Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Origjina & Pasardhësit

| E shtune, 05.06.2010, 09:58 PM |


Selim Hasanaj

 

ORIGJINA

 

Unë jam Selimi

i biri i Mustafës

Mustafa i Hajdinit

Hajdini i Mustafës

Mustafa i Hasanit

Hasani i Gjonit

Gjoni i Deliut

Deliu i Sokolit

Dhe Sokoli i Gjergjit

Kështu nga lashtësia

Deri n`ditë të sodit

paraardhësit e mijë

ishin bijë të ZOTIT

 

 

PASARDHËSIT

 

Unë babë Selim

Kam djalë Petritin

Vajzë e kam Shpresen

Kam dhe djalë Fan-Nolin

Nip kam Burimin

Blerimin e Betimin

Mbesë kam Tringen

Si dhe nip Milotin

Nuk perfundon këtu

Jeta ec perpara

Është nipi Bardhi

Dhe mbesa Fatbardha

Kështu tash e tutje

Derisa t`jetë jeta

Me emra shqiptarë

Do t`vijnë shumë

Nipa e mbesa

 

Selim M. Hasanaj

 

Sarpsborg:05.06.2010