Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde (IX)

| E diele, 13.06.2010, 06:56 PM |


SHUMËSI DHE  SHQUARSIA

E  EMRAVE

NË SHQIPEN STANDARDE

(konstatime, diskutime, propozime)

 

Nga DR. NUHI VESELAJ

nuhiveselaj@hotmail.com

 

Pjesa e tretë

raporti ndërgjinisor dihotimik i mbaresave

dhe trajta përfaqësuese e emrave (TË

PËRGJITHSHËM E TË PËRVEÇËM)

në SHQIPEN e sotme

 

Konstatime paraprake

 

Në këtë pjesë do të shqyrtojmë disa çështje, t’i quajmë kushtëzimisht, sfiduese, që kanë të bëjnë kryesisht me raportin ndërgjinisor dihotimik (femërore / mashkullore) të formanteve mbaresore të emrave në letrarishten e sotme. Në të vërtetë, do të rimarrin fillimisht në trajtim rezultatet e analizës nga dy pjesët e mëparshme, por tashti me qëllim për të nxjerrë në shesh më mirë specifikimin e formanteve të caktuara dhe mundësinë e fuzionimeve përkatëse. Me fjalë të tjera, duke bërë krahasimin e shembujve në raportin ndërgjinisor, si nga ana formale ashtu edhe nga ajo semantike, kemi për qëllim, jo vetëm me u pajisë me njohuri të reja mbi këtë bazë, por edhe të vëmë në sprovë mundësitë për përplotësime e njëherazi edhe për thjeshtëzime përkatëse të çështjeve në shqyrtim, pa rënë ndesh dhe pa e lënduar fare bazën e strukturës së zgjidhjeve të deritashme.

Sigurisht në këtë plan në analizë do të na ndihmojë mbështetja në modelet ekzistuese të zgjidhjeve të mëparshme, të cilat njëherazi edhe do të verifikohen për me pa se sa janë të përshtatshme dhe të afta për të përthithur sot e në perspektivë, jo vetëm variantet brenda gjinisë së vet, por aq më tepër edhe shembuj të gjinisë tjetër gramatikore ose këtë e bëjmë edhe me qëllim për të nxjerrë në pah edhe gjëra të tjera që nuk njihen mirë ose që nuk dalin të qartësuara sa duhet, por që ekzistojnë dhe shfaqen sheshazi gjatë analizës si çështje që ne i quajtëm sfiduese.

Që lënda rreth sistemit emëror të jetë sa më e kompletuar dhe gjithpërfshirëse në krerë të veçantë u trajtua jo vetëm çështja e trajtës përfaqësuese e emrit të përgjithshëm, por edhe çështje të emrave të përveçëm e ndër ta në mënyrë të veçantë emrat e përveçëm të njerëzve me theks të atyre me prejardhje orientale, por pothuajse shumica të përvetësuara në gjuhën tonë.

 

Sidoqoftë trajtimi i lëndës në këtë pjesë është bërë në këta shtatë krerë:

I. Nga skemat përmbledhëse të formanteve mbaresore të shumësit të emrave me konstatime rasti, që konkretisht kemi të bëjmë me skema përmbledhëse të hartuara mbi bazë të analizave nga të dyja pjesët e mëparshme.

II. Çështje rreth trajtës përfaqësuese të emrit (të përgjithshëm e të përveçëm) në shqipen e sotme, ku kemi të bëjmë, parësorisht me sfidën rreth trajtës përfaqësuese të emrit në përgjithësi, si dhe rreth shquarsisë dhe shumësit të emrave të përveçëm, pra të të dyja gjinive aktive, femërore e mashkullore, ngase kjo dukuri shfaqet alternativisht dhe për pasojë, dalin çështje të diskutueshme.

III. Rreth emrave të përveçëm të njerëzve në shqipen e sotme,  ku mjaft në hollësi trajtohen emrat e përveçëm të njerëzve përgjithësisht, ku del sheshit trajta përfaqësuese, në njërën anë dhe trajta mbizotëruese, në anën tjetër. Këtu, qoftë për arsye antonomazie, qoftë edhe për shkaqe të tjera, trajtohet edhe shumësi i tyre.

IV. Konstatime rreth pranisë në shqipe të emrave të përveçëm të njerëzve me prejardhje arabo-turko persiane, ku veç burimeve të konsultuara përmendet shkurtimisht ndonjë veçori rreth ndërlidhjes së shqipes në raport me boshnjakishten, persishten, turqishten dhe arabishten.

V. Nga grupimi dhe analiza e shembujve konkretë me prejardhje arabo-turko-persiane, trajtohen tetë grupe a tipa si struktura të ngulitura thellë në sistemin e emrave të tillë, në përdorim e sipër në shqipen e sotme

VI. Vlera  shkencore historike e studimit të emrave të përveçëm të njerëzve në shqipe dhe çështja e kodimit të tyre, ku vihen në pah konstatimet e tre studiuesve tanë, të cilët, duke trajtuar temën rreth emrave të përveçëm të njerëzve në gjuhën tonë, kanë dhënë kontribut në qeniesinë historike-kombëtare të popullit tonë në trojet e veta, së këtejmi u ndërlidh edhe nevoja e trajtimit të kodimit të emrave në shqyrtim në shqipen e sotme.

VII. Konstatime përmbyllëse rreth çështjeve të hapura të emrave të përveçëm të njerëzve në shqipen e sotme, ku jepen konstatime që duhen pasur parasysh në kontekst të zgjidhjes së çështjeve të hapura rreth emrave të përveçëm të njerëzve në gjuhën shqipe.

 

Në fund jepen konstatimet përmbyllëse rreth  krejt pjesës së tretë.

