| E diele, 13.06.2010, 07:00 PM |
Hysen Uka, i mbijetuari i masakres së Tivarit!
Nga Beqir Cikaqi
...Në mes vete bisedonim për ate që ndodhi në Tivar, por me pyetur nuk guxonim, mbas një kohe njeri nga ne morri guximin dhe e pyeti nje epror serbo-kroat, por mori përgjigjie kërcnuese, dhe na sugjeroi që edhe dikush nëse pyet kështu , do të ndëshkohet...!?
Aktualizimi i tragjedise së shqiptarëve në masakren e Tivarit nga kryeministri i Shqipërise z. Sali Berisha, ndononëse me vonesë, është mirëpritur nga të gjith shqiptarët, dhe duhet kutuar si një obligim moral i të gjith shqiptarëve, e sidomos atyre që merren me politikë, me histori, me gazetari , etj, Por, një obligim të veqant për dëshmi, kan ata që ishin pjesëmarrës në ate masakër, e sidomos i ata që kan dorë në mënyr të drejtpërdrejt apo indirektee, pra këta të fundit duhet të ken edhe ma tepër se sa përgjegjesi morale. Prandaj, nuk duhet lejuar që një masakër me përmadsa të tilla sikur që ishte tragjedia e shqiptarëve në Tivar, të heshtet si deri tash(sikur kan heshtur regjimet komuniste), të anashkalohet, apo edhe të minimizohet (sikur pretendojn disa ish udheheqës ushtarak, e ma von edhe politik shqiptar në Shqipëri e Kosovë).Regjimëve komuniste në të dy anet e kufirit, shqiptarët ia kan parë vetëm sherrin, pasojat e të cilave i kan ndier e po i ndiejn edhe brezat tjer, që sikur paraardhësit e tyre jan plotësisht të pa fajshëm.
Duke e diskutuar këtë temë, të (ri)ngritur nga kryeministri Berisha, në njërën nga ndejat-bisedat, ne nje vendbanim të Kosovës, kuptova se në atë mjedis ishte edhe njëri nga të mbijetuarit e asaj tragjedie. Të mbijetuarin e kam njohur si individ që nga fëmijëria ime, por se ishte njeri nga të mbijetuarit aty e kuptova, dhe nuk e humba rastin të zhvillojë një bisedë, rreth asajë që ka përjetuar tash e gjashtëdhjetë e pesë vjet ma parë.Kështu ishin regjimet komuniste, ta kesh afër personin(në këtë rast të mbijetuarin)e mos ta njohësh ate që meriton të njhet Në mesin e atyre shqiptarëve të mbijetuar nga masakra e Tivarit, ishtë edhe Hysen Uka i Ukë Halilit nga Dobërdelani i Suharekës.
Hysen Uka, ka lindur në vjeshten e hershme të vitit 1927, në shekullin e kaluar, në një fshat malor të rrethit të Suharekës.Pak i kujtohet fëmijëria, ma shumë i kujtohet rinia e hershme dhe vitet tjera pasuese. I kishte vetëm 17 vjet e disa muaj, kur e detryrojn të paraqitet vullnetar në mobilizimin që e kishin organizuar partizanët e asajë kohe, qëllimi i të cilëve ishta që ta pastrojn Kosovën,që t'i përballojnë aradhat çlirimtare të Shaban Polluzhës, t'a vejn sundimin ushtarak pushtues sa ma lehtë Më kot iu kishte treguar se nuk i ka akoma tetëmbdhjet vjet, si trupmadh që ishte, nuk ishte arsye bindëse që të lirohet nga mobilizimi. Kështu, Hysen Uka me gjashtë bashkvendas tjer (veti i shtati nga fshati i tijë)edhe:Nezir Destani,Beqë Bajrami,Harun Avdullahu,Hamëz Syla,Çerkin Maksuti e Dan Sejda, mobilizohen pikërisht mars 1945(nuk i kujtohet data e sakt, se kan kaluar vite). Së pari i grumbullojn në Suharekë(me të gjith të mobilizuarit nga ky rreth), dhe që atë natë i dërgojn në Prizren, për të qendruar rreth një javë, dhe me të tjerët të mobilizuar anemban Kosovës , edhe shqiptarëve të Maqedonis, i nisin në drejtim të Morinës, për në Kukës, ku qendrojn një natë.Sikur shprehet