| E diele, 13.06.2010, 04:14 PM |
Takim me të afërmit në mërgim
Nga Marash Gojani, me vendbanim në Singen të Gjermanisë
Një ditë maji e zakonshme në dukje të parë, derisa andrren që e kishim biseduar shpeshëherë me të afërmit i afrohej fundi dhe fillimi.
Zgjedhëm një sallë të mirë në vendin e quajtur Rogwil në periferi te qytetit
Udhëtuam së bashku me familjet tona këte ditë të bukurë nga shumë qytete të Gjermanisë dhe Zvicres.
Me vehte morem edhe më të rinjet. Kishim perkrahjen edhe të afërmve tanë nga Amerika të cilet na mungonin shumë, ndërsa kishte ardhur enkas per këte takim edhe një motër nga Kosova.
Pos muzikës së zgjedhur dhe ushqimeve tona traditionale, na u dha mundësia të bisedojmë, të qeshim , të qmallemi dhe te këthehemi disa vite mbrapa me kujtesen tonë. U dakorduam që të përserisim diqka të tille edhe viteve të ardhëshme, edhe gadishmëria që ta ndihmojmë lagjen, fshatin dhe vendlindjen nuk mungoi.
Biseduam për nevojen që në fshatin tonë në Dugajevë të ndërtojmë për nxanësit shkollen fillore. Presim edhe përkrahjen e ministrisë komunale të arësimit të komunes së Klines. Se atëdheu nuk është i shkruar vetem në harten gjeografike por edhe ne shpirt e tregoi në vepër ky tubim i të afërmve larg vendlindjes, ishin te pranishem 75 veta.
Dashurinë për Dugajevën me udhëkryqet që drejtojnë edhe tek lagjëja Gojani, më të pjekurit dëshiruan që ta mbjellin edhe tek rinia e cila ka lindë dhe po rritet në mërgim.
Kisha përshtypjen se fluturonim me familjen time, rrugës deri tek vendtakimi, ju drejtua të afërmëve te tijë bacë Gjoni.
Nuk kam përjetuar diqka më të ambël kohë të gjatë. Jam shumë e kënaqur që sot jemi së bashku mes vllezerve, motrave, kunatave dhe rinise se farefisit tim, tha ne vazhdim vëlla Marjani.
Kam harruar kur ja cmallë me të afërmit e mij si sot , foli motra Marije që kishte ardhë enkas për këte takim nga Kosova ndërsa shumë e emocionuar dhe e gezuar u shprehen edhe motër Gjyla dhe të pranishmit e tjerë, të rrethit më të gjerë të familjes Gojani.