Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës

| E diele, 13.06.2010, 06:57 PM |


Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës

 

Nga Ali Sh. Berisha

 

Gjatë kohës sa kanë ndodhur bombardimet e NATO-s, Ali Sh.Berisha (1949), fshati Llukar, me banim në lagjen e Qershijave në Prishtinë , ka qëndruar në Kosovë. Ai ka mbledhur shumë dëshmi për masakrat që kanë ndodhur në luginën e Llukarit e më gjerë. Ka marrë marrë shumë deklarata nga pjestarë të familjeve dhe të tjerëve lidhur me masakrat jo vetëm në Bashkinë e Llukarit, ka marrë pjesë në disa akte zhvarrimi, fotografimi të të masakruarve dhe identifikimi e rrivarrimi të të vrarëve. Ai është publicist.

 

Ai deklaron: ?Naten e 23 dhe 24 marsit të vitit 1999 nga NATO u goditë posta kryesore në Prishtinë dhe pjesa e epërme e Kazermës ushtarake në Llukar. Kjo bëri që ushtarët e rregullt të kazermës të dislokoheshin në pjesën e kazermës bri rrugës Prishtinë-Llukar, por edhe jashtë saj, kryesisht në Qukën e Vogël. Në mbrëmjen e 24 marsit 1999, Agim Osaj me vëllain e tij nga lagjja Kulla e Llukarit u nisën për te Cërvadikët e Grashticës për t?i dërguar ushqime dhe veshmbathje gruas dhe fëmijëve tek tek miqtë. Këto i kishin të ngarkuara në traktor. Udhëtuan Xhadesë së Poshtme (bri lumit Prishtinkë) Me të arritur te Bunari i Ilazit në Llukar ushtria e rregullt shtiu në ta. Me këtë rast u plagos rënd Agim Osaj si dhe u dëmtua traktori. Adem Osaj e tërhoqi vëllain Agimin e plagosur për në lagjen Berisha për t?i dhënë ndihmë. Mirëpo, iu desh të kalonte lumin dhe kjo ndikoi që Agimi të vdiste me të arritur në breg të lumit. Ademi vëllain e vdekur me ndihmën e një karroce dore përmes lagjes Berisha e dërgoi deri në lagjen Rexhaj të Llukarit, dhe prej aty u dërgua te Cërvadiktë ku edhe u varros. Kështu nisi seria e vrasjeve, por edhe ndërprerja e qarkullimi përmes rrugës kryesore Prishtinë-Keqekollë bri Kazermës ushtarake. Lagjja Berisha e Llukarit, e cila ishte pranë Kazermës tashti jetonte ditët në ankth. Njerëzit zgjidhnin rrugicat përmes maleve të arrinin në fshatrat e Gallapit.

Bombardimet e NATO-s vazhduan në ditët në vijim. Pasoi edhe bombardimi i tunelit të hekurudhës Prishtinë- Berrnicë në drejtim të Podujevës. Me këtë rast nga detonacioni i fortë i raketës së NATO-s në tunel, një gur i ngritur në ajër e qëlloi të birin e Sadik Sekiraçës në oborrin e fqinjit të tij. Ky bartet në spital, operohet, bën më mirë dhe kthehet në shtëpi. Lëvizjet e ushtrisë serbe ishin të rralluara në drejtim të Kazermës dhe anasjelltas. Në pjesën e kazermes bri rrugës kishte mbetur një numër i vogël ushtarësh. Popullata në Prishtinë që kishin edhe shtëpi në fshat, filloi ngadalë të zhvendosej nga qyteti në fshatra përmes rrugëve dytësore për shkak sigurie. Ky largim i popullatës në drejtim të fshatrave te një pjesë e popullatës forcoi bindjen se në male do të ishin më të mbrojtur se në qytet.

Më 29 mars 1999 përcolla për Makoc e prej aty për në Zllash pesë persona në mesin e të cilëve Bajram Kosumin (ish i burgosur politik), Merxhan Abdylin (publicist dhe shkrimtar) dhe Fazli Maloku, mësues në shkollën fillore ?Zenel Hajdini? të Prishtinës. Për shkak sigurie zgjodha rrugën përmes përroit të Spollapodinës. Nëpër këtë luginë vazhdonte si lumë largimi i popullatës nga qyteti në drejtim të maleve. Krye Spollopodinës dhe deri te Lugu i Qershisë të rinjët nga fshatrat kishin dalë të presin dhe orientojnë popullatën, me këtë rast iu ndihmonin duke u dhënë ndonjë kafshore buke dhe ujë për pije. Në lagjen Balaj të Makocit pashë një numër të madh banorësh të lagjes Berisha të Llukarit, të cilët ishin vendosur aty. Në kthim sërish më shoqëroi Fazli Maloku, i cili më tha se e bëri këtë për të mësuar rrugën për tërheqje eventuale nga qyteti. Me të kthyer në shtëpi s?gjeta njeri të gjallë, s?i gjeta as familjet e vëllezërve.

