Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pilo Zyba: Ti në kryet të poemës

| E shtune, 12.06.2010, 06:33 PM |


Pilo Zyba

 

TI NË KRYE TË POEMËS

 

- Elegji për mikun tim Ndoc Gjetja -

 

Rrjeshti gjatë këtë herë

Ka një dhimbje nëpër varg,

Heshtjen kyçur në çdo derë

Që thellë shpirti brënda mbart.

 

Varg poetësh, heshtin penat,

Sot qëndrojnë gjysëm shtizë,

Hesht frymëzimi nëpër vepra,

Heshtin vargjet, kanë ngrirë !

 

Gjysëm shtizë rrinë mendimet,

Fleta sot e bardhë mbeti,

Rri jeton veç me kujtimet

Që mbi të i la poeti.

 

Mijra strofa vijnë pas nesh

Flokë pa krehur, vallë e dinë?

Vargjet që i le mes nesh

Sot baba i le jetimë.

 

Dhimbje sot na del prej zemrës

Pas kortezhi i pa mbaruar,

Ti në kryet të poemës,

Titull i bukur, i pa shkruar!