| E marte, 08.06.2010, 09:58 PM |
Hasan QYQALLA
LULËGONXHE
Nënë Terezës, në vigjilie te 100 vjetorit të lindjes
Bart dhëmbjet nën sqetull
Në prehër shuan etjet, ne gjoks urinë
Me shpirtin madhor, gjer në ringjallje!
Trotuaret shtohen me varfëri
Çdo gur kalldrëmi një qiri ndezë
As shiu, as bora, as stuhit se ndalin.
Dora miklon fytyra te zbehta
Përkdhel fijet e zjarrit
Portat rrinë hapur
Sot e njëqind vjet të përmotshme!
Ne bijtë e shekullit të ri
Në çdo pragstinë
Ulem në prehërin tënd me lule në dorë
Unë dhe Ti jemë: Ëmë e birë!
Koblenz, maj ‘10
LULEBORË
Në blozën e shpirtit, si ta prek me dorë
Çeli leht petalet, aromëngjyrë Luleborë!
Si në teatër, tragji-komedi shekspiriane
Dashnor Venediku, vdesin e ringjallen sonte.
Komet e meteorë, tani qetë...qetë shuhen
Kot së koti është, jet’ e ëndërr shprushen.
Seç vret guximi, fjalën peng – lënë
“Luleborë”- më quajn, gjithë në Adanë !
U njohëm n’teatër, ngjyrosëm dashurinë
Kur thanë Lulëborë,në shpirtë mërdhinë!
KUR THEHET HESHTJA...
Natën kur u lidha me mikun tim I.K.ne Vancouver të Kanadas, pas 20 vitesh
Kastrioti lëkur-veshur majë Kalasë krutane
Përcjellë apel ndër shekuj në djepat drunjtë...
Përgjoj zërin përtej shtatë bjeshke
Përtej orteqe bore
Përtej valë detesh, dallgë oqeanesh
Në flladin e pranverës ngjyrë arbërie
Në akordimin e telave plot mallë
Këngëvajin e Kanjushës së verdhë
Çarë ka furtunën gjer në kafshim (flijim)!
Peisazhe ngjyrosë miku, mikja,...nga atje larg diku
E motet përplasen përlotur
Kujtesa miklon (heshtur) fatet!
2.
Ku janë tani ata...!?
Ku vajtën sot ato...!?
Sot, kur (dhe) urna ka mbishkrim
Flijohen engjujt, mbillen eshtrat
Të tjerë treten jashtë Dheut
Zëri ngelë i nxënë,...lak në fyt!
3.
Strukur nën hijen e adresuar (ndoshta) presim vdekjen
Pa u dëgjuar kurrë,... kurrë pa u ngopë frymë – Arbërie
Me formulën e Lirisë, na vret mallkimi...
E mendimet kryqëzohen, (si) në udhëkryq metropolesh.
E sonte,... po sonte nga atje (diku), më vie një zë
Që shkrinë akujt e veriut (skandinav)...
Këmbanat e Shën Gjergjit bien
Të reanimohet aortëzemre, gërshetohen fatet
Mes vdekjes e ringjalljes
Të thyhet heshtja që kundërmon erë myku!
Të prekim petalet gravurë, ndoshta të harruara
Me Ftesë në dorë plakemi, për miken, mikun,...njerëzit e rritës
Për njohjen, rinjohjen; pjekjen, ripjekjen nëpër jetë me (pa)fat-e
Me valët përkdhelëse të Detëjonit, me dritën jeshile të fanarit
Mesnatë me puhizë freskuese, me shtigjet e “Zërit të Arbërit”...!