Nata mes 29 dhe 30 marsit ishte natë ankthi. Në mëngjesin e datës 30 mars 1999 dola të shoh nëse lëvizte njeri. Askush. Në Fushën e Pajtimit në Kolovicën e Re vëreheshin lëvizje njerëzish. Te Bunari i Hajratit takova shumë njerëz, të cilët nuk dinin si të vepronin. Ata kishin vërejtur dy xhipa në të cilët ishin vënë topa kundërajëror dhe pushkomitraloz të rëndë të shpejtoni në drejtim të kazermës. Nga Fusha e Pajtimit vërejta se nga Vada e Ushtrisë (te Kazerma) nga xhipat qëllohej ana perëndimore e lagjes së Vreshtave. Njerëzit lënin shtëpitë dhe zbrisnin në hapësirën e Ujësjellësit të vjetër. S?vonoi shumë dhe një shtëpie në kodrën e trimave i doli flaka. Më, 30 mars 1999, bandat e Arkanit e Sheshelit të ndihmuar edhe nga vendësit serbë po terrorizonin qytetin. Para dyerve të oborrit të shtëpisë së vetë në Kodrën e Trimave në rrugën ?Drenica? të Kodrës së Trimave e vranë Amir L. Berishën nga lagja Berisha e Llukarit, lajmë ky që erdhi shpejt te ne. Por, kishin ndodhur edhe të tjera për të cilat do mësojmë më vonë. Popullata ishte në panikë, nuk dinte si të veprojë. Policët futeshin nëpër shtëpitë dhe u jipnin afat 5 minuta të largohëshin në drejtim të rrugëve që shpienin në qendër të qytetit. Rruga ?Xhemail Ibishi? thuajse ishte e zbrazët, por hekurudha ishte përplot njerëz dhe ata lëviznin në drejtim të stacionit hekurudhor. Rruga e Kasolleve deri te ajo e Proleterit ishte e ngarkuar me një kolonë të paparë automjetesh të llojllojshme. Të gjitha këto automjete ishin të ngarkuara me burra, gra, fëmijë. Oborri i ujësjellësit të vjetër ishte poashtu i mbushur dinga. Po afronte ora 13.00. Dy burra dëgjonin Radio Deutche Ëellen. Spikeri fliste për fluksin e njerëzve në drejtim të Kaqanikut dhe Hanit të Elezit. Burrat më pyetën se çfarë thoshte radio, ndërsa unë bëra një gënjeshtër. U thashë se Amerika qenka futur në Kaqanik, andaj s?kishin pse frikësoheshin, por duhej kthyer secili në shtëpi të vetë. Kjo gënjeshtër më ndihmoi mbushja mendjen edhe njerëzve në kolonë nëpër automjete që mos të merrnin rrugën e moskthimit duke i përbe në varret e prindërve. Po aftonte mbrëmja. Një numër njerëzish po ktheheshin në shtëpitë e tyre, një numër tjetër ktheu për në male përmes Kolovicës. Edhe unë bashkë me ta. Serbët kolovicas përcillnin kalimin tonë nga të dy anët e rrugës. Nga Lakina e Madhe mbi Kolovicë, në drejtim të Butocit, shikoja qytetin tim që tashmë  ngjante në një qytet fantazmë, ku lëviznin vetëm paramilitarët serb me maska. Zhvendosja vazhdoi edhe më 31 mars, por me dokumente të grisura apo me ndonjë qese najloni në dorë kryesisht nga Velania, Kodra e Diellit, Matiqani (Mirdita) e Sofalia, Kodra e Trimave dhe pjesa e brendshme e qytetit në fshatrat e Gallapit, duke e ngarkur edhe më gjendjen e rëndë sociale të këtyre viseve malore. Kishte raste të shumta kur të sëmurët barteshin me dhjetra kilometra në shpinë ose me karrocë dore.

            Në Malësinë e Gallapit u strehuan mbi 100 000 banorë, të tjerët në Shqipëri dhe Maqedoni. Mbetën familje të pakta dhe individë si të burgosur në shtëpitë e tyre dhe çdo ditë të ekspozuar kërcënimeve e plaçkitjeve. Kafshët shtëpiake që u përkisnin shtëpive periferike të qytetit u lanë të lira dhe ato u bënë plaçkë, siç u bënë plaçkë edhe shtëpitë nga ana e serbëve kryesisht vendas.

Shtëpitë në Malësinë e Gallapit kishin hapur dyert dhe prisnin njerëzit pa kufizime. Ndonjë shtëpi kishte edhe mbi 100 njerëz në përkujdesje. Fshatrat që më parë thuajse përgjysmë ishin shpopulluar shkaku i fluksit në qytet tashti u mbipopulluan. U ndje nevoja e krijimit të këshillave organizativ për sistemimin e strehëkërkuesve. Por kjo nuk mjaftonte, sepse nevojat ishin tepër të mëdha dhe të çdo lloji. Në disa qëndra të fshatrave u hapën edhe infermieri, por edhe gjinekologji të improvizuara për të ndihmuar nënat në lindje si në Mramuer, Koliq e gjetiu. Po kështu ndërtuan shumë furra të thjeshta për pjekjen e bukës. Megjithatë ky organizim nuk premtonte shumë për shkak të nevojtarëve të shumtë, andaj për shkak të skamjes që pllakosi ditët e mëpastajme u shënuan lëvizje të njerëzve fshehurazi për në qytet dhe anasjelltas, sepse nuk premtonte as ushqimi që kishte siguruar në autofrigoriferët e tij Rexhep B.Krasniqi nga Grashtica. Disa nga këta njerëz ranë pre e barbarëve serbë që kishin mbyllur çdo kanal të furnizimit nga qyteti. Edhe në këto kushte zhvillohej njëfarë tregu, kryesisht me duhan. Një numër vjedhësish të mëhershëm, tashti shfrytëzonin rastin kur u jipej, andaj për të mbrojtur popullatën nga këta keqbërës dhe infiltrimit të njerëzve të dyshimtë u ndje nevoja e krijimit dhe veprimit të policisë së UÇK, e cila intervenonte shpejt dhe sigurt.

Më 10 prill, biri im Artani i shoqëruar nga Arsimi (djalë i vëllait tim) depërtuan deri te Bunari i Hajratit për të parë shtëpitë. Me këtë rast Artani pengon demolimin dhe vjedhjen e shtëpisë nga dy romë të armatosur me atumatikë.

