| E diele, 06.06.2010, 10:30 AM |
 Vullnet Mato
Vullnet Mato
MONSTRAT E SOTME
(Pas lajmeve tronditëse të mediave)
Bija ka shpëtuar babanë e burgosur 
me qumështin e gjirit.
Babai ka shpëtuar vdekjen e bijës
me dhuratën e veshkës së trupit...
Ç’po na dëgjon veshi 
e ç’ po na sheh syri,
me ndonjë shtazë të sotme,
që përdor bijën për grua të turpit ?!...
Po të caktohej gjyqtari prej poezisë 
dhe për këta bastardë 
juristi të isha, unë,
do ti varja 
nga arganet e epsh - poshtërsisë
me të cilat bëjnë të fëlliqurën punë.
Por nëse Zoti vëzhgon 
galaktikave nëpër botëra, 
duhet t’i djegë për së gjalli 
me zjarrin e ferrit këto monstra !...