 

I. NGA SkemaT përmbledhëse TË FORMANTEVE

mbaresore të  shumësit Të emrave

ME konstatime  rasti

 

Që në fillim të këtij kreu të kësaj pjese e shohim me interes të (ri)sqarojmë faktin se skemat e dala këtu janë hartuar sipas analizës që është bërë në krerët përkatës të të dyja pjesëve të mëparshme dhe do të shoqërohen me ndonjë sqarim rasti, mirëpo, meqë mbaresat, përkatësisht nyjë-mbaresat e gjinisë mashkullore paraqiten më komplekse dhe dalin të trajtuara në më shumë krerë kundrejt atyre të gjinisë femërore, këtu do të veprohet sipas radhës së trajtimit që i është bërë lëndës në pjesën e dytë apo sipas tipave e nëntipave të emrave në gjininë mashkullore dhe në pikat përkatëse ku del e domosdoshme do të bashkëngjiten edhe skemat përkatëse të emrave të gjinisë femërore.

Natyrisht skemat aq sa është e mundur do të përfaqësohen vetëm me nga një ose me disa shembuj karakteristikë, varësisht nga tipi a nëntipi i caktuar. Po themi sa është e mundur, sepse kemi parasysh faktin se janë disa grupime, përfaqësimi i tyre me një shembull ose me dy del i pamjaftueshëm, por sidoqoftë, ne kështu do të veprojmë për arsye praktike sipas rasteve, sepse, siç do të shohim, edhe në këtë mënyrë, ndonëse mbesin disa çështje jo të sqaruara deri në fund, megjithatë dalin mjaft rezultate në raportin ndërgjinisor, të cilat, me sa dimë, nuk gjenden as të prezantuara dhe as të sqaruara kënaqshëm në burimet e deritashme të gjuhësisë sonë, Sido që të jetë, ne kemi bindjen se studiuesit në të ardhmen do t’i shfrytëzojnë dhe do t’i përpunojnë edhe më mirë se ne rezultate e këtij punimi edhe ato çështje që ne po i  cekim  ose po i prekim vetëm sa për t’i shtruar për diskutim. Dhe kështu pas analizave përkatëse ato mund të shfrytëzohen e të zgjidhen përfundimisht.

Me këtë duam të themi se me një veprim të tillë, ne, jo vetëm se nuk pretendojmë të jemi shterues, por mendojmë se do të jetë pozitive, nëse do t’ia arrijmë sadokudo të gërrithim a piketojmë, pak a shumë, trasimin e rrugës që duhet ndjekur për zgjidhjen e çështjeve të caktuara në të ardhmen e afërt, në mënyrë që konstatimet rreth lëndës së trajtuar që do t’i analizojnë të tjerët, të jenë më të perceptueshme edhe më të qarta, si për ta si për opinionin e gjerë përgjithësisht, andaj, këto fjalë, le të shërbejnë edhe si nxitje për lexuesin e pasionuar ose ekspertët e caktuar të kësaj veprimtarie në veçanti që ta çojnë më tej këtë punë.

 

Skemat përmbledhëse nga trajtimi i të dyja gjinive, pra duke u dhënë radhën e përparësisë emrave të gjinisë mashkullore, jepen veç e veç sipas këtyre pesë rubrikave:

 

1. numri rendor,

2. fundorja e njëjësit të pashquar dhe shembulli përkatës përfaqësues,

3. nyjë-mbaresa e njëjësit të shquar

4. mbaresa e shumësit të pashquar dhe

5. nyjë-mbaresa e  shumësit të shquar.

 

(I) Shumësi i emrave mashkullorë e femërorë

me mbaresë zero

 

a) Shembuj mashkullorë/femërorë mbi temë në zanore të  patheksuar

 

1)   gjinia mashkullore :

_____________________________________________________________

1         2                                       3                     4                              5

1

   ballë

 

-i

-

-t

2

3

4

   axhë

-o  shqipo

-je hafije   (!)

-a

-ja

-a

 

-

-

-

-t

-t

-t

 

2)  gjinia  femërore:

 

 

1

 

 

 

 

 

2

 

-e      faqe

(e) pame

-je     anije

-ie     marrëdhënie

-e     bege

-e     shkodrane

-o     ballo

 

-ja

(e) -ja

-a

-a

- ia

-ia

-ja

 

-

(të)  -

-

-

-

-

-

 

-e/t

(të) -e/t

-je/t

-n-ie/t

-g/e/t

-n/et

-o/t

3.

      anë

-a

-

-ë/t

Skema nr. 1

 

Siç po shihet, të katër shembujve të gjinisë mashkullore u ndryshojnë vetëm nyjë-mbaresat në njëjësin e shquar. Zhvillim të njëjtë formal me shembullin përfaqësues ballë-i nuk ka asnjë rast krahasues në gjininë femërore, vetëm për shkak të nyjë-mbaresës së njëjësit të shquar –i, por formantet e tjera përkojnë.

Si shembulli axhë-a axhët i gjinisë natyrore mashkullore ka zhvillim të ngjashëm tipi anë-a anët i gjinisë femërore, ndërsa tipi shqipo-ja  shqipot në gjininë natyrore mashkullore del plotësisht ngjashëm me shembullin ballo-ja ballot të gjinisë femërore, ashtu edhe shembulli hafije hafijet (shembull i shtuar prej nesh) i gjinisë mashkullore ka zhvillim të ngjashëm me shembullin anije anijet, mirëpo sa i përket anës semantike, kur është fjala te shembujt me -j/e ose -je në fundore në njëjësin e pashquar ndryshojnë, nuk e kanë të njëjtën fushë kuptimore, madje si të tillë as formalisht nuk mund të njëjtësohen, prandaj e quajmë të arsyeshëm supozimin tonë që forma e trajtës hafije (emërtim njeriu, huazim nga turqishtja) të modifikohet, si emër mashkullor, duke iu përshtatur modelit të caktuar të gjinisë mashkullore: hafi-u hafi-të sikurse gjeni-u gjenitë, ndërsa trajtat e tipit anije të gjinisë femërore gramatikore mbesin të qëndrueshme ashtu si emri i përgjithshëm ose vetjak i huazuar, po i gjinisë femërore hafije hafija hafije-t ose Hafije Hafija Hafije-t.

