| E shtune, 05.06.2010, 09:57 PM |
Ylli M. DILO
KRENARIA E KOMBIT
Nga bjeshket zbret Adem Jashari
Kudo qe shkel po mbjell Lirine
Mijevjecarin e trete pershendet
Kosoves martire i shton bukurine
Ylber ne token e perzhitur
Kollos nder madheshtoret Jashare
Ademi legjende qe historia
Do ta ruaj si rubin te rralle
E ka nxjerre lokja nga barku
Apo ?oti e dergoi ne planet
Kete Hero qe endet Dardanise
Me misjonin e shenjte ne jete ?
Vitet e para te mijevjecarit
vite historike te bashkimit
shqiponja do shtrije krahet
krenare mbi token qe e lindi
dhe emri i Gjergjit e i Ademit
shperndare ne dy mijevjecare
krenaria e ketij kombi te lashte
qe ka emrin e ndritur SHQIPTAR
JETIMET
Ish nate kur trokiten ne dere
Ca hije te zeza u moren babane
Ai u foli pa mundur ti puthe
Bij mos qani ,shpejt do tu vi prane
Femijte rriteshin jetime
Pa cka se babane e kishin gjalle
Ngujuar diku neper kampe
Thante keneta,nxirrte mineral
Ata me kot e priten ne vite
E hengri kucedra famemadhe
Qe gjysem shekulli ne kete toke
Nuk lejoi te mbinte bar mbi varre
Nje dite vere ne dyert e kampit
Kapur tek hekurat dy femije
Prisnin qe te vinte e ti ledhatonte
I dashuri I tyre ,babai I mire
Me vehte kishen lule te bukura
Mbledhur nga oborri I shtepise
Dhe nena disa hapa pas tyre
Priste…, ne duar nje buke me site
Mbledhur ne nje bohce te paster
E vetmja qe shpetoi nga sekuestrimi
Ne ato dite te zeza,kur qyqja
Thoshte krenare: une jam bilbili.
Papritur u cfaq si fantazme
Nje tiger me fytyre njeriu
E shtyu nenen e gjore
Dhe femijte i peshtyu
U foli eger me ulerime
Armiq!ketu ju c’kerkoni
U mori lulet dhe buken
Ne koshin e plirave i hodhi.
Duam babane folen femijte
Shume vite kemi pa e pare
Dhe malet percollen jehonen
Duam babaneee,duam babaneee
Por tigri njeri nisi zgerdhihesh
Ai ka vite qe s’eshte I gjalle
Me keto duar une e mbyta
Ne shtyllen e denimit,atje perballe
Dhe vdiq si vdesin armiqte
Kokeforte,pa thene asnje fjale
Femijte shikonin te tmerruar
Xhelatin qe u vrau babane
Malet percillnin jehonen
Babaneee,duam babaneee
Femijte qanin te ngasheruar
Nena kish shtangur e hutuar.
Xhelati ne ekstaze shtazore
Belbezonte duke jargezuar
Kur te rriteni bij armiku
Te shihni c’kam per tu punuar
Atje larg ne nje faqe mali
Ne nje kamp,burg sketerre
Dy femije dhe nje nene
Pine te hidhurin helm
Moren plage te rende
Qe nuk do sherohet kurre
Femijte jetime pa baba
Nena vejushe pa burre
Ti e vrave mor I poshter
Foli gruaja e egersuar
Dhe I nguli thojte ne gryke
Asaj qenie te shemtuar
Qelloi roja me arme
Vrau nenen gjeraqine
Qe mbyti me duart e saj
Kriminelin e peshtire
Dy femijte rane mbi nenen
Dhe qanin me ngasherim
Ngreu nene,moj nenoke
Neve me cilin do rrime ?
PENDIMI I MAJAKOVSKIT
Po rrinte shume I shqetesuar
Ne planetin X-faj ne nje mal
Ne sistemin diellor Y-jaf
Me grushtin shternguar
Dhe doren tjeter mbeshtetur
Ne te rrudhurin balle.
