| E marte, 08.06.2010, 07:09 PM |

Vullnet Mato
EFEKTI NXITËS 
I BUKURISË FEMËRORE
Nga gjurmët e paleolitit 
dhe gërmimet mesjetare,
nëpër thellësitë e mugëta 
të prehistorisë njerëzore,
vjen me statuja mermeri
dhe gravura murale 
imazhi mijëravjeçar 
i bukurisë femërore.
Nga rrënojat e Trojës, 
Egjiptit dhe Mesopotamisë,
bashkë me emra dijetarësh 
e shpikës të kësaj bote,
vjen dhe figura e shquar 
e bukurisë së lashtësisë,
që sjell personalitetin 
e femrës bukuroshe.
Sepse frymëzimi fuqidhëns 
që djersiti në krijim 
artistët më të talentuar 
të fantazisë botërore, 
luftërat dhe fitoret 
e mëdha për përparim, 
u nxitën nga bukuria 
e magjishme femërore.
Beatriçja, Dea, 
Kleopatra apo 
vunë në punë 
penat, brushat, daltat skalitëse,
ku ylli simbol i tyre 
u bë femra,
me imazhin e pavdekshëm 
të bukurisë mahnitëse.
Këtë bukuri ne e ndjekim 
si hënën në qiell, 
kur vesh fustanet e reve 
dhe vë yjet stoli 
kur me aq kujdes u bën tualet
buzëve dhe syve 
të përcjellë efektin e bukurisë 
në përjetësi...