 

b) Shembuj m./f. mbi temë me  zanore të theksuar:

 

1) gjinia mashkullore

 

1

-i       gjeni

-u

-

-i/të

2

-e      trofe

-u

-

-e/të

 

2) gjinia femërore

 

1

- i       kusi

-a

-

- i/të

2

3

-e       epope

-a       kala

-ja

-ja

-

-

- e/të

-a/të

4

-u       dru

-ja

-

-u/të

5

6

-o       byro

       abëcë

  (B)

RT (rëtë)

-ja

-ja

-ja

-ja

-

-

-

-

-o/të

-ë/të

-ë/të

-ë/të

Skema nr. 2

 

Siç po shihet nga shembujt e të dyja gjinive, emrave me zanore të theksuar u ndryshon vetëm nyjë-mbaresa e njëjësit të shquar, këtë rast mashkullore -u, femërore –a ose –ja. Grupi i shembujve të gjinisë mashkullore u përfaqësua me dy shembuj, me fundoren –i dhe -e, ndërsa grupi i emrave femërorë me 6 zanore fundore të theksuara  Në këtë kontekst, vihen re edhe disa veçori të tjera në raportin ndërgjinisor.

Së pari, zhvillimi ndërgjinisor i emrave me –i  dhe –e fundore si b.f. shembujt gjeni/kusi ose trofe/epope është i njëjtë por u ndryshon, siç u tha, vetëm nyjë-mbaresa e njëjësit të shquar. Pastaj edhe rastet kala –ja,  dru-ja nga gjegjëset e mashkullores Isa-ja ose tru-ri, që do të trajtohen më poshtë,  kanë dallim po ashtu vetëm në njëjësin e shquar.

Së dyti, shembujt me zanoret e theksuara -o, -ë, si  byro/ja byro-të dhe abëcë-ja abëcëtë nuk përkojnë me ndonjë rast paralel të ngjashëm të gjinisë mashkullore.

Së treti, tek emrat femërorë  me  formantin –JE fundor në njësin e shquar që dalin katër variantesh (anije-a,  di-je-a, hapje-a, dhëni/e-a, del kjo veçori se J-ja fundore para E-së fundore nuk del e paqëndrueshme dhe marrin nyjë-mbaresën –A, ndërsa te shembulli hafije të gjinisë mashkullore, siç u  sugjerua, në emëroren e njëjësit të shquar duhet me marrë nyjë-mbaresën –u, hafi-u, ndërsa shumësi me mbaresë zero: hafi-të.

Së katërti, numri i shembujve më –O fundore të patheksuar në gjininë femërore është më i madh nga numri i tyre me –O të theksuar. Këta në shumësin e shquar marrin nyjë-mbaresën –TË. Siç mund të shihet, shembuj të tillë me -O të theksuar në gjininë mashkullore nuk ndeshëm asnjë rast në FSHS (2002). Meqenëse  emrat e të dy gjinive kanë zhvillim të njëjtë, mbetet që gjinia (me -O fundore në temë) të dallohet nga konteksti, përkatësisht edhe me anë të  treguesve prejpëremërorë.

Së pesti,  konstatojmë se emrat e gjinisë femërore me –Ë fundore të theksuar (pesë variantet: gjë-ja, bë-ja, PTT-ja, p-ja,  zëzë-ja), që nuk kanë ngjashmëri të plotë me asnjë tip a nëntip të gjinisë mashkullore, patjetër duhet të zënë vendin e merituar në burimet tona normative, në mënyrë që mos të mbesin jashtë si deri më tash.

Së gjashti, po shtojmë se te shembujt e gjinisë mashkullore të tipit  axhë-axhë-t që përkojnë me ata të gjinisë femërore tipi punë-a punë-t  mbetet që dallimin gjinisor ta bëjë konteksti. Mirëpo po përsërisim me qëllim, që emrat e gjinisë femërore me –Ë fundore të patheksuar të trashëguar që në gjuhën letrare zënë vend të konsiderueshëm për nga numri, nuk favorizohen aktualisht për me përthithë shembuj të tjerë të ri nga vetë struktura e sotme, madje edhe disa shembuj, të cilët zakonisht tregojnë gjë-sende konkrete priren të kalojnë në tipin e emrave që shumësin e bëjnë me mbaresën –A, tipi mollë mollat, ndërsa ata të gjinisë mashkullore me mbaresën –A tipi hoxhë- hoxhallarët në shumës të kalojnë në tipin axhë axhët, d.m.th., me mbaresë zero: hoxhë-t.

Pra, ekziston prirja që tipi i emrave mashkullorë me marrë në shumësin e pashquar në vend të mbaresës A atë -Ë, ndërsa ai i emrave femërorë në vend –Ë në shumësin e pashquar me marrë mbaresën -A. Për mendimin tonë prirjet e tilla si për emrat mashkullorë ashtu edhe për ata femërorë lypset  favorizuar, sidomos këta të fundit kur kemi të bëjmë me emra që shprehin nocione të gjë-endeve konkrete.

