Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

| E merkure, 09.06.2010, 09:58 PM |


Pamje madheshtore nga tubimi i madh i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me 10 qershor 1878
Pamje madheshtore nga tubimi i madh i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me 10 qershor 1878

 

LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

 

Nga Neki Lulaj

 

(Me 10 qershor të vitit 1878 burrat e trojeve të Shqiptarisë, duke parë rrezikun e coptimit të tokave shqiptare dhe synimet e fuqive të mëdha që t’i dalin në ndihmë Turqisë dhe Serbisë të ndihmuara nga Rusia dhe Berlini. Rilindasit e Rilindjes Kombëtare duke parë rrezikun e kësaj kanosje sinjalizuan patriotët e lidhjes që të mbahet një takim dhe të mirren vendime që një JO e madhe tu kthehet hegjemonistëve hileqarë. Andaj sot e 132 vjet më parë u mbajt Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)

 

Dola sonte rreth kalaje,

në Marash, buzë lumit të bardhë,

më poshtë u ndala edhe pranë dy patriotëve,

pranë Ymer Prizrenit e Abdyl Frashërit atdhetarë.

 

Humba i tëri para ,madhërisë së tyre

ngela i stepitur si një memecarë,

mu bë që më flitnin nga ajo botë,

ata dy strategë kombëtarë.

 

Nuk ndezëm cigare me eshkë, unurë as strallë,

por më rrëfyen ngjarje historije,

se si Berlini, Stambolli, Moska dhe Beogradi,

bënin plane ugurzeza tokat shqiptare për t’i përbirë.

 

Fuqi të mëdha baclok hileqare,

kishin marrë vendim e ra në ujdi,

me qëllimet e tyre të fshehta hileqare

për ta copëtuar këtë Shqiptari.

 

Ideologët e Rilindjës Kombëtare,

kishin mësuar për këtë dredhi,

njoftuan tërë intelegjencën shqiptare,

se në Prizren duhet mbajtur një mbledhi.

 

Erdhën Janina, Shkodra, Manastiri e tërë Kosova,

burrat e ajkës shqiptare që t’marrin pjesë në kuvend,

më i vjetri ishte Ilaz Pashë Dibra,kryetar

Ahmet Koronica e Sylejman Vokshi këtij kuvendi i bënin nderë.

 

U ngarkuan detyra të rënda,

fuqive të mëdha, baclok, për t´u kundërshtuar,

po të mos ishin shqiptarët e vendosur,

trojet dardane paten për t‘i coptuar.

 

U hatërua asokohe i mjerë Stambolli,

bënë përpjekje Lidhjen për ta zhbier,

por mbi vendimet e kuvendit të Lidhjes së Prizrenit,

askush s’mundi me kapërcyer.

 

Sulltani dhe Grashanini raë n’dyshek,

duke dhënë ryshfet me mashtrime e dredhi,

me atentate mbi ideologët e Lidhjes,

që atë Besëlidhje nga bota me fshi.

 

Ishin të pasuksesshme vendimet e tyre,

të Berlinit, Stambollit, Moskës dhe të Beogradit,

për t’i coptuar tokat e Shqiptarisë,

padrejtësisht na i kafshuan tokat e Plavës dhe të Gucisë.

 

Ti kujtojmë atdhetarët me respekt dhe nderë

ideologët e Lidhjes së madhe,

që sakrifikuan për atdheun

dhe për idealet mbarë kombëtare.