| E hene, 14.06.2010, 09:15 PM |
TË JETOSHË DUKE VDEKUR APO TË VDISËSH DUKE JETUAR...?!
Nga Agron Shabani, Gjermani
Siç dihet: Sara ,gruaja e ligjshme e Abrahamit atëbotë ndofta me plot arësye e kishte përzënë(përndjekur) Agarën kurtizane dhe robëreshë nga prona dhe pallati i saj në Jeruzalem duke i thënë se:Djali i një gruaje kurtizane(konkubine) dhe në robëri nuk mund të jetë kurrë i njejtë dhe i barabartë në pronë ose në trashëgimi të përgjithshme me të birin(djalin) e një gruaje të lirë e të vërtetë.Mirëpo,edhe përkundër kësaj,Abrahami atëbotë i kishte dashur dhe pronësuar njësoj edhe Jicakun(Isakun)-të birin e tij me Sarën,por edhe Ismaelin(Ismajlin)-të birin e gruas së tij konkubine dhe në robëri-Agarës.Ndërkaq, Jakobi Izrael asokohe e kishte dashur dhe adhuruar Jozefin të cilin vëllezërit e tij atëbotë ua kishin shitur si robë tregtarëve të ndryshëm egjiptian nga zilia dhe lakmitë e tyre karieriste dhe profiteriste ndaj vëllaut të internuar dhe në skllavëri.Por,pa pandehur as menduar kurrë në mrekullitë dhe profecitë e mëvonshme të vëllaut të tyre të internuar dhe në robëri(...).Shih për këtë,Medline Delbrel në një rast me plot të drejt konstaton se:Në mes Fjalës dhe Urdhërit të Zotit(Hyjit) dhe vullnetit tonë njerëzorë në përgjithësi -duhet të ngrisim dhe sëndërtojmë ujdi dhe një harmoni të përhershme fizike dhe metafizike.Ndryshe nga kjo ndërkaq, predikuesit dhe misionarët e dikurshëm në Afrikën Veriore atëbotë kishin hasur në pengesa dhe vështirësi të shumëta misionare dhe leksikografike kur iu ishin drejtuar afrikanëve të atjeshëm me këto fjalë,citat:"Nëse gabimët ose mëkatët tuaja kanë qenë të rënda dhe të zeza-futë si korbi, ato do t´ju falen dhe do t´ju bëhen të bardha si floku i borës.Mirëpo,mëqe në Afrikë nuk kishte rënë kurrë dëborë dhe banorëve të atjeshëm atëbotë iu mungonin si të thuash madje edhe njohuritë me elementare mbi borën(deborën) e bardhë.Misionarët e lartëpërmendur në fjalë u desh t´i ndryshojnë ose "përkthejnë" fjalët dhe predikimet e tyre duke iu thënë afrikanëve të atjeshëm se:"Nëse mëkatët e tyre kishin qenë të zeza-futë si korbi,ato do t´ju falëshinn dhe do t´ju bëheshin të bardha si thelbi i bardhë i arrës së kokosit!".
Për me tepër ndërkaq, gjuha e dashurisë së lartë(hyjnore ose profetike) nuk mund të jetë gjithmonë e njejtë ose e barabartë me "gjuhën" e renegatëve ose laikëve të ndryshëm.Dhe,kjo sidomos atëherë kur gjuha e komunikimit tonë të ndërsjelltë merr formë të vrazhdë-rixhide ose infantile-patologjike..Se këndejmi, Max Stierner në stilin dhe manirin e njohur të një studiuesi dhe teoricienti të shquar të "Anarkizmit individualist" në menyrë lucide dhe tepër suptile atëbotë i kishte vërejtur të metat dhe dobësitë e asokohshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme në tranzicion.Mirëpo edhe vet jëtonte dhe bënte pjesë në to.Bile,edhe Shopenhaueri në një rast i rekomandoi "vetëvrasje" ose "zhdukje kolektive" shtetit dhe shoqërisë në situata të rënda të krizës dhe një katandisjeje të gjithëmbarshme akute ose kronike në kohë dhe hapësirë.Por,jo! Me rastin e përhapjes së sëmundjes së rëndë të kolerës në vendlindjen ose në qytetin e tij ai kishte ikur dhe emigruar ndër të parët nga aty.Përse kjo?Shtrohet pyetja. Sepse,ndofta shumë me tepër se sa të njerëzve ose qytetarëve të thjeshtë,Schopenhaueri i kishte çmuar dhe adhuruar jetën dhe personalitetin e vet?! Kush e di Nuk te pelqen aspak kur dikush për shkaqe ose lajtmotive të ndryshme fetare,ideologjike, partiake, karieriste,profiteriste,lokaliste,bajraktariste etj.Në dëm dhe mbi aksidentin ose" fatëkeqësitë" eventuale të ngjarjeve,figurave,subjektëve ose personalitetëve të caktuara politike,ushtarake,fetare ose historike i ngritë dhe i sendërton mitët,eposët ose legjendat e ndryshme(folkloriste etj.) për ngjarjet,figurat,personalitetët dhe subjektët tjera që ky i fundit iu përket ose i adhuron..Kjo sidomos atëherë kur mitët,eposët,legjendat dhe historitë