 

c) Shembuj  m./f. mbi  temë në bashkëtingëllore

ose gruptingujsh

 

1) Gjinia mashkullore:

 

1

.nxënës

-i

-

-it

2

.prishtinas

-i

-

-it

3

.njëemërsh

.megaherc

-i

-i

-

-

-it

-it

4

-ër   arb/ër

-i

-

-r/it

5

6

7

8

9

10

-ël   i ëmb/ël

i zgjuet

i gëzuar

i shkëlqyer

i përzier

i tash/ëm

i rryem

-i

-i

-i

-i

-i

-i

-i

(të)      -

(të)     -

(të)     -

(të)     -

(të)     -

(të)     -

(të)     -

(të)  –l/it

(të)  -t/it

(të) – r/it

(të)  -r/it

(të)  –r/it

(të)  -m/it

(të)   -m/it

11

12

.amper

.nipash

-i

-i

-

-

-ët

-ët

13

.hyj

-i

-

-të

14

.duaj

 

-i

-

-të

 

2) gjinia femërore me bashkëtingëllore fundore (ose me gruptingujsh):

 

1

2

3

4

5

1

2

3

4

5

6

7

8

9

-ull        kumbull

-ur         flutur

-ur     e  matur

-ëz         arkëz

-ët      e  dobët

-yer    e pëlqyer

-uar    e dëgjuar

-ier     e zier

-et      e zgjuet

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a

-a/t

-a/t

(të) –a/t

-a/t

(të) –a/t

(të) –a/t

(të) –a/t

(të) –a/t

(të) –a/t

10

11

-ër        kod/ër

-ërr       kok/ërr

-dr/a

-krr/a

-a

-a

-a/t

-a /t

12

13

14

15

16

17

-ël         pup/ël

-ëll        kap/ëll

-ën        zag/ën

-ëm       parz/ëm

         derë

-ua/-ue  grua

-pl/a

-pll/a

-gn/a

-zm/a

der-a

-ja

-a

-a

-a

-a

dyer

gra

-a/t

-a/t

-a/t

-a/t

-t

-të

Skema nr. 3

 

Rastet e mësipërme pika a) janë shënuar e trajtuar vetëm në gjininë natyrore mashkullore si gjini përfaqësuese, që shumësin e bëjnë me mbaresë zero, mirëpo, siç dihet, emrat femërorë formohen duke i femërorëzuar mashkullorët me formantin –E, nxënëse, prishtinase, ose duke e femërorëzuar vetëm nyjën e përparme tek emrat e nyjshëm, me –e në njëjës, si p.sh. e ëmbël-a, e zgjuet-a, e gëzuar-a , e shkëlqyer, e përzier, e tashme, e rryeme  (ndaj i ëmbël-i, i zgjuet-i, i gëzuar-i, i shkëlqyer-i, i përzier-i, i tashëm-i, i rryem-i) apo duke marrë prapashtesën femërorizuese –n/ ose -r/ + eshë: hyjneshë-a, arbëreshë-a dhe shumësi i tyre bëhet me mbaresën –A: hyjneshat, arbreshat, pa përjashtuar variantin tjetër: arbëreshe arbereshja arbëreshet..

Të vihet re se vetëm rastet me –m fundore, tipi: e tashme, e vyeme, përveç ndërrimit të nyjës së përparme -E me rastin femërorëzimit e zhdukin –Ë-në shoqëruese të –M-së nga trajta e mashkullores. Krahaso: i tashëm i tashmi të tashmit ndaj e tashme e tashmja të tashmet.

Shënim.- Siç po shihet nga skemat e mësipërme gjinia mashkullore me mbaresë zero mbi temë zanoreje ka 6, femërorja 8 tipa emrash, ndërsa mbi temë bashkëtingëlloreje mashkullorja ka 14, ndërsa femërorja asnjë.. Nënkuptohet se shembullit nxënës mbi temë pjesoreje të shkurtër i bashkëngjiten edhe shembujt si mësues, përkthyes, shkrues etj., por edhe prejpjesorët mashkullorë e femërorë të paranyjëzuar siç është shembulli i zgjuet-i të zgjuet-it  e zgjuet-a  të zgjueta-t e kështu me radhë. Siç mund të shihet, në skemën e emrave femërorë janë futur edhe rastet aberrante.

 

(II) Shumësi i emrave me mbaresat e mirëfillta

 

Siç kemi vërejtur më përpara si mbaresa të mirëfillta ose të thjeshta të shumësit konsiderohen mbaresat -Ë, -E dhe –A. Dy të parat dalin të rezervuara vetëm për shumësin e gjinisë mashkullore, ndërsa e treta –A-ja del e specifikuar për shumësin e emrave të gjinisë femërore, por pa përjashtuar edhe shembuj të gjinisë mashkullore, sidomos kur është fjala për emërtimin e gjë-sendeve konkrete, dukuri kjo që do të dalë edhe më qartë në skemat vijuese.

 

1. Emra të gjinisë mashkullore me mbaresën -Ë

 

1) Frymorë:

____________________________________________________________

1                  2                                  3                        4                    5

1

. tullac

-i

-ë/t

2

. kovaç

-i

-ë/t

3

. fotograf

-i

-ë/t

4

.shok

-u

-ë/t

5

.bles

-i

-ë/t

6

.mullis

-i

-ë/t

7

8

9

10

.dashamir

fshatar

lopar

drunakuq

-i

-i

-i

-i

-ë/t

-ë/t

-ë/t

-ë/t

 

 

2)  Jofrymorë

 

1

- meru

-ri

r/ë

-ë/t

2

- zinxhir

-i

-ë/t ?

Skema nr. 4

 

Të gjithë këta shembuj nën 1), si tipa përfaqësues, në raste të caktuara në njëjësin e pashquar, mund të femërorëzohen me fundore-prapashtesën –E, ngase tregojnë frymorë, por semantikisht shembujt e mësipërm mashkullorë mund të konsiderohen fuqiplot në stilin neutral si shembuj përfaqësues.

