e Adelina Markut të cilën mund ta quajmë se ishte gjenerata e artë, siç e vlerësoj unë, sepse, ajo gjeneratë e fëmijëve të prindërve intelektualë dibranë, më ka lënë mbresat më të mira gjatë punës sime 43 vjeçare në lëmin e arsimit.
Them kështu,sepse, nga kjo gjeneratë, shumica prej tyre i kanë kryer studimet dhe janë bërë të vyeshëm, jo vetëm për veten tyre e të familjeve, por edhe për kombin e atdheun.
Kacaniku.ch.vu: Kur jeni te nxënësit Tuaj të shumtë, vallë a ju kujtojnë ata juve në ndonjë moment të jetës së tyre?
Ibrahim Egriu: Në një intervistë dhënë televizionit në gjuhën shqipe, ish nxënsja ime Adelina Marku, në pyetjen e gazetarit, kush ju ka frymezuar të merreni me shkrime dhe gazetari? Ajo ju përgjegj: Frymezimet e para i mora nga arsimtari, Ibrahim Egriu.
Kacaniku.ch.vu: Si u ndiet në ato çaste?
Ibrahim Egriu: O Zot, thashë me vete dhe parashtrova pyetjen:-A ka shpërblim më të madh në jetë se sa nxënësi apo studenti ta vlerësojë mundin dhe përpjekjen e arsimtarit? Faqeve më rrodhën dy pika loti ndërsa zemra me rrihte me shpejtësi, ishte një ndjenjë e pa përshkruar. Për atë dhe jam shume i lumtur që 43 vjet rresht punova ne lëmin arsimit.
Kacaniku.ch.vu: 8 qershori 1984 ishte vit i ndarjes së madhe nga ate që e deshe me gjithë zemër-arsimin. A ka mundësi ta na përshkruani atë ngjarje me gjerësisht, sepse besoj se kjo na intereson ne të gjithëve.
Ibrahim Egriu: S’mundem të anashkaloj e të mos jua përkujtoj atë ditë të kobshme e të mallkuar kur u ndava nga Dibra ime e dashur. Ishte ditë e bukur pranverore dhe dita e fundit e vitit shkollor 8 qershor 1984. Hyra në klasë dhe isha tepër i shqetësuar. Pas përshëndetjes u drejtova kah dritarja duke i vërejt bashkëqytetarët e mi tek Stacioni i autobusëve. Një ndjenjë pikëllimi e dëshpërimi më kaploi shpirtin, sepse parandjeja se s’do mund të kthehem më në vendlindje, në Dibrën time të dashur.
Të vetmit person, të cilit i rrëfeva fill e për pe ishte ish mësuesi im, zotëri Abdi Begu-Haxhiu, i cili gjatë atyre ditëve lëngonte në shtrat nga një sëmundje vdekjeprurëse në lukth dhe, ndarja me te ish tepër e vështirë dhe emocionuese. Ai, me kanë kancer në lukth, më përcoll deri te dera e oborrit të shtëpisë,më përqafoi fuqishëm dhe ngrohtë e më tha: - Rruga mbarë të qoftë !-Dhe atje në Zvicër do të takosh shokë e miq atdhetarë nga të gjitha trojet tona. Ndërsa porosia apo amaneti i tij i fundit qe:-Të lutem Imi, mos u bën anëtar i asnjë partie apo organizate politike, por gjithmonë të jetosh i lirë e pavarur. U ndamë për të fundit herë me zotëri Abdiun me lot në sy e s’u pamë më, sepse, në tetor të vitit ’84, ai ndërroi jetë.
Kacaniku.ch.vu: Profesor ,me falni nëse pas gjithë këtij rrëfimi zëri im është me dridhje dhe pika loti rrëshqasin fytyrës sime, për këtë kërkoj falje...(heshtje)
Kacaniku.ch.vu: Profesor, porosinë e mësuesit Abdi Begu – Haxhiu (rahmet i pastë shpirti) a e çove në vend a po jo?
Ibrahim Egriu: Deri më sot. porosinë e mësuesit tim e kam zbatuar në mënyrë rrigoroze. Nuk i takoj asnjë partie apo organizate politike.
Kacaniku.ch.vu: U ndave nga Dibra dhe dibranët tanë të dashur dhe u ktheve në Kaçanik?...Deshe edhe këtu t’i përshëndesësh ata që i deshe dhe të deshtën shumë.
Ibrahim Egriu: Po, rrugës kalova për rreth Kaçanikut tim, por përveç nxënësve te mi Ibrahim Doganit dhe Abdulla Mjakut, nuk takova askënd tjetër. Përmes tyre dhe përqafimit me të dy, desha t’i përqafoj të gjithë kaçanikasit e mi fort të dashur.
Kacaniku.ch.vu: Profesor tashti jeni pensionuar dhe, mund të na thoni çfarë keni ndërmend?
Ibrahim Egriu:Tani, me marrjen e pensionit, vitet e fundit të jetës sime do i kaloj në vendlindjen time të dashur, poqese pushtetaret maqedonas, s’më torturojnë në kufi, siç kanë vepruar deri më sot.
Kacaniku.ch.vu: Me 10 gusht te vitit te kaluar, ishit ftuar qe te shpalosni bustin e krytarit te ndjere, Sali Bajra ?
Ibrahim Egriu: Po, ky qe nderimi me i madh ne jeten time. Por, te them sinqerisht, ne vendin tim duhej te ishin, shoket dhe bashkpunetoret e atdhetarit, Sali Bajra, sic jane: Latif Nallbani, Hebib dhe Ekrem Shehu etj. Ndaj, per dashurin dhe respktin qe kane shfaqur ndaj meje, u drejtohem me sintagmen: Falemnderime kolege e vellezer te Kacanikut legjendar!
Kjo qe nje kanqësi e papershkruar, që më riktheu kujtimet e rinis sime.
kacaniku.ch.vu: Profesor për fund ju falënderoj shumë për intervistën dhe desha t’ju pyes. Po të ishit në vendin tim çka kishit pas dëshirë të ju pyes që ndoshta nuk më është kujtuar?
Ibrahim Egriu: Z. Abdullah, në intervistën që e kryem së bashku keni përfshi shumëçka, por ajo që me së shumti me gëzon e me jep vullnet dhe elan për punë e jetë është fakti se këtë interviste e realizuam se bashku mu në vigjilje të 26-vjetorit të ndarjes nga vendlindja ime e shtrenjtë-Dibra. Pra, biseda qe e realizuam së bashku është satisfikim i punës sime që e kam kryer plot katër dekada.
Kacaniku.ch.vu: Në emrin tim dhe të familjes sime, në emrin e të gjithë atyre që ju kanë njohur dhe që do t’ju njohin tani, ju dëshiroj jetë të gjatë juve bashkëshortes suaj të nderuar dhe fëmijëve tu. Faleminderit!
Kacaniku.ch.vu, qershor 2010 Me nderime, Aga DULL