| E hene, 07.06.2010, 08:50 PM |
Luan Çipi
DUNI
Im vëlla, i vogëli i motrës
Nga katër-vetëm ka mbetur,
Ndaj gjithë dashuritë e botës
Te Duni janë mbështetur.
Për vizitë ardhur na ka,
Të nderon kur bisedon,
Ka humor e bën shaka,
Të kënaq kur e dëgjon.
Dekada, në shkollë, s’ka shkuar
Po ka qenë shofer i bredhur
Në jetë ka parë e takuar
Njerëz të ditur e të zgjedhur.
Ka lexuar, ka mësuar
Lumit të Vlorës, rrugëtonte
Labët, trima dhe të zgjuar,
Të udhëtonin i ndihmonte.
ZISi, ngarkuar dru zjarri
Më ato qafa gjarpëronte
Mësuesi dhe dijetari
Mençurisht na kuvendonte.
Duni, shtrëngon fort timon
Syri pishë - veshi, te ti
Pak flet dhe shumë dëgjon
Kabina - Akademi.
Memdu Bani, je si deti
Një ke ngelur, po sa katër
Kur ti, nis nga muhabeti,
Ka lezet qoshja në vatër.
6 qershor 2010