Shembujt që tregojnë jofrymorë të gjinisë mashkullore, kuptohet në numrin njëjës, nuk mund të femërorëzohen në asnjë rast..

Pra siç mund të shihet edhe nga shembujt përfaqësues, emërtimet e frymorëve (njerëzve) kanë mbizotërim të shumëfishtë ndaj emërtimeve të jofrymorëve ose të emërtimeve të gjë-sendeve konkrete si mjete pune që e bëjnë shumësin me -Ë, prandaj edhe këto raste të veçuara ka mundësi të spostohen, duke u përfshirë në modelin përkatës të parapëlqyer nga modeli që ofrohet, d.m.th. me marrë mbaresën –a. (zinxhira, meruna!).

 

2. Emrat mashkullorë me  mbaresën –E

( njëjësi mashkullor, shumësi femëror)

 

1

.besim

-i

-e

-e/t

2

.stacion

-i

-e

-e/t

3

.komb

-i

-e

-e/t

4

.qytet.

-i

-e

-e/t

5

.front

-i

-e

-e/t

6

.kafaz

-i

-e

-e/t

7

8

.personalitet

.cik/ël

-i

-i

-e

-e

-e/t

-et

Skema nr. 5

 

Siç mund të shihet, mbizotërojnë pothuajse tërësisht emërtimet e proceseve të caktuara abstrakte dhe rrallë me ndonjë element konkretizimi. Që të gjithë këta emra mashkullorë në shumës marrin mbaresën –E dhe kështu kalojnë në gjininë femërore. Vërtet, ndër këta tetë nëntipa, vetëm nëntipi i shtatë emri personalitet me dy tre shembuj të tjerë, si virus-i del si emër frymori, por edhe ky nëntip, siç është cekur më përpara, aspak nuk prish punë nëse rekomandohet që shumësin ta bëjë me mbaresën –Ë dhe kështu t’i bashkohet modelit përkatës të parapëlqyer nga sistemi i formëzuar, nga i cili do të jenë ndarë mbase spontanisht a arbitrarisht nga regjistruesit e caktuar për shkak të mosnjohjes së rregullës përkatëse të formëzuar pothuajse atavikisht.

 

3. Emrat m./f. me mbaresën  -A

 

1) Gjinia mashkullore

 

a. me temë në bashkëtingëllore

1

bel

-i

-a

-a/t

2.

.çelës

-i

-a

-a/t

3

.trekëndësh

-i

-a

-a/t

b.  me temë në zanore:

1.     gjalmë

  burrë

2.  –ë axhë

3.  –ë bacë

 

-i

-i

-a

-a

-a

-a

-

-a

-a/t

-a/t

-ë/t

-a/t

 

2) Gjinia femërore

 

1

2

3

4

5

 

1              nënë

2              e  dhënë

3              e  mirë

-a

-a

-a

-a

 

-a

-a

-a/t

(të) –a/t

(të) – a/t

Skema nr. 6

 

Është çështje e hapur që shumësi i emrave të tillë nën a) të gjinisë mashkullore që e bëjnë shumësin me mbaresën –A të marrë treguesit e gjinisë femërore apo jo?

Në të vërtetë, nga shembujt nga pika 1.a) mund të bëjë ndryshim gjinie gramatikore vetëm shembulli i parë gjalmë-a gjalma-t, i cili edhe mund të kalojë tërësisht në gjininë femërore gramatikore pa lënë pasoja, ndërsa tre shembuj (tipat) e tjerë përfaqësues jo, ngase emrat: burrat, axhët a axhallarët, bacët a bacat prej natyre shprehin gjini mashkullore, prandaj është gabim të thuhet këto burra(!) etj, siç po veprohet nga ndonjë studiues. Mendojmë se këtu është vendi të citohen fjalët e prof. Mahir Domit, lidhur me çështje të kësaj natyre. Ai tërhiqte vërejtjen:

 

“Në shqipe vetëm emrat mashkullorë që marrin në shumës -E, ndryshojnë gjini e marrin mbiemrat trajtës femërore. Ndryshimi i gjinisë  për ndonjë emër në shumësin në -A, që mund të vërehet  në ndonjë të folme, s’është i gjuhës së përgjithshme, pra i papranueshëm në gjuhën letrare”. (Shih: Çështje të normës letrare,  Prishtinë 1980, f. 31.)

 

Sidoqoftë, të vihet re se në të gjithë shembujt e gjinisë femërore (nën 2) që marrin mbaresën –a të shumësit, po këtë formant (-A-në) e kanë si nyjë-mbaresë në njëjësin e shquar. Nuk dimë pse ky fakt nuk ceket në burimet tona normative. Fundja, le të sqarohet, kjo dukuri sa ka ndikuar dhe sa po ndikon edhe sot analogjikisht në stabilizimin e modelit të shumësit të emrave përkatës me mbaresën –A apo jo?

 

Sikurse emri i gjinisë femërore të tipit nënë-a nëna/t që është modeli më prodhimtar i gjininë femërore shkojnë, siç mund të shihet edhe në skemën e mësipërme edhe disa emra të gjinisë mashkullore si babë- a baba-t, bacë-a, bacat,  dajë-a dajat, tatë-a tatat, dhe xhajë-a xhajat, andaj propozohet që të gjithë këta shembuj të gjinisë natyrore mashkullore në shumës të marrin mbaresën zero ose –Ë-në karakteristike të shumësit të emrave mashkullorë dhe kështu  t’i bashkohen tipit axhë-a axhët, dukë-a dukët dhe një thjeshtëzim i tillë mund të dalë i përkapshim pa lënë kurrfarë pasojash.

