| E diele, 06.06.2010, 07:32 PM |
Lideri i Partisë Demokratike Kombëtare nga Kosova Lindore e udhëhequr nga Nexhmedin Saqipi, në lidhje me formimin e Këshillit Nacional njëpartiak vetëm nga PVD-ja, e konsideron pa identitet e dinjitet .
Nexhmedin Saqipi
Saqipi ndër të tjera tha : “ Formimi i Këshillit Nacional njëpartiak i përkrahur nga organizatat ndërkombëtare dhe Qeveria Serbe paraqet dhunë politike në procesin e Kosovës Lindore. Edhe pse kanë kaluar periudhat e errëta, të ligjeve të imponuara me dhunë dhe se ka ardhur koha të ndërtojmë paqen me toleranc dhe mirëkuptim”. Duke shtuar thot: “ ky është argumemnt i tjartë se në Kosovën Lindore edhe në paqe po dhunohet vullneti i popullit dhe demokracia”.
Gjithashtu kreu i PDK-sw tha : “Kështu, PVD-ja, veproi edhe me zgjedhjet parlamentare dhe me kyçjen në Trupin Koordinues, pa vullnetin e kësaj popullate. Pra, të gjitha këto po bëhen karshi interesave legjitime të popullit shqiptar, të shprehur gjatë Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ku populli doli masovikisht dhe i thanë po Referendumit, për autonomi territoriale politike me të drejtë bashkëngjitjes me Kosovën”.
“Është qesharake para botës së qytetëruar të kërkosh dinjitet me flamurin e himnin kombëtarë dhe me një minut heshtje për dëshmorët e kombit, sic e bënë PVD-ja gjatë përfundimit të fushatës zgjedhore për formimin e Këshillit Nacional, nga ana tjetër, duke kërkuar identitetin në Beograd , pa flamurin Serb. Ndërsa , vetëm para disa ditëve po të njejtit njerëz gjatë manifestimit të komandant Lleshit, me flamuj kombëtarë e me fjalime të zjarrta duke bërë gara se cili më shumë po di me bë kërkesa në emër të gjakut të dëshmorëve dhe të luftës heroike për bashkangjitje Kosovës e Shqipërisë”.
“Kjo është identike me politikën e Beogradit, i cili po kërkon dinjitet në Evropë, duke kërkuar identitetin e vetë në Rusi, Serbia dëshiron të bëhet pjes e integrimeve Evropiane, me shkronja qirilike dhe me kushtetutë antievropiane. Prandaj pa identitet nuk ka dinjitet. Nëse prezentohemi me at cka jemi, ne mund të dimë se kush jemi, kur e dimë se kush jemi mund të dim se kundër kujt jemi. “ përfundoi kryetari PDK-së së Kosovës Lindore.
Njofton Qendra Informative e PDK-së , në Bujanoc, më 05.06.2010