Më 14 prill 1999 unë dhe vëllai im Faik Berisha mësyem shtëpitë afër Bunarit të Hajratit në pikë të ditës dhe atë rrugës kryesore. Kaluam edhe pranë kazermes së Llukarit pa pasoja në qastin kur një ushtarak bisedonte me radiolidhje. Në shtëpitë tona qëndruam deri kah ora 16 e mbrëmjes. Që të dy dëgjuam karkaritjen e automatikëve Fun lagjes së Vreshtave, ndërsa pas 10 mintash edhe në Kolovicën e Re, afër shtëpisë së Arif Demollit. Ishim të bindur se kishin ndodhur vrasje makabre, andaj në ankth pritëm derisa ra tërri i mbrëmjes, andaj bashkë me vëllain lamë shtëpitë dhe morëm rrugën për në Lagjen Berisha. Natën mes 14 dhe 15 prillit 1999 e trandën bombarduesit e NATO-s që hodhën bomba në pjesën e Kazermës së Llukarit që kufizohej me rrugën kryesore. Mëngjesi i 15 prillit e gjeti kazermën tërësisht të shkatërruar, por edhe mua dhe vëllain tim tek udhëtonim për në Mramuer ku kishim familjet. Po të njejtën ditë i bëra një vizitë edhe Koliqit dhe pashë organizimin e mrekullueshëm të njerëzve atje. Ushtarët e UÇK thuajse ishin të mishnuar me popullin dhe përpiqeshin të ndihmonin atë. Kështu ishte edhe në Zllash e gjetiu, megjithatë lufta që zhvillohej në Llap, sidomos në Llapashticë e gjetiu mes forcave të UÇK dhe forcave serbe bënte që popullata në Gallap të jetonte ditë ankthi, sepse nga ajo pjesë popullata civile largohej dhe strehohej nëpër tenda të plasmasta, nëpër rimorkiot e traktorëve të mbuluar me plasmas etj.

Më 18 prill 1999, afër 5500 ushtarë, policë dhe paramilitarë serbë të prirë nga serbët që kishin shërbyer më parë si postierë, elektricistë apo që kishin qenë në funksion të postblloqeve policore e që e njihnin mirë terrenin, ndërmorën ofensivë duke granatuar e pastaj me këmbësori u futën në territorin e Malësisë së Gallapit për të djegur e shkatërruar fshatrat në Gallap si dhe popullatën e kësaj ane dhe të atyre që kishin gjetur strehë t?i ndiqnin për në moskthim. Nën trysninë e serbëve vendas si dhe paramilitarëve dhe ushtarëve të rregullt popullata po zhvendosej nga ana e Herticës për në Orllan dhe tutje për në Koliq e Keqekollë në drejtim të Prishtinës. Të Prapashticës, Dabishecit, Hajkobillës, Marecit për në Keqekollë, përkatësisht për në Zllash në drejtim të Prishtinës, të Mramuerit po kështu, të fshatrave Trudë, Besi, Vranidoll, Tenezhdoll, Terrnavë, Bellopojë, Gerdoc e Batllavë për në Koliq ose të Siqevës në drejtim të Prishtinës. Me këtë rast ndodhën krime të rënda në njerëz. Kjo popullatë e përgjakur ishte kanalizuar nëpër Radashec e Siqevë për të hyrë në Grykën e Llukarit përmes Qamurlisë, ndërsa pjesa tjetër nëpër Stallovë e Grashticë si dhe Zllash e Mramuer nëpër Grashticë për në Makoc e Llukar. Njerëzit tashmë ishin vënë në lëvizje të ngadalshme për në Prishtinë. Pjestarët e parë të këtyre kolonave depërtuan më lehtë dhe pa pasoja të rënda në Prishtinë dhe u shpërndanë nëpër shtëpitë e veta dhe në ato të zbrazëta. Pjestarë tjerë të këtyre kolonave u desh të prisnin ditën e nesërme 19.prillin 1999 në rrugë për shkak të bllokimit të këtij kanali në Grashticë, te Mullini i Isufit nga forcat paramilitare serbe të cilat mbanin radionlidhje me komandat e ushtrisë serbe në gjithë rrethin. Në mëngjesin e hershëm të 19 prillit edhe unë me familje arritëm të kthehemi në shtëpitë tona afër Bunarit të Hajratit ku policë e ushtarakë serbë kishin bllokuar rrugën për më tutje, të cilët kanalizonin popullatën drejt stacionit hekurudhor, ndërsa disa edhe i kthenin mbrapsht për në male.