 

4. Disa shembuj emra m./ f. me gruptingujsh

 

Emrat mashkullorë me gruptingujsh në temë, të cilët i ndajmë në jofrymorë dhe frymorë, do të krahasohen me ata të gjinisë femërore me formante të ngjashme siç janë fundorët  –ër,-ël, -ën, -ëm, -ëll që u shënuan më përpara, te shembujt mbi temë në bashkëtingëllore a grup tingujsh, pika b).

 

1) Gjinia mashkullore

a) jofrymorë

 

1

.met/ër

.em/ër

-i

-i

-a

-a

-ra/t

-ra/t

2

.tam/ël

-i

-a

-la/t

3

.tym/ën

-i

-a

-na/t

4

 

5

heroiz/ëm

pleonaz/ëm

krik/ëll

-i

-i

-i

-a

-a

-a

-ma/t

-ma/t

-lla/t

.

b) frymorë :

_____________________________________________________________

1    minist/ër                              -i                       -a                       -a/t

2.   gjelegër                                -i                       -a                       -a/t

 

2) Gjinia femërore

 

1. kodër                                     -a                       -a                       -a/t

2. pupël                                      -a                       -a                       -a/t

3. zagën                                      -a                       -a                       -a/t

4. parzëm                                   -a                       -a                       -a/t

Skema nr. 7

 

Siç po shihet nëntipat përfaqësues të gjinisë femërore janë në numër më të madh se ata të gjinisë mashkullore, krahaso  5+2 ose 7 me 16 (femërorët mbi temë në bashkëtingëllore). Meqenëse disa fundorë janë të njëllojtë për të dyja gjinitë dhe kemi të bëjmë me gjininë gramatikore (jo me atë natyrore), siç janë shembujt me fundoret: -ër , -ël, -ëll, -ën, -ëm, dhe meqenëse ata (emrat e të dy gjinive) tregojnë nënfushë të njëjtë semantike, qoftë gjë-sende konkrete, qoftë nocione të nënfushës abstrakte pa ndonjë veçori që mund t’i dallojë, përveç kontekstit të sasisë së numrit në përdorim, propozojmë që në raste të tilla të shikohet mundësia e fuzionimit të shembujve, qoftë si fuzionim brendagjinisor, qoftë ose aq më tepër fuzionim ndërgjinisor.

Pra, zgjidhja të bëhet sipas specifikimit të mbaresave, siç e kemi theksuar ne këtë punim. Një implementim të tillë thjeshtëzimi, po e përsërisim, mund të bëhet fare natyrshëm, nëse sforcohet specifikimi përkatës i mbaresës së caktuar, si p.sh.:

 

1) emrat gjinisë mashkullore të frymorëve që këtu përfaqësohen me dy shembuj përfaqësues  ministër e gjelegër, fare lehtë mund të spostohen tek emrat e tipit të njëjtë të gjinisë mashkullore me mbaresë zero, tipi mjeshtër. Nëse për fjalën ministër (si ndërkombëtarizëm) ende nuk na është mësuar veshi, për gjelegër-i gjelegër -it e shembujt e tjerë të këtij nëngrupi nuk e kemi asnjë vështirësi t’i përkapim në shumës me mbaresën –Ë.

 

2) Edhe në raportin ndërgjinisor mashkullor/femëror sipas mbaresave të njëjta përkatëse duhet parë mundësinë e thjeshtëzimit. Kështu, ndonëse numri i shembujve të emrave në gjininë femërore me gruptingujsh në temë: -ër, është shumë më i madh nga ai i emrave të gjinisë mashkullore, nuk mund të bëhen spostime të mëdha nga kjo gjini (mashkullore) në atë femërore. Kështu themi, kur nuk kemi të bëjmë me emra të gjë-sendeve konkrete, por te rastet me formantin –ël, që raporti del 2 me 6 në dobi të femërorëve, atëherë shembujt e gjinisë mashkullore mund të kalojnë në gjininë femërore pa lënë kurrfarë pasojash semantike.

Pra, aty ku mbizotërojnë shembujt femërorë, edhe pse s’mund të thuhet se të gjithë mashkullorët mund të inkorporohen në atë mënyrë hë për hë, një mundësi e tillë ndërkohë në perspektivë mund të jetë e mundshme, prandaj duhen parapëlqyer e përkrahur mundësitë e tilla. Edhe tek shembujt me –ën raporti numerik del në favor të gjinisë femërore 10 me 2, prandaj edhe këta dy shembuj mund të kalojnë në grupin e emrave femërorë pa kurrfarë pengese. Me fundoren –ëll  raporti del ndryshe në gjininë femërore dalin 2 shembuj e në atë mashkullore 4, por edhe këta, 2 shembuj marrin mbaresën –a të shumësit e 2 të tjerë mbaresën –e, andaj edhe këtu ka mundësi thjeshtëzimi a spostimi të shembujve, po sipas kriterit që po ceket prej nesh, duke respektuar specifikimin e mbaresave të mirëfillta, sipas fushave  përkatëse semanrtike.

 

3) Te emrat me –ëm fundore raporti del më i komplikuar, ngase në gjininë femërore dalin vetëm 3 shembuj, ndërsa në gjininë mashkullore dalin më shumë, të cilët ndahen në tri nëngrupe, nëngrupi me –izëm në numër të pakufizuar që është formant i huazuar bashkë me fjalë-emrin përkatës, të cilët edhe mund të jenë singularia tantumë, të tillët marrin mbaresën –a në shumës. Nëngrupi tjetër me -ëm ka shtatë shembuj të regjistruar prej të cilëve 5 marrin mbaresën –a, ndërsa 2 marrin mbaresën –e. Nëngrupi i tretë përfshin mbiemrat e emërzuar të tipi me –ëm si i tashëm si dhe me –shëm i kushtueshëm, i përmallshëm - numër i pakufizuar, të cilët mund të femërorëzohen normalisht, duke e marrë prapashtesën femërorizuese –e dhe duke e zhdukur –ë-në para bashkëtingëllores përkatëse, por pa e zëvendësuar emrin përkatës të gjinisë mashkullore. Pra në raste të tilla nuk ka mundësi fuzionimi.