e ndryshme fillojnë të ngritën dhe sendërtohën nga amputimet,digresionet dhe rivendosjet ose riciklimet e ndryshme në kohë dhe hapëirë.Apo,.mbase nga "supstrati" dhe "amplituda" e njohur e diktatëve, ndikimëve dhe interesave të ngushta grupore ose personale që nuk kanë asgjë të përbashkët me ngjarjet,zhvillimët dhe me interesat e mirëfillëta shkencore, nacionale,politike,ushtarake,gjeografike, historike etj..Madje,madje as me të vërtetën e njohur(të padiskutueshme) shkencore, burimore,materiale , dokumentare dhe historike.Dhe,kjo sidomos tek populli,kombi,shteti(shtetët) dhe shoqëria jonë shqiptare në përgjithësi:Kur dihen faktët e shumëta dhe të shumëfishta të ngritjes,sendërtimit dhe zhvillimit të ngjarjeve,figurave dhe personalitetëve të njohura shkencore,fetare, politike,kulturore,nacionale ose historike në kushte dhe rrethana të vështira dhe tepër specifike e dramatike.Ndaj,nuk është aspak e preferuar që ngjarjet dhe zhvillimët madhore ose emblematike të popullit dhe kombit tonë shqiptarë në Kosovë e kudo(sidomos lufta e njohur çrimtare dhe heroike e UÇK-së dhe popullit shqiptarë në përgjithësi) të ndahen,privatizohen ose të "limitohen" dhe konceptohen në taborre ose nivele të ndryshme rajonale,krahinore,partiake,politike,fetare,ideologjike etj.Ashtu siç nuk është aspak e qëlluar në kohë dhe hapësirë tendenca negatore dhe protekcioniste e individëve ose grupëve të cktuara të interesave të përbashkëta për futjen e përçarjeve dhe konfiktëve të ndryshme(ugurzeza dhe kontraproduktive) në mes brezave ose gjeneratave të ndryshme të popullit ose kombit tonë shqiptarë në Kosovë dhe kudo.Popullit,kombit dhe lidershipit tonë(mbarëshqiptarë) në këtë kohë iu duhen faljet dhe pajtimet e ndërjsjellta.Atyre iu duhet bashkimi dhe uniteti i gjithëmbarshëm për çështjet madhore dhe supstanciale(fundamentale) të kombit dhe atdheut. Ju duhet pajtimi i gjeneratave dhe i konceptëve të ndryshme nacionale dhe ideologjike..Në ambiente dhe situata madhore ose historike të kombit dhe atdheut grupet ose individët e caktuar duhet t´i mundin dhe tejkalojnë vetëvetën dhe interesat e tyre parciale.Madhështia qëndron në atë se si ta mbron tjetrin nga vetëvetja dhe jo vetëvetën nga tjetri.Këtu qëndrojnë supstanca dhe esenca e të qenurit njeri i dashur dh patriot në kupttimin e plotë të fjalës.Unë jamë patriot,sepse në radhë të parë jamë njeri i dashur dhe njeri i thellë.Do të thoshte poeti..Shih për këtë :Falja ose Pajtimi sipas Niçës dhe shumë mendimtarëve të tjerë në këtë drejtim është proces evolutiv dhe një domosdoshmëri revolucionare , historike dhe organike.Kjo në radhë të parë për faktin se ngritja dhe formësimi i vetëdijes dhe i strukturave dhe superstrukturave të reja sociale dhe politike në etapa ose periudha të ndryshme reformatore ose post-revolucionare:Përveç mbamendjes ose kujtesës së preferuar nacionale dhe historike,gjithashtu kërkon edhe një të të ashtuquajtur "harresë" ose "tabula rasa" miniaturale në vetëdijen tonë individuale dhe kolektive.Me të cilën,gjithnjë sipas Niçës etj.do t´iu lëshohej vendi ngjarjeve,zhvillimëve dhe pritjeve ose" provokimëve" të reja sociale,kulturore dhe politike.Në funksion të kësaj,respektivisht,në dritën dhe retrospektiven e përgjithshme të procesit të pashmangshëm(evolutiv dhe organik) të Faljeve dhe Pajtimit të shumëpritur mbarëshqiptarë:Kësaj radhe duhet veçuar Figurën dhe Personalitetin lapidar dhe emblematik të z.Adem Demaçi në domenin ose kontekstin e përgjithshëm multidimenzional. Etosin dhe erosin e tij krijues dhe patriotik.Përkatësisht, rolin dhe ndikim e mundshëm(ose,edhe të pashmangshëm) të Figurës dhe personalitetit të Tij në Pajtimin(Pajtimet) e gjeneratave dhe konceptëve të larmishme nacionale dhe ideologjike..Duke filluar që nga fillët e jetës krijuese,intelektuale ose akademike të zotit Demaçi...Për të vazhduar mepastaj me jetën dhe veprimtarinë e Tij të pashoqe kombëtare dhe patriotike.Respektivisht,me guximin dhe