Kolona e njerëzve me traktorë, vetura, kamionë e në këmbë s?kishte fund. S?kishin fund as zullumet serbe ndaj kësaj popullate civile të mbetur pa mbrojtje, sepse UÇK u desh t?ua mbyllë gojën armëve të pakta që kishte në mënyrë që kolona e pafundme të kalonte me më pak pasoja. Masakrat serbe vazhduan më 20, 21,22, 23 prill të vitit 1999 e deri në natën e 11 qershorit kur UÇK mori ofensivë në qytet. Më 24 prill e vizitova vëllain tim të verbër Enverin dhe familjen e tij në Ulpianë. Gjatë shkuarjes atje rruga ?Xhemail Ibishi? ishte e stërngarkuar nga ushtria serbe. Një nga këta ushtarë të Sharrat, mbi Han të Dilit, më ndaloi duke më pyetur se ku shkoja. I tregova, ndërsa ai ma ktheu: ?Kthehu në shtëpi, se këtupari s?mund të kalosh gjallë?. Më befasoi këshillëdhënia e tij, mirëpo unë te Përroi i Zatriqit ktheva rrugën dhe vazhdova për në Ulpianë rrugës mbi lumin e mbuluar kah Mullini i Bankoviqit. U ndesha me traktorë e vetura të djegura, me veshmbathje e gjëra të tjera të shpërndara. Kjo gjendje ishte deri te Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Nga këtu e deri në Ulpianë në qytet zhvillohej jetë normale. Në të kthyer, vëllai Enveri nuk më la vetëm. Ndoshta mendoi se prezenca e tij do të më shpëtonte. U kthyem pa pengesa deri te Bunari i Hajratit ku ushtria militare e paramilitare serbe plaqkisnin dyqanet dhe shtëpitë e Nexhip Bekës dhe Latif Bekës. Njëri nga ata më tha: ?Merr miell, se ka edhe për ty?. Ia ktheva ?Më fal, por ky miell nuk është imi?. Pasoi ushtaraku ?Budalla, merr, se përndryshe e marrin të tjerët?. Ia kthyem shpinën dhe vazhduam, por një tjetër na doli përpara. Iu drejtua Enverit: ?Dëgjoi ti, edhe një herë nuk dua të të shoh këndej!? Këta ushtarak ia kishin djegur shtëpinë në lagjen Kulla dhe në muret e saj të mbetura kishin fyer rëndë gruan e Enverit të nacionalitetit serb ?Ti je kurvë....Ti...! Më 26 prill 1999 më vdiq gruaja e vëllait, Musli Berishës me banim në rrugën e Emshirit. Pashinë, pra gruan e vëllait, me sigurimin e lejes paraprake që kishte bërë, bëmë varrimin në varrezat e qytetit. Krejt pranë nesh gjendej Topi kundërajror shumëtytësh i maskuar në varreza dhe një tog ushtarësh, të cilët na ndoqën posa mbuluam kufomën. Për siguri pamje nuk pati, andaj sërish u mbyllëm nëpër shtëpitë tona, por për kohë të shkurtër, sepse paramilitarët, të cilët ishin prishtinas, nga Graçanica, Fushë-Kosova dhe Berrnica e Epërme, na nxorën nga shtëpitë. Ditët e para të majit me gruan e sëmurë, të paralizuar dhe djalin me të meta mentale dhe anëtarët tjerë të familjes u zhvendosëm në lagjen Kosova e Re, në shtëpinë e Ramadan Rexhakut. Aty qëndruam për pak ditë dhe sërish u kthyem në shtëpitë tona. Por, as aty nuk na linin të qetë, banda plaçkitësish të armatosur deri në dhëmb dy nga dy futeshin nëpër secilën shtëpi dhe me këtë rast kërkonin ar dhe para. Nënës time Elifes, 82 vjeçare njëri nga ata ia futi dorën në gji dhe ia mori 100 DM të cilat ia kishte dërguar e bija Raza nga Gjermania. Pasi kontrolluan shtëpinë time dhe nuk gjetën gjë, mua dhe djemtë në një dhomë na mbajtën para tytave të automatikut, ndërsa një tjetër, i biri i Lubës nga Berrnica e Epërme gruas shtatzënë të djalit tim Artanit do t?ia marrë një zingjirë ari nga fyti. Gruaja ime, Zyhraja e paralizuar, reagon duke ia larguar dorën kriminelit. Kjo plaçkitje pasoi edhe te fqinji tjetër Ejup Sekiraça nga i cili morën dinarët e fundit që i kishin mbetur nga pensioni i tij. Përveç këtyre, ata u barrikaduan në shtëpinë e Zijadin Berishës nën hekurudhë. Gjatë tërë ditës operonin nëpër lagje duke marrë pjesë nga traktorët dhe veturat, ndërsa ato që u pëlqenin edhe i mirrnin. Po këtë ditë të njejtët serbë keqtrajtuan fqinjin Sylë Gashin, të cilin pasi e rrahun deri në alivani e fusin në një sandëk çaji.

Pasoi vizita nëpër familje të policisë serbe të stacionuar në Kodrën e Trimave duke urdhëruar popullatën të shkonin në Shkollën Fillore ?Meto Bajraktari? për të marrë kartonët e hirtë. Për shkak të fluksit të madh policia hapi një punkt tjetër tutje Sharbanëve në Kodrën e Trimave dhe atje u desh të shkonim e të pajiseshim me kartonët e hirtë. Me këtë rast policia bënte edhe evidentimin e popullatës madhore. Më 19 maj 1999 familjet që nuk ishin nga qyteti i detyronin të largoheshin për në fshatrat e tyre. Kështu u detyruan të merrnin rrugën për në Sharban e Halabak shumë familje. Këto familje ndalohen te Kazerma ushtarake e Llukarit dhe nga kolona ndajnë katër djem të cilët i dërgojnë në drejtim të lumit dhe me të afruar atje shkrehin armët në ta, ndërsa njërin e dërgojnë në punktet e tyre të izolimit e keqtrajtimit në Prishtinë, sa duket në Dardani.

Që më 12 qershor me vetëiniciativë, duke qenë i vetëdijshëm se do të fshiheshin gjurmat e krimit, nisa hulumtimin e terrenit, me këtë rast duke e shfrytëzuar aparatin fotografik ?smena? dhe lapsin. Nisa me rastet individuale të plaçkitjeve, therjeve, dhunimeve, diegieve e vrasjeve, për të cilat përflitej vazhdimisht.

Po shkoj sipas vendeve:

Rruga ?Xhemail Ibishi? dhe  Bunari i Hajratit

Më 30.03.1999, serbët na nxorën nga shtëpitë në rrugën Drenica III të Kodrës së Trimave. Bujtëm në Kolovicë të Re. Më 31.03.1999 herët në mëngjes deshëm të kthehemi në shtëpitë tona. Na hetoi policia serbe që ishte e vendosur te Bunari i Hajratit dhe ka qëluar në ne. E vranë Jashar Metollin, deklaron Sahit Bajgora. Ne na urdhëruan: ??Ecni se ju vrasim edhe juve?. Fëmijët Rrëfejnë? ?E lam babën ë vrarë te Ura e hekurit?. Ky grup njerëzish detyrohen të largohen për në Mramuer. Nga atje Hasim Metolli pas dy ditësh kthehet dhe e varros Jashar Metollin afër Urës së hekurt në Fushën e Pajtimit. Pas tre muajsh bëhet zhvarrimi i tij dhe rivarrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. (Fs.Ali Sh. Berisha, Bashkia e Llukarit, Masakrat Serbe në Bashkinë e Llukarit II, prill 2000, fq.52)

Më 30 mars 1999 paramilitarët e nxorën para tytave Daut Rudarin nga shëpia dhe e pushkatuan te Bunari i Hajratit. Dëshmitar ishte Jashar Radasheci, i cili e bëri varrimin e tij në Oborrin e Ujësjellësit të vjetër. Rivarrimi i tij është bërë në varrezat familjare në Bellopojë pas tre muajsh, rrëfen i biri Muharrem Rudari.

Më 30 maras 1999 Hazir Pireva kthehet nga Isë Canolli i Marecit në shtëpinë e tij afër Urës së Zatriqit për t?i zgjidhë kafshët e lidhura në ahur. Gjatë kthimit këputë rrugën te Bunari i Hajratit dhe nëpër vigun e drunjtë i përcjellë nga breshëri plumbash të forcave serbe të stacionuar në shtëpi të Latif Bekës futet në oborrin e shtëpisë së djemëve të Selim Govorit. Aty kapet nga serbët dhe pushkatohet me tre plumba në kokë.  Jashar Radasheci e gjen kufomën e Hazir Pirevës dhe e varros në Oborrin e Ujësjellësit të vjetër. Është zhvarrosur më 3.11.1999  dhe është rivarrosur në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.