 

Sidoqoftë, emrat e gjinisë femërore  me –me  mund të përfshihen  pothuajse normalisht në grupimin e dytë të shembujve, siç u cek më sipër, duke formuar nëngrup më vete.

 

4) Në gjininë femërore me fundoren –UR paraqitet vetëm emri i frymorit flutur, ndërsa në gjininë mashkullore ka më shumë shembuj, por edhe këtu nënfusha semantike mbushet me shembuj të mbiemrave përkatës të emërzuar sipas gjinisë përkatëse, prandaj në këto raste nuk mund të manipulohet hë për hë, me spostim gjinie, ngase trajta flutur si dhe nusebukur del e ngulitur në gjininë femërore. Në të vërtetë,  te rastet e tjera, pothuajse të gjithë emrat konkretë sipas shembujve të mësipërm (mashkullorë e femërorë) shumësin e formojnë me mbaresën –A. Pra, mbizotërojnë për nga veprimi e për nga numri emërtimet e gjë-sendeve konkrete, në krahasim me nëntipat e tjerë me këtë mbaresë që mbulojnë nënfusha të tjera semantike, por edhe njëjësi i shquar për gjë-sende konkrete mund të kalojë në gjininë femërore.

Për mendimin tonë thjeshtëzimi në gjininë femërore i shembujve të tillë mund të ketë të ardhme, nëse standardologët e shohin të arsyeshme dhe për këtë japin rekomandimet e duhura.

.

 

(III) Shumësi me ndërrim tingujsh njëjës/shumës

 

1. Ndërrime me tinguj të thjeshtë

 

Siç u pa nga shembujt përkatës në kreun e mëparshëm ndërrimi i tingujve (sidomos një tingulli) nuk e ndërron gjininë njëjës/shumës në shumicën e rasteve.

Krahaso:

a) Ndërrime metafonike

 

1) gjinia mashkullore:

a/e

dash

dukat

vllah

kunat

kunat

-i

-i

-u

-i

-i

.desh

.duket

.vlleh

.kunetër

kunet

-të

-ët

-të

-ër-it

-ët

 

 

2..  gjinia femërore:

natë                                      -a                       net                  -ët

 

b) Ndërrime me palatalizim (gjinia mashkullore):

 

 

k/q

 

.bujk

.mik

-u

-u

.bujq

.miq

-it

-të

g/gj

.murg

.zog

-u

-u

.murgj

.zogj

-it

-të

ll/j

.apostull

-i

.apostuj

-t

l/j

.muskul

-i

.muskuj

-t

r/j

.lepur

-i

.lepuj       -t

 

n/j(nj)

mulli(n)

-ri

.mulli(n)j

-të

Skema nr. 8

 

Lidhur me shembujt e kësaj skeme konstatojmë se, në të vërtetë, emrat e pikës a), të cilët s’mund të zëvendësohen, por kanë mundësi me u femërorëzue, duke marrë prapashtesën –e  ose -ë, si dashe, dukate, vllahe, kunatë, pa pësuar ndërrim metafonik, po ashtu edhe shembujt  nën b) si emërtime frymorësh kanë mundësi me marrë prapashtesat përkatëse femërorëzuese: -e ose –eshë, -ushë, a –ë etj., si p.sh.: bujke e bujkeshë, mike e mikeshë, murge e murgeshë, zoge e zogë, apostolle e apostolleshë, lepurushë a lepurushe dhe zhvillimi (eptimi) i tyre shkon sipas modeleve përkatëse të gjinisë femërore që janë trajtuar në pjesën e parë të këtij punimi.

 

1.       Ndërrime  me gruptingujsh

 

1) Gjinia mashkullore:

------------------------------------------------------------------------------------------

1       bark                                   -u                      - qe                   -e/t

2.      lug                                     -u                       -gje                  -e/t

3.      fill                                      -i                       -je                    -e/t

 

2) Gjinia femërore

____________________________________________________________ dizgë                                           -a                            dizgje              -e/t

Skema nr. 9

 

Shembuj me mbaresat e pathjeshta ose me gruptingujsh si, -qe, -gje -je  siç po shihet në shumës nga gjinia mashkullore automatikisht kanë kaluar në gjininë gramatikore femërore:

 

Pra, ndërrim gjinie,  pësojnë të gjithë emrat mashkullorë me temë në  – k - g , -ll,  kur në shumës nën procesin e palatalizimit marrin  mbaresat  jo të thjeshta me -E fundore:  -qe, -gje , -je.  Megjithatë, ka pasur dhe ende ka gjuhëtarë që mendojnë se edhe në raste të tilla mund dhe duhet ruajtur gjinia mashkullore me treguesit e saj.

 

(IV) Implikime rreth mbaresës -NJ

 

1

.kalama

.kufi

-ni

-ri

-j

-j

- j/t

-j/t

2

.karbun

kacarra

bli

arme

kacabu

-i

-ni

-ni

-ni

-ni

-n-j   (nj? )

-n+j (j)

-nj (?)

-nj (?)

-nj (?)

-nj/të

-nj/të

-nj/të

-nj/të

-nj/të

3

.ulli

.gju

-ri

-ri

-nj

-një

-nj/të

- ë/t (?)

4

-ftua

-*o(n)/i

*o/nj

-nj/të

5

.shkop

-i

*inj

-inj-të

6

.budalla

- i

-enj

-enj/të

7

.lake

ble

enkele

-u

-u

-u

-nj (?)

-j

-j

-nj/të (?)

-j/të

-j/të

8

.faqezi .

.bari

-u

-u

-nj ?

