| E shtune, 05.06.2010, 09:28 PM |
Kushtetuta e vendit parasheh lirinë e përcaktimit fetar. Por në një shoqëri shumë-konfesionale si Maqedonia ka individë, të cilët janë kundër dallimeve në veshje nga përkatësia fetare
Nga Express
Tek familjet myslimane në Maqedoni siç janë ato shqiptare, turke, boshnjake dhe
Me kushtetutë veshja është një e drejtë personale e pakontestueshme. Në Maqedoni nuk ka ligj, që pengon, ose detyron nxënëset, apo të punësuarit se me çfarë veshje duhet të paraqiten në bankat e shkollës, apo në vendet e punës. Veshja është një e drejtë personale e pakontestueshme, të cilën e garanton edhe sistemi juridik në Maqedoni, thonë në Bashkësinë Fetare Islame. Edhe në inspektoratin shtetëror për arsim thonë se me asnjë ligj nuk pengohet mbulimi i kokës me shami, sepse Kushtetuta parasheh lirinë e përcaktimit fetar dhe lirinë e të shprehurit të fesë.
Zemrjete Bela-Veseli është psikologe e punësuar në shkollë shtetërore. Ajo në vendin e punës paraqitet me mbulesë në kokë. “Që nga punësimi im kam vërejtur paragjykime tek arsimtarët nga shkaku se si mund të jetë një psikologe me mbulesë, por me kalimin e kohës, me sjellje dhe punë arrita që t'i bind ata se nuk është gjithçka mbulesa, mbulesa nuk është truri i njeriut”, thotë psikologja Zemrjete Bela-Veseli. Gjithnjë sipas saj, familja shqiptare myslimane në Maqedoni për dallim nga ato në Kosovë dhe Shqipëri, në aspektin fetar është më konservatore, andaj edhe në shkollat e Maqedonisë ka më tepër nxënëse, që mbulojnë kokën me shami.
“Në shkollën tonë ka nxënëse me mbulesë, ashtu siç e parasheh feja, por edhe moderne. Nga shoqëria nuk janë të anashkaluar aspak, ato janë të pranuara ashtu siç ka qenë para mbulesës së tyre, deri tani nuk është vërejtur asnjë problem", thotë Zemrjete Bela-Veseli.
Nada Momirovska punon në institucion shtetëror dhe ka kolege, të cilat mbajnë shami në kokë. Ajo thotë se nuk është kundër asnjë feje, por është kundër faktit që njerëzit sidomos të rinjtë të dallohen për nga veshja fetare. Nxënëse të medresesë në “Në Maqedoni ekzistojnë shumë fe, nëse secili vishet sipas traditave fetare, atëherë shoqëria jonë do t'i ngjajë një cirku të madh“, thotë Nada Momirovska.
Rukie Mici është mësuese e besimit fetar në xhami. Ajo thotë se dukuria e mbulimit të kokës me shami te femrat, që punojnë në institucione shtetërore është evidente. Sipas saj mbulesa është përkushtim ndaj perëndisë, mbrojtje morale dhe identifikim i një religjioni të caktuar. Është për t'u përshëndetur fakti se edhe në mjediset jomyslimane në Maqedoni ka filluar të kuptohet domethënia e mbulimit të kokës dhe të respektohet e drejta, që edhe femrat e mbuluara të kenë të drejtë të punojnë aty, ku dëshirojnë.
“Më herët ka pasur paragjykime se femra e mbuluar duhet të jetë e pashkolluar dhe të jetë e izoluar, kjo është në kundërshtim me fenë myslimane, femra ka të drejta të barabarta me mashkullin dhe mbulesa nuk duhet të paraqet pengesë”, thotë teologia Rukie Mici. (DW)