Më 31 mars 1999 tek po kalonin te Bunari i Hajratit për në Marec Sevdali Miftar Musliu (1977) dhe babai i tij Miftar Selim Musliu (1936) më banim në rr. Drenica III nr.44-5 në rrugë për në Marec. Sevdaliu, i vetmi djalë i Miftarit, në sytë e babait trajtohet mizorisht. Serbët e therin me thikë, pastaj i thyejnë të dy këmbët  dhe në fund e ekzekutojnë. Reagon Miftari duke u kapur fytyfyt me paramilitarët dhe policët me ç?rast e vrasin edhe atë. Pas tri ditësh trupat e tyre i gjenë Jashar Radasheci  dhe që të dy i varros në Oborrin e Ujësjellësit të vjetër. Rivarrimi i tyre u bë më 11.07.1999 në Varret e Shkabajve te Tyrbja.

Vërejtje: Në varret e posakrijuara në Oborrin e Ujësjellësit të vjetër është varrosur Zena i lagjes Halitaj të Marecit, i cili është vrarë në rrugën e Kasolleve nga forcat serbe, si dhe Zetëhane Rusinofci nga Nisheci, e vdekur shkaku i pleqërisë dhe sëmundjes, në pamundësi të kryhet varrimi në varreza.

Më 31.03.1999, pasi që Haxhi Sabri Behrami (1934) kishte përcjellur familjen e tij për në Makoc kthehet në shtëpinë e tij në rrugën ?Xhemail Ibishi?nr.73/C, në kuadër të të cilës kishte edhe një dyqan ushqimor. Më 8.05.1999, sipas dëshmisë së Islam Selmanit me banim aty afër, nga një xhip ushtarak kishin zbritur tre veta dhe ishin futur në shtëpinë e Haxhi Sabri Behramit. S?vonon shumë dhe dalin bashkë me të dhe e fusin në xhip: Sipas një peersoni NN nga Kolovica, Te Sharra, mbi Han të Dilit, Haxhi Sabri Behramin e nxjerrin nga xhipi dhe e vrasin. Nga këtu trupi i Haxhi Sabrisë është bartur në morg , ndërsa është zbuluar në varrezat e Hajvalisë pas përfundimit të luftës.

Sipas deklaratës së Nazmi Bajram Metollit Te Mullini i Xhaxhes afër Bunarit të Hajratit na ndalën sërish policët të cilët vazhdimisht provokonin. Aty ndanë Xhemail Bejtullah Metollin dhe e futën në bodrumin e shtëpisë së Nezirit. Aty ndanë edhe shumë të rinj. Siç tregon Xhemaili ?Erdhi një polic dhe shikoi të rinjët. Drejtoi gishtin kah unë ?Ti!? Kishin një letër në dorë. Më kontrolluan dhe më rrahën duke më qëlluar me shkop në kokë. Më mbuloi gjaku. ?Çka po pret, a po don me shpëtue, ik!? më urdhëruan. Nisa të vrapoj, por këmbët nuk më mbanin. Tek po bija për tokë plumba automatiku fishkëlluan afër kokës sime. Filluan të më godasin këmbëve ?Sta foliras?! Nisën të më rrahin me qëllim që njerëzit nga kolona të shihnin veprimet e tyre. Më futën sërish në bodru të shtëpisë së Nezirit. Nuk di sa kemi qëndruar aty. Na nxorën afër 40 vetave, sa ishim aty dhe me duar të lidhura pas kokës na drejtuan për te një kamion i madh që ishte i mbuluar. Na futën në atë kamion. Na dërguan në stacionin e policisë në Ulpianë. Në hyrje na i morën shënimet, pastaj mua derisa më nxorën në katin e tretë më rrahën pandërprerë. Më futën në një dhomë. Aty ishin edhe dy veta. Pas një kohe, natën na nxorën dhe na futën sërish në atë kamion dhe kamioni udhëtoi një kohë pastaj u ndal. Hoqën mbulesën dhe duke na sharë nënën shqiptare shtinë me automatikë mbi kokat tona. U gjetëm përjashta kamionit në deponinë e plehërave të qytetit.Unë nisa të ikë. Iknim të gjithë, kush kah mundej. ?Ishte ora 22,15 minuta? vazhdon Nazmiu ?dhe në shtëpi ia behën: Sylejman Metolli, Naser Metolli, Naim Metolli, Ali Gashi nga Hajvalia, Besim Korça nga Prishtina dhe Xhemaili të përbaltur e të përgjakur. Këta u kthyen por nuk po kthehej Bejtullahu i ndalur në shtëpi të Sabit Krasniqit.

Sipas Shaqir Sylës më datën 21.04.1999 ?Pasi na liruan te lagjja Berisha e Llukarit, vazhduam rrugën, porse na ndaluan sërish te Mullini i Xhaxhës, në shtëpi të Nezirit. Më kontrolluan dokumentet dhe më pyetën se kë kisha në traktor. Aty kishin vendosur një legen me ujë. I detyronin njerëzit të fusnin duart dhe t?i vendosnin më pastaj në një letër. E kuptova se ky ishte një lloj testi me parafin për të zbuluar ata që kishin pasur armë në dorë. Në Shtëpinë e Nezirit kam parë shumë njerëz të ndarë që prisnin ulur. Kishte edhe brenda. Erdhi edhe vëllai im Neziri me traktor në të cilin ishte një burrë nga Malisheva me 8 anëtarë të familjes, të cilin e ndaluan duke i thënë: ?Ti si od gnezda terrorista?. Mirëpo pas dy ditësh edhe atë e kishin liruar.  Te Bunari i Hajratit gjetëm strehë për disa ditë në shtëpinë e Sherifit të Rexhepit, te Xhelili dhe Beqiri. Por këtu nuk qemë të qetë nga torturat e maltretimet që ushtronin paramilitarët serbë. Në shtëpinë e Mursel Mramorit ishte krijuar një tollovi. Një djalë i Murselit dhe djali i vëllait të Muharrem Gashit me disa të tjerë, ata e dinë me kë, kanë sjellë aty policë e rezervistë. Vazhdonin të punonin për ta. Plaçkitnin shtëpitë boshe. Aty vinin edhe nja dy vajza nga Shabajt që shoqëroheshin edhe me 4-5 vajza të tjera të cilat vazhdonin të kënaqnin dhunuesit serbë. Për shkak të kësaj faqeje të zezë shumëkush është dashtë të largohet prej aty për shkak të sigurisë.