-nj ?

-nj/të?

-nj/të ?

9

axhami

sahatçi

borxhli

devolli

qiraxhi

-u

-u

-u

-u

-u

-nj  ?

-nj  ?

-nj  ?

-nj  ?

-nj ?

-nj/të

-nj/të

-nj/të  ?

-nj/të  ??

-nj/të

Skema nr. 10

 

Edhe te këta shembuj ka mundësi të bëhet femërorëzimi i tyre, por jo të bëhet zëvendësimi i koncepteve me emrin e gjinisë tjetër. Është fjala për femërorëzimin në njëjës me prapashtesën –e ose –eshë, që  vlen vetëm për emërtimin e njerëzve (frymorëve), të cilët nuk do ta kenë të njëjtin eptim, si budallaqe, bareshë, devolleshë, por nuk mund të femërorëzohen emrat e gjë-sendeve konkrete si dhe normalisht as emrat e huazuar të përvetësuar me –e fundore si lake, enkele pastaj axhami, samarxhi, sahatçi, borxhli, etj. të cilët, pra të gjithë shembujt e shënuan nën 9 dhe në rubrikën e katërt ose të gjithë të shënuar prej nesh me pikëpyetje, shumësin më natyrshëm mund ta bëjnë me mbaresë zero. Në të vërtetë, emrat e huazuar nga turqishtja në raste të caktuara, mbase mund të femërorëzohen me mbaresën –JE apo –KË a -KË  ose me ndonjë tjetër, por gjithsesi kjo çështje mbetet e hapur në gjuhën tonë.

 

(V) Shumësi me mbaresat jo të thjeshta:

 

a)  Me mbaresat -RA/-NA, -ËR/-ËN, -RË/*-NË/-NA:

 

1) gjinia mashkullore

 

1

 

.fshat

shi

dry

asht

-i

-u

-ni

-i

-ra

-ra

-na

.esht/ra

-ra/t

-ra/t

- a[t

-ra/t

2

 

.mbret

.dreq

-i

-i

-ër

-ën/-ër

-r/it

-n/it/-r/it

3

 

 

.dru

dru

bar

-ri

-ni

-i

-rë

-na

-na

-rë/t

-na/t?

-na/t

 

2)  gjinia femërore me mbaresën –ra/-na:

 

1

2.

           lojë

           lojë

-a

-a

-ra

-na

-ra/t

-na/t*

Skema nr. 11

 

Tek shembujt nga pika 1) mund të femërorëzohen vetëm emrat e frymorëve si mbret mbretëreshë, dreq/ dreqe e ndonjë tjetër, ndërsa shembujt e tjerë jo.

Pra,  lidhur me emrat femërorë me zanore të patheksuar: -i, -ë, -a,- e, të cilët edhe pse jo të normëzuar ndeshen të përdorur me mbaresën –ra si qershi/ra, bukurira, punëra, shtëpira. idera, në vend  (disa) qershi, bukuri, punë, shtëpi, ide), shumësi i të cilave rekomandohet me mbaresën zero, në gegnishte nuk duhet me krijue apo me i rikthye paralelizmat artificialë me -NA, ngase në gjendjen e sotme në stilin neutral do të dilnin të papëlqyeshme si b.f. trajtat me -na, si b.f.: qershina, shtëpina etj??!. Në të vërtetë, emrat me fundore-prapashtesën –inë -ina, siç dihet në letrarishten e sotme dalin të specifikuar për emërtimin e emërvendeve si: (r)rezina, shpatina, lugina, djerrina, ultësina etj, që gjithsesi mund të quhen si emërtime të zakonshme vendi, por jo të gjë-sendeve konkrete, siç ndodh zakonisht në letrarishten e sotme me shembujt e diskutueshëm me mbaresën –ra.

Sidoqoftë, nëse dikush ndjen nevojë për emërtime të tilla le të mjaftohet me trajtën  me – ra, por nëse ndonjë emër i tillë me -na vjen si eksodizëm  i gegërishtes, atëherë ai mund të konkurrojë me trajtën me –na, pse jo, ngase sipas Fjalorit në fjalë (f. 690) bashkëjetojnë si normative të dyja mbaresat e shumësit –ra dhe –na, prandaj edhe ne po e theksojmë formantin –na edhe si rast normativ, po edhe si mundësi të hapur që edhe ndonjë rast tjetër, mund të jetë i tolerueshëm, nëse konteksti e arsyeton. Shembujt e tillë nuk paraqiten në numër të madh, megjithatë edhe rastet e tilla duhen cekur ne burimet tona përkatëse normëzuese.

 

b) Shumësi  me mbaresat –llarë e –lerë:

------------------------------------------------------------------------------------------

1. baba                                      a./ i                        -llarë                   -t

2. kadi                                          u                         -lerë                     t

Skema nr. 12

 

Në shqipe ekziston prirja që formantet e huaja, -llarë dhe -lerë

të shqipërohen dhe për këtë si shembull po i marrim dy rastet e njëjta nga skema: babë-a – babë-t ose baba babai a babaja, babatë (jo baballarët), përkatësisht kadi –u kadi-të (jo kadilerët).

 

 

Përmbyllje

 

Nga krahasimi i shembujve ndërgjinisor sipas skemave të trajtuara në dy pjesët e mëparshme, mund të thuhet se dolën sheshazi konstatime, sugjerime e  propozime me interes që do të ndihmojnë, jo vetëm në të kuptuarit më mirë të çështjeve sfiduese, por edhe për konsolidimin, thjeshtëzimin dhe përsosjen e normës drejtshkrimo-gramatikore të shqipes standarde aktualisht e në të ardhmen, andaj edhe kërkojmë nga standaologët tanë që të dhënat e caktuara si më sipër t’i kenë parasysh.