vetëmohimin e pashoq të zotit Demaçi(lexo:deri në përmasat e njohura të vetëflijimit dhe sakrificës me sublime).Dhe për t´u ndalur në fund në Durimin dhe Urtësinë e shquar(biblike dhe platonike) të Adem Demaçit -përballë armiqve,salvuesve,kundërshtarëve politik ,përsekutorëve dhe ekzekutorëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Virtityte dhe atribute të larta dhe tepër fisnike këto të cilat zatën mund t´i posedojnë vetëm Figurat ose personalitetët e njohura të kalibrit të Adem Demaçit.Përse kjo? Sepse,Rrrëfimi ose legjenda e gjithëmbarshme mbi jetën,veprën dhe personalitetin flamur të z.Adem Demaçi është shumë me tepër se një histori.Zoti Demaçi mbi të gjithat është Sinonim,Udhërrefyes dhe Një Arketip i fuqishëm dhe tepër sublim i jetës dhe i përvojës sonë individuale dhe kolektive në tërësi.Ai është historia vet. Adem Demaçi mbi të gjithat është Ora e kohës, e shpirtit dhe e historisë sonë.Jeta,vepra dhe personaliteti i Tij. Opusi i Tij krijues dhe spirtualiteti i Tij...Horizonti dhe universi i Tij liridashës dhe patriotik. Jeta,koha,bota dhe fusha e Tij e pakapshme, e paarritshme!.I përkushtuar dhe besimtar-deri te Zoti.Kryengritës dhe kushtrimtarë-deri në tempull.Intelektual i formuar dhe përparimtar-deri në kulm.Largëpamës dhe vizionar-sa s´ka më.Zoti Demaçi ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë Zeusi i Luftës dhe përpjekjeve tona çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi dhe Prometeu i pajtimit dhe bashkimit tonë nacional dhe historik.Të gjithë ne jemi në zemrën dhe shpirtin e Tij deti dhe oqean.Ai është udhrrefyesi,flamurtari dhe përmendorja e përjetshme në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari.ADEM DEMAÇI...Ky Vigan i Madh titanik.I lindur, i rritur dhe i burrëruar për kryeode, për kryestrofe, kryerrjeshti dhe kryevargu.Baci Adem...Ky "Zeus i pakurorëzuar" profetësh të ndryshëm dhe perëndishë.E thëm këtë duke i patur në kujtesë dhe në konsideratë të lartë virtytet dhe atributët e njohura të Adem Demaçit në kontekstin e përgjithshëm ose multidimenzional.Përkatësisht,fisnikërinë,neutralitetin dhe sovranitetin e shquar të zotit Demaçi përballë rrymave,taborrëve ose konceptëve të ndryhme politike dhe ideologjike në Kosovë,Shqipëri dhe kudo.Duke mos e harruar këtu edhe politikanen,pedagogen e shquar universitare dhe kryetaren e nderuar te parlamentit(kuvendit) shqiptar,prof.dr..Jozefina Topalli.Pëkatësisht, sensin,intuiten,lucididitetin,suptilitetin dhe akribitetin e saj intelektual dhe politik përballë rrymave dhe taborrëve të çfarëdollojshme politike,ideologjike etj.në" nënqiellin e harlisur" shqiptarë.Dhe,kjo në një kohë kur shteti,politika,kultura ,diplomacia dhe shoqëria e gjithëmbarshme në Kosovë,Shqipëri dhe gjetkë po vazhdojnë të udhëhiqen dhe të "bombardohen" me klishetë dhe metodat e ndryshme mesjetare ose (besa madje) edhe arkaike.Për të mos thënë këtu nga "logjika" dhe "filosofia" e klanëve,fiseve dhe tarafëve të ndryshme fetare,partiake,politike,ideologjike ,krahinore,lokaliste,farefisnore,bajraktariste,nepotiste,profiteriste etj.Ku në të shumtën e rastëve(për të mos thënë vazhdimisht) në vend të platformës dhe një filosofie të mirëfillët shtetërore dhe politike:Pothuajse në "reliefin" ose "mozaikun" e përgjithshëm politik mbarëshqiptarë po vazhon të udhëhiqet ose spekulohet me "letrën e djegur" të "logjikës" dhe "filosofisë" së fisit.Siç kishte ndodhur dikur( në mesjetë) me fiset dhe principatat e atëhershme të Shpatajve,Topiajve,Dukagjinëve,Kastriotëve dhe kështu me radhë.Saqë kryetrimi në legjendarë,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu atëbotë duket se e kishte patur me të vështirë për t´i tubuar dhe bashkuar krerët dhe bajraktarët e ndryshëm shqiptarë se sa për t´i luftuar sulltanin dhe ushtrinë turke tek portat e kështjellës së tij në Krujë.Se këndejmi, në krizën dhe kaosin e përgjithshëm(eventual) të shtetit dhe shoqërisë kosovare etj.mëse tepërmi do të