Sipas deklaratës së Hamit S. Shabanit Islam Sahit Shabani (1943) dhe Muharrem Imer Shabani (1955) nga Gerdoci i Podujevës për herë të fundit janë parë më 20.04.1999 në dalje të Prishtinës, te Bunari i Hajratit diku rreth orës 9,30 paraditë. Bahtiar Bejtullah Jashari, bashkëvendas i tyre i kishte deklaruar: ?U nisën për të kaluar nëpër Llukar, Makoc me gjasë të ktheheshin në Gerdoc. Që nga ajo ditë s?dihet gjë për ta. Rasti i është paraqitur Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Këshillit për të drejtat dhe liritë e njeriut në Prishtinë si dhe Shoqatës humanitare të cilën e udhëheqë Natasha Kandiq me seli në Prishtinë.

Bazeni i vjetër (mes Urës së Zatriqit dhe Ujësjellësit të vjetër)

Më 30 mars 1999 Fitim Sadiku (1977) i vetmi djalë i Faik Sadikut, vjen nga Krileva që të tërheq familjen dhe për t?i gjetur strehë në fshatrat e Gallapit. Natën e 30 marsit e kalon në shtëpinë tanimë të zbrazët ku ka banuar Avdil dhe Haki Sadiku afër Bazenit të Vjetër të qytetit. Djali i Avdilit e shoqëronte Bekimin moshatar. Më 31 mars 1999 njësitë policore e paramilitare hyjnë nëpër shtëpi duke kontrolluar mos ka mbetur njeri. Bekimin dhe Fitimin i kapin në ikje. Pas rrahjes brutale që u bëjnë iu urdhërojnë të iknin. Në largim e sipër policët dhe paramilitarët që qëndronin  mbi çatitë e shtëpive shtijnë në ta. Pas të shtënave njëri nga ekzekutuesit heq maskën dhe Agron Abazi që gjendej afër e njeh të ishte Sreten Popoviqi, polic në postbllokun e Vranjefcit  që shoqërohej me Jovicën, polic.  Bekim Sadiku bjen në një përrua tek Ujësjellësi i vjetër dhe qëndron 8 orë pahetueshëm dhe pas kësaj tërhiqet në Zllashë. Fitim Sadiku mbetet i vrarë afër Ujësjellësit të vjetër dhe varroset në oborrin e Ujësjellësit të vjetër nga Jashar Radasheci, të cilin e identifikon  sipas letërnjoftimit. Bekim Sadiku rivarroset në Varret memoriale në lagjen Hoxhaj të Makocit. 

Taslixhe (lagje e qytetit të Prishtinës).- Më 31 mars Zenë Makolli i shoqëruar me një vajzë vritet nga serbët tek rezervuari i ujësjellësit. Vajza ikë dhe gjatë rrugës e takon Ahmet Bunjakun, por në ikje Krye Lagjes së Vreshtave (Krye Perronit te Popit) vriten që të dy. Më 2 prill 1999  pranë shtëpisë së tij qëllohet nga një xhip ushtarak dhe plagoset. (shih, Ali Sh. Berisha, Flijimet për tokën e lirë, Nëntor 2002, f.293)

Kolovicë e Re.- Më2.05.2999 ushtarë e paramilitarë serbë futen në shtëpi të Rrahman Krasniqit dhe në prezencë të fëmijëve e gruas e rrahin dhe e therin me thika. Nga aty vazhdojnë thunën nëpër familjet tjera duke u vënë fëmijëve thikën në fyt dhe duke kërkuar para ?Pare, ose e preva?. Po këtë ditë Hasan Sh. Hasani i shoqëruar nga Mustafë Kastrati vendosen në shtëpi të vëllait Hajdarit, sepse ishin në kërkim të familjes së tij.Meqë nuk e gjejnë familjen e Hajdarit vazhdojnë të qëndrojnë aty, por ushtarët e paramilitarët serbë gjatë bastisjes të shtëpive i kapin dhe i marrin me vete.Më nuk dihet gjë për ta. (informatë nga Hajdar Hasani. Shih ?Flijimet për tokën e lirë, f.292)

Më 14.04.1999 rreth orës 16,05 minuta Vriten nga policët serbë Zeqir S. Krasniqi i sëmurë nga epilepsia si dhe Ruzhdi I.Krasniqi që lëngonte nga tumori në tru, që të dy nga fshati Llukar i Bashkisë së Llukarit, pensioner, Fun Lagjes së Vreshtave. Këta të dy kishin mbetur pa barëra dhe për këtë shkojnë në qytet duke menduar se në Ulpianë ende ekzistonte një barnatore. Në orën 14 vizitojnë shtëpinë e Sabit Shemës dhe prej aty vizitojnë shtëpinë e Shemsi Llapashticës, mik. Pastaj shkojnë  për barërat. Ata shkojnë edhe në postë në përpjekje për të marrë në telefon Fatmirin e Ruzhdiut që gjendej në botën e jashtme. Atje rrahen brutalisht nga policia serbe.  Në të kthyer ndalen te Shqipja, vjza e Zeqirit në rrugën ?Sharri? te Parku i qytetit. Gjatë kthimit blejnë edhe pak gjëra ushqimore për në shtëpi. Ata kthehen rrugës së Proleterit, e pastaj të kasolleve. Tek shtëpia e Murat Krasniqit ku takohen me dy udhëtarë të rastit, fun Lagjes së Vreshtave iu vie një ?Gollf? i kuq me policë e paramilitarë. Ata qëllojnë në kalim e sipër dhe vriten Ruzhdiu e Zeqiri. Në orën 17,45 barten në morgun e spitalit të Prishtinës, ku i ishte parë Ali Humolli nga Lupçi, bartës i kufomave me një kombi. Kufomën e Zeqirit e kishte bërë obduksion, sipas dokumentacionit të morgut, Tefik Gashi, ndërsa të Ruzhdiut njëfarë Suzana me kombësi malazeze. Që të dy u gjetën në varrezat e qytetit të Prishtinës.

