Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reagim nga Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë

| E diele, 13.06.2010, 06:30 PM |


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

www.illyricumlibertas.org

  illyricumlibertas@live.com

 

Reagim

 

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, është e tronditur thellë si dhe reagon ashpër ndaj aksionit terrorist të Policisë së Kosovës, e cila në një akt ç’njerëzor ka arrestuar pak orë më parë kreun e lëvizjes kombëtare Vetëvendosje , Albin Kurtin si dhe 5 aktivistë të tjerë, Vlorian Mulliqaj, Sali Zyba, Nderim Matoshi, Frashër Krasniqi dhe Faton Zeka.

 

Kërkojmë nga SHPK  që të lirojë menjëherë nga burgu aktivistët e arrestuar kurse nga Gjyqësori supozojmë i pavarur i Republikës së Kosovës kërkojmë pushimin e menjëhershëm të rastit absurd dhe të padrejtë politik kundër liderit të shoqërisë civile në Kosovë, Albin Kurtit.

 

U bëjmë apel gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve shqiptarë të Kosovës që të mos bëhen instrumente në duart e atyre që vazhdimisht veprojnë kundër pavarësisë dhe demokracisë në vend.

 

Shpresojmë që Lëvizja VETËVENDOJE të ketë suksese në synimin e shpallur sot për të garuar si subjekt i barabartë për të fituar besimin e qytetarëve shqiptarë të Kosovës të cilët janë të lodhur nga korrupsioni , keqqeverisja dhe paaftësia kronike e treguar nga qeveritarët e ndryshëm shqiptarë të Kosovës deri sot.

 

Illyricum Libertas është bashkë me lëvizjen Vetëvendosje në këto momente të rënda për të.

 

Valon Kurtishi

Kryetar

______________

Tetovë/Oaeneum

12.06.2010