xha Hyseni, une isha i ri dhe nuk me lejonin bashkefshatarët e mi të dal as para, as te ngelem mbrapa, por si duket ata që na drejtonin që leviznim nëpër Shqipëri ishin oficer serb e malazez.Mandej vazhdon, “...se kemi kaluar një natë edhe në Pukë, e nje natë tjetër në Shkodër, për të kaluar mal të Zi, nëpër lumin Buna. Kur kemi mbri ne Tivar diku ishte mesdita apo pasdite e hershme, kishte shumë njerëz në lëvizje, civil e partizan, ishte hapur lajmi se është mbytur një malazez, ma von u kuptua se ishte shpifje. Aty e kam parë për herë të parë një sipërfaqe të madhe të ujit, ku than se është deti... Na drejtuan te Monopli i Duhanit, oborri ishte përplot njerëz, neve na urdhruan të hym mbrenda, dhe me than të drejten si i ri që isha , edhe nga lodhja posa jemi futur mbrenda , me kishte kapur nje gjum i rëndë nga lodhja. Ateher jasht kishte ndodhur masakra, duke filluar me ta që ishin ne oborr , e duke i nxjerrun grupe grupe për ti bërë batare. dhanë uniformen, dhe armatim të vjetruar,me arsyetim se do ndjekim armikun,... Mandej kaluam në Zarë, në Crkvenicë, e deri në Ilirska Bistricë...Në mes vete bisedonim për ate që ndodhi në Tivar, por me i pyetur e nuk guxonim, mbas nje kohe njeri e morri guximin me e pyeti nje epror serbo-kroat, por mori pergjigjie kërcnuese, dhe na sygjeroi që edhe dikush nëse pyet kështu do të ndeshkohet. E kuptova se me 9 maj 1945 kapitulloi Gjermania, por mua nuk me liruan. Kam bërë roje kufiri edhe në Goricë, ku andej ishin Italianet e këndej unë. Edhe pse lufta thuhet se përfundoi me 1945, mua me liruan nga ushtria vetëm në nëntor të vitit 1947,....” I bëmë një pytje xha Hysenit, sikur të mos ishte përgjegjur mobilizimit në marsin e '45-tes, athua do të ishte ma mirë?!U përgjegj, se:” tre veta nga katundi yne nuk iu përgjegjen, por kur jan kapur nga partizanete asaj kohe, pas disa diteve jan gjetur te vrarë, Met Sokoli(në Gallushë), Sejdi Velia (Semetisht)e Zeqë Sherifi (në Bershancë), keshtu ndoshta do të kisha pësuar edhe unë”. Edhepse gati tri vjet në shërbim ushtrak xha Hyseni, nuk ka gëzuar kurfar pensioni në regjimin jugosllav. Sot kur i kujton ato momente , dhe gjat rrëfimit, kohe pas kohe e ngrit plisin dhe fërkon kokën duke e fshier djersen me një faculet që mban në dorë. Sot edhpse në moshen 83 vjeqare, jeton me djalin e nuse, me nipa e mbesa në fshatin e tijë të lindjes.E gëzon vetëm një pension (45 euro) sikur të gjith të moshuarit në Kosovë, ndonëse, mbahet akoma, është i gatshëm të dëshmojë, edhe për shumë gjëra të tjera rreth masakres së Tivarit, që në këtë bashkëbisedim jan kërsyer.
Kështu, ndahem nga xha Hysen Uka, të cilin sikur edhe e ceka në fillim të këtijë shkrimi, e kam njohur qe shumë vite (nga fëmijëria) por nuk e kam ditur që është njëri nga të mbijetuarit e masakres së Tivarit, e cila konsderohet si masakra ma e madhe së bashku me masakren e Srebrenicës. E “zbulova” fare rastësisht, pas një debati spontan të temes së ngritur nga Kryeministri Sali Berisha. Kështu jep të kuptohet se sa dhe në çfar mënyre është kërkuar të heshtet gjenocidi komunist mbi shqiptarët, të cilët përmes shantazheve e kërcnimëve janë detyruar të heshtinnë një far mënyre edhe për ate që kan përjetuar vet.U bekofshin të gjith shpirtërat e atyre shqiptarëve që u masakruan pa fie faji, nga regjimet komuniste!