14.04.1999 ( e mërkure) rreth orës 16,40 Gani I Berisha (1959) me vendbanim në Kolovica e Re dhe Zeqir H. Zeqiri poashtu me vendbanim në Kolovica e Re, tek po bisedonin me Adem Gashin, Alban Muhamet Bllacën, Ardit Nysret Bllacën që veç sa kishin zbritur nga malet për në Prishtinë,  ia behë një vetuë e kuqe, me gjasë e tipit ?Askona?(me gjasë është gabuar, se ishte ?Gollf i kuq? ku gjendeshin policët e paramilitarët si: Sreten Popoviqi, ivicë magjupi dhe Zorani shtijnë në ta. Vritet Adem Gashi, Gani I. Berisha dhe Alban Bllaca, Zeqir H. Zeqiri arrinë të ikë i plagosur bashkë me Ideal Bllacën, ndërsa kapet nga serbët vrasës Ardit N. Bllaca, të cilin e dërgojnë në Breg të Diellit te halla e tij ku e bastisin atë shtëpi dhe prej aty Arditin e zbresin deri te restoran ?Rugova? ku edhe humb gjurmat.

Në bazë të të dhënave që ofroi Rrahman Haxholli, i cili më datën 14.04.1999 kishte ardhur në Prishtinë për të marrë ushqim, ishte penguar dhe kërcënuar të shkonte në shtëpi për këtë qëllim nga forcat policore që siguronin tërheqjen e trupave të pajetë të Ruzdi dhe Zeqir Krasniqit si dhe dy Jasharajve të Bellopojës. Ai thotë se Ivicë magjupi dhe Novica Rakoçeviqi i kanë vrarë të përmendurit më lart Fun Lagjes së Vreshtave. Po kështu, i njejti dëshmitar konfirmon në bazë të një dëshmitari nga Keqekolla që ishte bashkë me viktimën më 28 apo 29 prill 2999 në vendin e quajtur te Çeshmja e Magjupëve kur Ivica i kishte ndalur të dy. U kishte kërkuar para. Ky i Keqekollës kishte pasur 200 DM, i jep dhe shpëton, ndërsa ai tjetri qëllohet dhe vritet nga Ivicë Magjupi, i cili viktimën e fut në gepekun e veturës së  tij ?Gollf?  i zi dhe largohet me gjithë viktimën nga vendi i krimit.

Më 29 maj 1999 në shtëpinë e Naim Osman Begollit në Kolovicën e Re, siç thotë bashkëshortja e tij Safetja,  ia behën tre policë të uniformuar. Njëri nga ata ishte magjup dhe e kishte shtëpinë afër kishës ortodokse në Taslixhe, tjeri i gjatë dhe thatanak dhe i treti trupshkurtër dhe i shëndetshëm. Këta i kërkojnë Naimit para dhe ky u jap 200 DM, por policët nuk kënaqen, andaj e torturojnë duke e ngulfatur me rripin e automatikut, duke e shkelur në fyt, duke e qëlluar vazhdimisht në fyt dhe qafë, e qëllojnë me kondak automatiku në ije, brinjëve dhe pasi e dërmojnë dhe nuk përfitojnë më shumë, e tërheqin zvarrë tek fqinjët duke ua bërë me dije se po nuk dhanë do ta pësonin si ai. Që nga ajo ditë Naimi lëngoi. Pati pezmatime të gjëndrave tiroide që iu shndërruan në kancer. Në spitalin e Prishtinës u shtrua më 9.09.1999 dhe për të u kujdes dr. Nehat I.Baftiu. Naim Begolli vdiq më 11.09.1999 dhe u varros në varrezat e Prishtinës.

Pozderkë.- Haxhi Muharrem Gashi(1923), me shtëpi në rrugën ?Svetozar Markoviq?nr.30. më 28.03.1999 merr pjesë në varrimin e Bajram Kelmendit dhe dy djemëve të tij. Gjatë kthimit për në shtëpi vritet nga forcat serbe afër tregut të gjelbër. Trupi i tij u gjet në varrezat e Prishtinës në vitin 2000.

Më 19 prill 1999 në një rrugicë që lidhet me rrugën e Llapit në drejtim të Medresesë shmanget një njeri me traktor ?zadrugar?, por qëllohet nga kriminelët serbë nga afër. Unë i shikoja nga tavani i shtëpisë, deklaroi Nezir Latifi, 80 vjeç nga Prapashtica me banim aty.

Kodra e Trimave.- Më 30.03.1999 bandat e Arkanit e Sheshelit të ndihmuar edhe nga vendësit serbë po terrorizonin qytetin. Amir Latifi (1983), rruga ?Drenica III? nr.26 tek ai me familje detyrohet të largohej nga shtëpia, para dyerve të tij qëllohet në shpinë. Kufoma e tij varroset në oborrin e shtëpisë  pas tri ditësh nga babai Latifi, vëllai Adnani dhe haxhi Nuha. Rivarrimi i tij në varrezat e qytetit është bërë pa ekspert të mjekësisë ligjore.

Më 30 mars 1999 Ermal Fazliu, nxënës i shkollës fillore ?Zenel Hajdini? të Prishtinës plagoset nga një plumb serb nën sqetull. Me gjakrrjedhje arrinë të kalojnë në Bllacë.