Dicka peshperiste ne nje gjuhe
Qe s’e kuptonte asnje qenie e gjalle
Kometat mirrnin fjalet e tij
Dhe nga orbitra dilnin me zjarr
X-faj,Y-jaf,Majakovski
Sida,kriza,radioaktivitet
Grusht,shkaterrim ,katarre
Prishje ekuilibri ne univers
Pastrim ndergjegje,rilindje prape
Qelloje Token nje ze I foli
Qelloje mos u tut mor burre
Prishe ekuilibrin e universit
Ne galaktike shkakto furtune
Do bjere shiu meteorik
Do zhduken sisteme diellore
Do perseritet koha e Noes
Me te tjera fenomene natyrore
Pas kesaj furtune nderplanetare
Do te lindi dicka ideale
Miresia do te sundoje kudo
Per fruten e ndaluar
S’do kete shkrime letrare
Do tja dhurojne ato harreses
Njerezit do te udhetojne lehtesisht
Nga njera galaktike ne tjetren
Do kete ndryshime sasiore
Qe do permiresojne cilesine
Ne cdo pese njerez ,njeri do te rroje
Por,do te jetoje shume mire.
Harmonia dhe kaosi
Te njejtat ligje fizike do kene
Arkaike Ainshtani,Arkimedi
Zbulimet e tyre s’do kene vlere
Njerezimi I reformuar
Do te jete ngritur ne te dytin nivel
Ai e ngriti grushtin te qellonte
Por I penduar e terhoqi mbrapsh
Dhe psheretiu I lehtesuar
Une tokesori pse qendroj larg
Nga toka meme qe me lindi
Nga imi sistem diellor
Pse kerkoj te prish universin
Nje tjeter te ri te ndertoj ?
Jashte delir I hakmarrjes !
Foli me sa kishte fuqine
Mbeshtetur me kembe ne Toke
Me grushtin e forte qelloi
Hakmarrjen,te ligun delir
Ju e degjuat Majakovskin
Me syte tuaj e pate
I revoltuar ecen ai burre
Rrugeve te globit
Grusht shternguar prape
Me grushtin e tij te fuqishem
Do te qelloje padrejtesine
Pa dallim feje,race ,kombi
Mes njerezve do sjelli miresine.
JARAR E LAVIRE
Idhulli im ,oJago djalli
Pse po ndihesh i penduar
Pervish lleret ,mpreh hanxharet
Vazhdo ne" lavdine e shkuar".
Asgje tya s'te pengon
Demokracia-perralle
Mos e shkel betimin tend
Edhe sikur te hash bar
Vitet s'kane rendesi
Ti ke zemer djaloshare
Gjarperi i zi te ka stervitur
Kone dhe dhelper tinzare.
Dil nga kulla e ngujimit
Dhe vepro si e di vete
Nuk eshte per ty pendimi
Ferri te pret ne tjetren jete.
Mos trego ku kane eshtrat
Ata qe vrame ne jete
Mos tradheto idealin
Idhulli im-djalli vete.
Nuk mundem pantera ime
Po fryn ere perendimi
Vajten kohet e lavdishme
Eshte zgjuar njerezimi.
Rri ne kulle I ngujuar
Edhe lutem dit e nate
Thone Zoti I fal mekatet
S’dua ferr,dua parajse
Biseden pantere e Jago
Ishen bir e nene valle
Apo jarar e lavire
Te pacipe e pamoral
E prishi nje vetetime
Ardhur nga qielli vete
Dhe ngurtesoi mbi toke
Jagon dhe panteren e zeze
Shikoni si kane mbetur
Me mallkimin e rende
Te mbeteni ju mbi dhe
Ne gjirin tim s’kini vend
(derguar nga Zoti vete
apo nga toka Nene ?)
SHIKOME NE SY
Pse nuk me shikon ne sy
Pse ke humbur qetesine
Thuam c’fare te mundon
Vetem keshtu do ndjehesh mire
Une te flas,ti pse s’pergjigjesh
Thuam me ty cfar ka ngjare
Sado e rende qe te jete
Do te te konsideroj si me pare.
Por ti s’flet, dhe nuk degjon
Shikimin diku larg tretur
Fizikisht ndodhemi prane
Por ne fakt na ndajne shekuj.