përfitojnë mogulët,sheikët,emirët dhe sulltanët e atjeshëm vendorë së bashku me "zeusët" dhe perandorët e ndryshëm ndërkombëtarë.Ndërsa,do të pësoj populli i pafajshëm dhe duarthatë.Politika,shteti dhe diplomacia nuk udhëhiqen nga idolatria,servilizmi,konformizimi ,oportunizmi ose nga kameleonizmi.Jo.Por nga sensi, etika,estetika, profesionalizmi dhe vizionariteti i preferuar intelektual dhe patriotik..Për fund diçka rreth frikës dhe dyshimëve tona reciproke:Shikuar nga aspekti sociopsikologjik frika ose dyshimi janë reaksione të brëndshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonër për të reaguar dhe për t´u mbrojtur nga problemet ose rreziqët e ndryshme që na kanosin dhe na shoqërojnë në menyrë individuale ose kolektive.Frika dhe dyshimi parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten realisht herët.Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces.Varësisht prej ndjenjave,kanosjeve,situatave ose emocionëve të ndryshme që na mbështjellin ose na rrethojnë.Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme (në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe deprimuese)që konsiderohen të rrezikshme dhe eskalative dhe ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe të reagojmë.Provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë dhe permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme (si fobia,paranoja,frika paragjykimët e ndryshme individuale ose kolektive dhe kështu me radhë...Pa e njohur as studiuar mirë njeri tjetrin!)Që shkaktojnë ambiente,atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme shtetërore dhe politike kudo në botë.Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen,hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe cituata të caktuara sociale dhe psikologjike si instikte ose reaksione të pakontrolluara në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.Shih për këtë:Në këtë botë tonën të përbotshme eksisrtojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet ngase i frikësohen vdekjës , hakmarrjes ose pasojave të tjera dhe njerëz që e bëjnë atë sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saj.Grupi i parë i këtyre njerëzve jeton duke vdekur,ndërsa grupi i dytë vdes duke jetuar.Kjo donë të thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim,ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i gëzuar frytët e jetës.Kjo për faktin se jeta dhe vdekja(të dyja bashkë) janë pjesë e një "ligji të pashkruar" ose universal në natyrë ose në gjithësi(Kujto "Matematikën Universale "...) .Neve si qenje ose si krijesa njerëzore në këtë botë jetojmë në polaritet dhe në një harmoni të përgjithshme fizike dhe metafizike me njeri tjetrin.Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin apo?!.Nuk ka asgjë të amshuar dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund përveç besimit dhe dashurisë sonë ndaj jetës dhe kuptimit të saj hyjnor.Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit.Të tjerat(lindja,zhvillimi,përsosja,shpërbërja,vdekja etj.) janë vetëm ligje ose procese të thjeshta të fizikës në natyrë.(Lexo:Ligjin e Dytë të Termodinamikës..) Ajo që vdes ose që shpërbëhët:lind dhe zhvillohet mëpastaj përseri.Kjo donë të thotë se pa vdekje nuk ka as lindje.Nuk ka jetë,nuk ka zhvillim,nuk ka proces as ndryshim.Pa mbarim nuk ka fillim.Pa shpërbërje nuk ka ribërje...Kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë nuk na ka pyetur askush.Jo."Të jetojmë duke vdekur" apo "Të vdesim duke jetuar" ?! Do pyeste dikur Niçëja.Në instancë të fundit,ligji themelorë i jetës sonë njerëzore ose shoqërore është ligji i respektit dhe dashurisë i sonë reciproke ndaj jetës dhe ndaj vet njeri tjetrit.Rreth kësaj biocenoze apo mbase rreth këtij "rrethi vicioz" duhet të ecim dhe të levizim të gjithë.Ta hedhim dhe ta mbjellim farën e respektit,mirëkuptimit dhe dashurisë sonë reciproke në kopshtin e jetës sonë individuale dhe kolektive.Këtu qëndron esenca.