Më 30 mars 1999 Idriz Arif Vitia (1930) me banim në rrugën ?Jabllanica?nr.180 dhe Islam Demaj ((1920), me banim në rrugën ?Jabllanica?nr.180-A nxiren nga shtëpia nga policët dhe paramilitarët serbë. Këta dy nisen për në Orlloviq (Shkabaj). Në largim e sipër qëllohen nga snajperistët serbë të pozicionuar në Varrezat e Prishtinës. Sipas dëshmitarëve, vrasës ishinZorani dhe Sllavku, policë të postbllokut të policisë në Kodrën e Trimave. Kufomat e tyre i gjejnë Hafiz Jakupi nga Sfirca dhe Sinan Ajeti nga Koliqi dhe i varrosin bri përroskës. Sipas dëshmive vrasës ishin Zorani dhe Sllavku, policë të postbllokut të policisë në Kodrën e Trimave. Afër vendit ku u vranë dy të parët po me të njejtën datë u vranë edhe Adem Koliqi dhe një djalë i ri. Këta persona nuk janë varrosur në vendvrasje por janë bartur prej aty.

Më 1.04.1999 Mehmet Liman Beka, Aziz Jashari dhe Avdush Musliu ekzekutohen me automatik nga afërsia nga prapa para dyerve të shtëpisë rruga Drenica I. Nr.243, që të gjithë pleqë.  Njëri nga pjesëmarrësit në ekzekutimin e tyre ishte polici Lubisha nga Tullari me shërbim në stacionin e policisë në Kodrën e Trimave. Dëshmitar ishte Jahir Avdullahu, i cili me këtë rast ishte plagosur. Të gjithë këta varrosen në oborret e shtëpive të tyre. Më 16 korrik bëhet rivarrimi i tyre në varrezat e Prishtinës pa ekspertë të patologjisë të Mjekësisë Ligjore të Prishtinës apo të Tribunalit të Hagës.

Të njejtën ditë forcat serbe vranë Hajdin Demir Eminin 75 vjeçar lagjja e Qelajve nga Keqekolla me vendbanim në Kodrën e Trimave, në shtëpi të vet.

Më 30 mars 19999 forcat serbe të koncentruara tek Ujësjellësi në Kodrën e Trimave dhe nga Mazgiti parreshtur granatuan shkollat në Oborrin e Herticëve. Asokohe aty gjendeshin  mbi 10.000 veta e në mesin e tyre edhe Dr. Fehmi Agani dhe Alush Gashi. Gjatë tërheqjes së kësaj popullate kah kapella e varrezave  Ismail Rexha plagoset në këmbë nga autoblinda e pozicionuar nën kapellë.

Mirëpo skuadrave vrasëse nuk u shkoi krejt për qejfi. Ata nuk e kishin menduar se do të pasonte rezistencë për mbrojtjen e gjimnazit ?Sami Frashëri? dhe shkollës ekonomike që vepronin në shtëpi të Musë Herticës. Muhamet Ahmeti që i përkiste guerilës organizoi rezistencën. Gjatë konfrontimt me serbët të cilët përdornin snajperët dhe 6 tanket që nga Sharbantë e deri te Varrezat ranë: Selim Gërbeshi dhe Gani Rexha. Por serbët u ndanë keq. 15 ushtarë të forcave serbe lanë eshtrat aty. Trupat e të dy maritrëve prehen qetë në varret e qytetit.

Më 31.03.1999 Forcat serbe që operonin në Kodrën e Trimave e gjejnë në shtëpi Musa H. Tolaj, e ndajnë nga familja duke e futur atë në një shtëpi të fqinjit të tij dhe deris e keqtrajtonin, ia nxjerrin fymiljen  dhe ia shtyjnë buzë greminës mbi Tjegulloren e qyetit. Serbët e vrasin Musain dhe ia djegun shtëpinë me gjithë studio, ndërsa familjen ia dëbojnë ashtu siç dëbuan thuajse gjithë popullatën drejt stacionit hekurudhor të Fushë Kosovës.  Fqinjët e gjejnë kufomën e Musë Tolajt dhe e varrosin në oborrin e shtëpisë fqinje. Ekspertizën mjekësore të tij e bënë patologët e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Po këtë ditë forcat serbe nuk e kursyen as plakun Shaban Shabani nga Kukavica me shtëpi te Fabrika e tjegullave, vranë Mehmet Zekën nga rakinica, banorë i Kodrës së Trimave në momentin kur ky po e vendoste familjen në veturë dhe tek hynte vetë në të për t?u larguar nga shtëpia.

Në oborrin e shtëpisë së Isak Rizah Shabanit vranë Agim Hysenin nga Dumnica e Vushtrrrisë. E qëlluan në anën e majt të kokës dhe në krahun e majt me automatik. Njerëzit e varrosin aty ku e kishin gjetur duke e ditur për Muhamet Ahmetin. Agim Hyseni pas luftës është rivarrosur në varrezat familjare të Dumnicës. Në këë shtëpi forcat serbe gjejnë vëllezërit Xhevdet dhe Njazi Hamza, të cilët ishin banorë të Dragodanit dhe nga atje ishin larguar më parë.  Në momentin kur forcat serbe e hapin deriën e hyrjes së shtëpisë, zihet dera e dhomës nga ana e djathtë, kështu ata orientohen në dhomën nga e majta dhe të dy vëllezërit i gjejnë aty, i ulin në kaush dhe i vrasin. Pas këtij akti ushtarët serbë dalin nga shtëpia pa e hulumtuar më tej shtëpinë, gjë që pason me shpëtimin e familjes së Isak Rizah Shabanit. Vëllezërit Hamza  u varrosën poashtu në oborr të asaj shtëpie, ndërsa pas luftës pasoi zhvarrimi i tyre dhe rivarrimi në varret e qytetit. Të njejtën ditë në parkingun e varrezave të Arbërisë nga forcat serbe vrasinnjë person me të meta psikofizike. Ushtarakët serbë kishin qëlluar me automatik në pjesën e poshtme të trupit të tij disa herë. Emri i këtij personi nuk më është i njohur.

Më 14.04.1999 Nazif Leposhtaku (1935) nga Dabisheci, me banim në Rrugën e Podujevës, njoftoi familjen se donte të shkonte te vjehrra e vajzës në Breg të Diellit. Prej atij momenti nuk dihet gjë për të.